Poezia e Rembo
Poezia e Rembo prish çdo lidhje logjike tradicionale, ajo shkatërron kategoritë (të kohës dhe hapësirës, të shkakut dhe të
efektit) që për shekuj kishin vënë rregull në poezi. Fjala tashmë nuk është më vetëm një mjet komunikimi por ajo ka detyrën që
të ndjellë një botë krejtësisht tjetër, fantastike.
"Një periudhë në ferr" (1873) është një lloj ditari autobiografik i shkruar në një atmosferë demoniake në të cilën momentet
kryesore të jetës: fëmijëria, urrejtje-dashuria për nënën, vetmia, degradimi social, transfigurohen nëpër simbolizme të
magjisë, të urrejtjes, të parandjenjës.
Tek "Ndriçimet", shkruar më 1874 e të publikuara më pas nga Vërlen, poeti përpiqet të bëjë të mundur "përmbysjen e
senseve" nëpërmjet përbërjesh të shkurtra poetike në të cilat shpërfaqen haluçinacione, impresione të rrufeshme, tentativa për
pasqyrime të reja. Shfaqet një model i ri poeti, poeti-depërtues që i
kundërvihet modelit të poetit civil, poetit-shkrimtar; poetidepërtuesi nëpërkëmb institucionet, vlerat dhe moralin e deriatëhershëm, hidhet i tëri në krahët çrregullsisë më të çmendur të
ndjenjave.
Poeti "Depërtues"
Parabola e Rembo merr jetë më 1870 me përmbledhjen Poezitë e Para, por qysh vitin pasardhës ai i mohon këto vargje
dhe rekomandon mikun e tij Pol Demeni t'i djegë ato. Nga ana e tij Demeni i dërgon më '71 një letër në të cilën vë në dukje
estetikën e re të "poetit depërtues": "Unë them se është e nevojshme të jemi depërtues, ne duhet të jemi depërtues. Poeti
bëhet depërtues nëpërmjet një çrregullsie të gjatë, të pafundtë, të kujdesshme të të gjitha senseve. Në të gjitha format e
dashurisë, të vuajtjeve, të çmendurive kërko vetveten, derdh në vetvete
të gjitha helmet e mundshme në mënyrë që të korrësh më të mirën. Tortura
e parrëfyeshme në të cilën nevojitet një besim i madh, një forcë e
jashtëzakonshme mbinjerëzore, në të cilën je një i sëmurë i
pashërueshëm, mes të gjithëve krimineli më i madh, i mallkuari më i madh
është i Dituri Suprem! Gjithçka pra mund të ndodhë në të
Panjohshmen..."Në këtë letë Rembo gjen perspektiva të reja poetike, në drejtim të simbolistikës dhe surrealizmit: poezia duhet të zhvillohet
nëpërmjet imazheve që nuk kanë aspak ndërmend të shprehin koncepte, por që janë vetë ato koncepte, një ide kjo që e
kishte konkretizuar qysh me poemthin Varka si dhe në sonetin Vokale, të shkruara në fillim të vitit 1871. Në poemthin
Varka, nëpërmjet një udhëtimi simbolik me një varkëz fantazëm, ai flet për vetë jetën e tij, për nevojën e tij për të shkuar në
kërkim të së panjohshmes, për domosdoshmërinë e tij për të hyrë në misterin universal; në sonetin Vokale, ai shpështjell një
rrjet të dendur ngjashmërishë midis tingujve dhe ngjyrave, duke mbërritur në përfundimin e guximshëm për kohën, që si
tingujt ashtu edhe ngjyrat çlirohen nëpërmjet një procesi të ngjeshur sindetik.Marramendjet e poetit, të shprehura nëpërmjet imazheve haluçinante, në një prozë të çliruar prej çdo logjike dhe kontrolli
racional, janë të përmbledhura në veprën Ndriçimet, vepër e cila përfaqëson etapën e fundit poetike të Rembo; kjo është një
vepër që pa dritën e diellit në vitin 1886, falë poetit tjetër Vërlen,
dhe për një kohë të gjatë e konsideruar gabimisht si një pjesë
e veprës tjetër të madhe të Rembo "Një periudhë në Ferr". Kjo vepër e shtyn Rembo drejt përfundimeve ekstreme të përafrisë
me shkrimtarinë bodleiriane, me një gjuhë krejtësisht të re, muzikale deri në magji, të mbushur me ngjyrime, tinguj dhe
aroma haluçinacionesh sugjestive dhe metaforash të spikatura.
