Në pauzën ndërmjet pjesës së tretë dhe të katërt të ndeshjes së NBA-së e cila më 26 janar u luajt ndërmjet Phoenix Suns dhe Charlotte Bobcats (107:114), ndër vizitorët të cilët argëtonin publikun me ngulitjet akrobatike duke u hedhur me trampolinë, gjendej edhe njëri i cili në kërcim e sipër arriti që edhe veten ta ngulis në harkun e koshit.
Nick Corrales, tifoz i Phoenix Suns, pasi u “përpi” nëpër kosh shëtiti sikur të mos kishte ndodhur asgjë.