Tenistja serbe Jelena Jankovic me siguri që ka mbetur gojëmbyllur kur ka parë fotografinë e saj, që pa dijeninë e saj, e kishte përdorur si reklamë vulgare banka zvicerane e spermës.
Në fotografinë e bërë në njërën prej meçeve, ish kampionia e botës shihet me faqe të fryra, që firma gjermane “Modern Times”, e cila publikoi posterin kontrovers, e përdori për reklamë me mbishkrimin “Banka e spermës – ju lutem leni donacionin tuaj këtu”.
Kur lajmi u publikua nga mediat zvicerane, publikuesit hoqën reklamën nga kioska dhe kërkuan falje.
“Askush prej nesh nuk e dinte se ajo ishte zonjusha Jankovic. Na vjen thellësisht keq dhe natyrisht i kërkojmë falje asaj”, deklaroi drejtori i firmës së marketingut, Andreas Mamerow.
Vetë tenistja pas Australian Open po përgatitet në akademinë Bollettier në Florida dhe thotë se nuk di asgjë për tërë këtë rast. Nëna e saj Snezhana nuk dëshiroi të komentojë lidhur me rastin.