================================================== ==========================
Gjumashi i luginës
Është një shteg gjelbërimesh ku lumi si i marrë,
Nëpër lyshtra të argjenda varet e ligjëron,
Ku shkrep e llaptin dielli nga mali krenar:
Është një lug i vogël që rreze shkumon.Një ushtar i ri, gojëhapur, nën një re,
Me zverkun të zhytur në lakër blu të brishtë,
Rri shtrirë në shtrat të blertë kokë qethur; fle
I zbehtë përmbi bar, ne tymnajën plot dritë,
Me këmbë mbi luleshpatë, fle. Dhe buzëqesh
Si fëmije i sëmurë, përgjumet pak e hesht,
Natyra e lemës, e ngroh: ai mërdhi.
Era e luleve flegrat tani nuk ia shpon;
Fle në diell i qetë me dorë mbi kraharor,
Ka dy zgavra te kuqe djathtas në gjiKokë përbindëshi
Përmbi gjethnajë, peshtaf i blerte gjethe ar,
Përmbi gjethnajën e njomë që shkëlqen,
Nga grumbuj lulesh, rrëmbimthi çan
Copën e rrallë ku puthja po fle.
Një mostër qe sytë hap me lebeti
E lulet i kafshon me dhëmbët si sedef,
Si verë e vjetër gjithë gjak dhe e nxirë
Nën degë buza e tij çaplohet e qesh.
Dhe kur si një ketër iku u zhduk,
Akoma qeshja drithëron në çdo gjeth,Duket e trembur nga një gushëkuq
Puthja e artë që në paqe u kredh.
================================================== ==========================
Urat
Qiej gri kristali. Një vizatim i çuditshëm urash, këto këtu të drejta, ato atje konvekse, të tjerat zbresin ose mënjanohen te
këndet mbi të parat, këto figura gjallërohen në cirkuite të tjera të
ndriçuara të kanalit, por të gjitha aq të gjata e të lehta sa edhe
anët, të ngarkuara me kupola, zbresin poshtë duke u zvogëluar. Disa nga këto ura janë akoma të ngarkuara me rrënoja. Tëtjerat mbajnë direkë, shenja, parmakë të hollë. Akorde të dorës së dytë kryqëzohen e dridhen, telat përshkojnë skarpatin.
Shquhet një xhaketë e kuqe, ndoshta kostume dhe instrumente të tjerë muzikorë. A janë këto melodi popullore, fragmente
koncertesh për zotërinj, mbetje himnesh publike? Uji është gri e blu, i gjerë si një krah deti - Një rreze e bardhë, që bie nga
lartësia e qiellit e shkërmoq këtë komedi.
Hullitë
Në të djathtë qielli i verës zgjon gjethet dhe avujt dhe zhurmat e kësaj qosheje të parkut, dhe skarpatet në të majtë mbajnë në
hijen e tyre vjollcë mija vraga të shpejta të rrugës së lagur. Parakalim botësh përrallore. Në të vërtetë : karroca të ngarkuara
me kafshë pylli të praruar, direkë, pëlhura lara - lara, në pikë të
vrapit njëzet kuaj cirku pulla-pulla, dhe fëmijët, e njerëzit, mbi
kafshët e tyre më të çuditshme ; - njëzet karroca, me xhunga, të zbukuruara, e të lulëzuara si pajtonet luksozë të vjetra ose të
përrallave, plot fëmijë të pispillosur për një pastorale periferie. - Si edhe arkivole nën baldakinët e tyre me xhufkat prej
abanozi, duke ndjekur me nxitim pelat e mëdha blu e të zeza.
