Ka raste kur një dështim i vogël mund të shndërrohet në një dështim me të vërtetë të madh dhe për tërë jetën tonë. A ju ka qëlluar ndonjëherë që diçka jo e mirë që mund të na ketë ndodhur në punë të na bëjë të mendojmë se jemi tërësisht të paaftë dhe se karriera jonë nuk do të realizohet kurrë siç e kishim ëndërruar? Nëse një gjë e tillë ju ka ndodhur, ta dini se nuk jeni vetëm në përjetimin e ndjesive të tilla. Edhe njerëzit që konsiderohen si më optimistët dhe më të pathyeshmit, kur është puna për moralin dhe entuziazmin nuk mund të quhen imunë ndaj mendimeve negative. Ndërkohë, ka disa që përjetojnë vazhdimisht mendime të tilla dhe kjo mund t’u ketë shkatërruar jetën.
Psikologët besojnë se ashtu sikundër një mendim që na vë në siklet mund të shkaktojë menjëherë te ne ndjenjën e turpit dhe të na skuqë faqet, një mendim negativ, ose vetëshkatërrues, mund të shkaktojë situatë jo të mirë shëndetësore, shtim në peshë, probleme me lëkurën dhe mbi të gjitha një ndjenjë humbjeje e dëshpërimi që mund të keqësohet përditë e më tepër. Një nga psikologët që merret me këtë fushë të studimit të sjelljes njerëzore dhe që ka kaluar një jetë të tërë në studimin e fenomeneve të tilla, pra të ndikimit që ka ajo çka mendojmë në dukjen energjinë dhe vetë jetën tonë, thotë se pikërisht ana e padukshme e qenies sonë është e lidhur shumë ngushtë me atë që e konsiderojmë anën e dukshme.
Sipas teorisë së tij, shndërrimi i mendimeve negative në mendime pozitive na ndihmon për të pasur një jetë më të mirë në të gjitha aspektet. Ai e quan këtë simptomë, ose këtë realitet të brendshëm Mendime Negative Automatike. Këto mendime i përshkruan si ata zërat e vegjël brenda nesh që na thonë në mënyrë të vazhdueshme, se jemi njerëz të paaftë, të shëndoshë, të shëmtuar, të dështuar. Sipas tij, një pjesë e këtyre mendimeve negative janë të menaxhueshme. Dhe kjo mund të bëhet përmes një teknike të thjeshtë, e cila i ndalon mendimet negative që të hedhin rrënjë dhe të krijojnë terren për të na shkatërruar pak nga pak gjendjen e brendshme shpirtërore dhe si pasojë edhe vetë jetën. Ideja është që të ndalohen këto mendime dhe mbi të gjitha të krijohet një mundësi për mosrikthimin e tyre. Truri është një organ shumë i fuqishëm, shumë më i fuqishëm nga sa mund ta imagjinojmë. Nëse e sheh veten tënde si të shëndoshë, të rrudhur, të paaftë, kjo do të bëjë që të shtohet prodhimi i hormoneve të stresit dhe si pasojë do të ndikojë në mënyrë të pashmangshme gjendja shëndetësore dhe vetë mendja. “Mendimet negative sjellin gjëra negative dhe beteja për të shkatërruar, ose për të shndërruar mendimet negative brenda nesh është një betejë që nuk merr fund kurrë. Fitorja arrihet me krijimin e një arsenali personal “armësh” për të luftuar mendimet negative, në mënyrë të vazhdueshme dhe pa asnjë tolerancë. Kështu duhet krijuar një mekanizëm që “i ha” mendimet negative. Dhe sa herë që të jeni të inatosur, të frustruar, apo të trishtuar vini në veprim këtë mekanizëm. Bëni një pakt me veten tuaj për të mos dëgjuar zërat e vegjël që duan t’ju poshtërojnë dhe që ju konsiderojnë si një qenie që ngjallni veç mëshirë. Nëse e bëni një gjë të tillë, pra ndryshoni mendimet, ato pak nga pak do të nisin që të transformojnë realitetin tuaj të jashtëm dhe do të shndërroheni në personin që keni dashur gjithmonë të jeni. Mos e harroni kurrë se trupi juaj ndjek atë që i thotë mendja. Kjo është e sigurt dhe e pashmangshme.
