Natyra e ka befasuar bujkun Hakob Avetyan i cili ka fermën në fshatin Sotk të Armenisë. Lopa e tij kohë më parë lindi një viç me dy koka. Ky viç është me dy palë sy dhe dy palë buzë.
Kafsha e vjetër vetëm pesë ditë tash për tash është e shëndetshme dhe po tërheqë vëmendjen e fshatarëve, por edh opinionit publik.
Lindja me dy koka e kafshëve, por edhe e njerëzve është një dukuri e rrallë, por shënimet për raste të tilla ekzistojnë përgjatë tërë historisë.
Sivjet kishte lindur edhe një viç tjetër me dy koka në Gjeorgji, për të cilin u detyruan të kujdesen fermerët, pasi lopa kishte refuzuar që ta linte të thithte qumësht.
Veterinerët thonë se në raste të tilla kërkohet një kujdes i veçantë për viçin, pasi është vështirë të parashihet se si do të zhvillohet dhe rritet ajo kafshë.