================================================== ==========================
Lulet
Nga një tarrasë e artë, - midis kordonësh të mëndafshtë, fashash të hirta, kadifesh të blerta, e disqesh kristali që nxihen si
bronz në diell, - unë shikoj luletogëzën të hapet mbi një tapet me filigran argjenti, gjithë sy e floknaja.
Copa ari të verdhë të shpërndara mbi agat, kollona bakëmi që mbajnë një kupolë smeraldi, tufa atllasi të bardhë e shfurash të
holla rubinësh qarkojnë trëndafilin e ujit.
Si një zot me sy blu të mëdhenj e me forma dëbore, deti e qielli tërheqin në tarraca mermeri turmën e të rinjve dhe trëndafilat
e fortë.
Mëngjes dehje
O e Mirë ! O e Bukur !” Bandë e llahtarshme ku unë s’pengohem aspak! Kavalet i magjishëm torture! Urra për vepra të
padëgjuara e për trupa mahnitës, për herë të parë! Kjo filloi nën qeshjet e fëmijëve, kjo do të mbarojë prej tyre. Ky helm do
mbetet në të gjitha venat tona edhe kur, bandë rrotulluar, ne do të kthehemi në disharmoninë e vjetër. O tani, ne aq të denjë
për këto tortura ! mbledhim me afsh këtë premtim mbinjerëzor të bërë për trupin tonë e shpirtin tonë të krijuar : këtë premtim,
këtë çmenduri! Elegancën, shkencën, dhunën! Na kanë premtuar për të varrosur në errësirë pemën e të mirës e të keqes, për të
shmangur ndershmërinë tiranike, me qëllim që të sillnim me vete dashurinë tonë fort të dëlirë. Kjo filloi me disa neveri dhe kjo
mbaroi, - duke mos mundur për t’u kapur përnjëherësh nga kjo përjetësi, - kjo mbaroi me një hallakatje parfumesh. Qeshje e
fëmijëve, maturi e skllevërve, rreptësi e virgjëreshave, llahtari e fytyrave dhe sendeve të këtushëm, të shenjtë qofshi ju nga
kujtimi i kësaj ore. Kjo fillonte nga e gjithë vrazhdësia, ja ku mbaroi
nga engjëjt e flakës e të akullit. Orë e shkurtër dehjeje, e
shenjtë ! nuk ishte veçse për maskën me të cilën ti na ke shpërblyer. Ne të pranojmë, metodë ! Ne nuk harrojmë që ti dje i ke
dhënë lavdi secilit prej viteve tona. Ne i besojmë helmit. Ne dimë të dhurojmë gjithë jetën tonë çdo ditë. Ja koha e Vrasësve:
Agimi
Unë kam përqafuar agimin e verës.
Ende asgjë nuk lëvizte karshi pallateve.
Uji ishte pa jetë. Kampet e hijeve nuk e braktisnin rrugën e pyllit. Unë
eca, duke zgjuar frymërat e gjalla e të vakta, dhe gurët e çmuar
vështronin, e krahët ngriheshin pa zhurmë.
Ndërmarja e parë ishte, në shtegun tashmë plot me shkëlqime të freskëta e të zbehta, një lule që më tha emrin e saj. Unë
qesha me fushqetën e verdhë, që u hapërda përmes bredhave: në majën e argjentë unë njoha mbretëreshën. Atëhere, i’a
ngrita një e nga një vellot. Në shetitoren duke tundur fort krahët. Në
sheshin, ku unë atë i’a kisha bërë të ditur gjelit. Në qytetin
e madh ajo ikte midis kambanareve e katedraleve, dhe unë duke vrapuar si një lypës mbi platformat e mermerta gjuajta
mbi të.
Në pjesën e epërme të rrugës, pranë një pylli me dafina, e qarkova me vellot e sajë të mbështjella, dhe ndjeva pak trupin esajë të pamasë. Agimi dhe fëmija ranë poshtë pemës. Kur u zgjuan ishte mesditë.
================================================== ===============