Ja disa lloje mendimesh negative
Gjithçka, ose asgjë
Është mënyra e të menduarit në bardhë e zi që ju bën të mendoni se gjërat janë ose vetëm të mira, ose vetëm të këqija. Është logjika e kufizuar që ju dikton të jeni shumë të prerë dhe jo elastikë, që ju bën të mendoni se nëse e humbitni një ditë palestrën do të shkatërroheni fizikisht, ose më keq akoma do të filloni të mendoni se nuk keni vetëdisiplinë. Prej këndej do të nisin mendimet negative për të gjithë qenien tuaj dhe nëse rasti rëndohet, mund të mendoni se jeni i paaftë dhe nuk ia vlen të jetoni.
Reagimi
Detyrojeni veten që të pranojë faktin se një ditë mangët në palestër nuk do të thotë se jeni individë pa disiplinë dhe mbi të gjitha kjo nuk duhet t’ju bëjë të tërhiqeni dhe të dorëzoheni. Nëse e lini palestrën një ditë, shkoni ditën tjetër dhe jeta vazhdon.
Përdorimi i fjalëve: “gjithmonë”, “kurrë”, “të gjithë”
Nëse e kapni veten tuaj duke thënë: “Unë nuk do të humbas kurrë peshë”, jeni duke vepruar sikur të mos keni asnjë kontroll në veprimet tuaja.
Reagimi
Kurrë mos thoni kurrë. Mos përdorni asnjëherë fjalë që nënkuptojnë sende, apo persona të përjetshëm.
Fokusimi te gjërat negative
Nëse jetoni më së shumti me ndjenja negative, në vend të ndjenjave pozitive, atëherë jeni më të prirur për t’u dorëzuar sesa për të qëndruar dhe për të luftuar.
Reagimi
Përpiquni të shihni te gjithçka anën pozitive dhe jepuni pas gjërave që ju inkurajojnë dhe ju ngrenë humorin.
Të mendosh me ndjenja
Kur ju mendoni se ndjenja për diçka është e vërtetë, mund të qëllojë që të mos e analizoni një veprim.
Reagimi
Mendoni me logjikë. Shihni për fakte e argumente mbështetëse dhe sfidojini ndjenjat tuaja me këto argumente para se të vendosni për diçka.
Faji
Përdorimi i fjalës “duhet” i jep mundësi ndjenjës së fajit që të marrë forcë e të shtohet dhe më pas të nisë kontrollin e sjelljes tënde.
Reagimi
Hiqi ndjenjat e fajit. Bëni atë që mund të bëni, që jeni në gjendje për të bërë dhe mos bëni kurrë diçka në kurriz të shëndetit tuaj mendor, apo fizik. Sa për fjalën “duhet” përdoreni vetëm kur ju shkon për shtat.
Etiketimi
Nëse e etiketoni veten si “humbës”, ju ia hiqni vetes kontrollin ndaj veprimeve tuaja dhe nisni që të besoni te kjo etiketë negative që i keni vënë vetes. Kjo sjellje prej humbësi do ju bëjë të kultivoni tendencën e të dorëzuarit menjëherë para vështirësive të mëdha dhe të vogla.
Reagimi
Shmangni etiketimet për veten dhe mbi të gjitha kultivoni te vetja ndjenjën pozitive të të qenët njeri i dobishëm dhe fitimtar.
Fatthëna
Parashikimi i më të keqes, edhe në rastin kur nuk e dini se çfarë do të ndodhë në të vërtetë në një rast të caktuar (unë e di që kurrë nuk më ndodhin mua gjëra të mira), është një element shumë frenues për ju dhe fatin tuaj. Në fakt bëhet fjalë për frenime shumë të përhapura, që pak nga pak nëse nuk shmangen shndërrohen në mënyrë të menduari dhe të perceptuari të jetës. Çështja me fatthënën është se mendja juaj është aq e fuqishme sa mund të bëjë që gjërat e tmerrshme që ju mendoni mund të bëhen realitet. Nëse i lejoni vetes të stresoheni për diçka, kjo mund t’ua shkatërrojë sistemin imunitar dhe të rrisë shanset e sëmundjes te ju. Kështu stresi i vazhdueshëm është një nga shkaqet e sëmundjeve të shumta.
Reagimi
Pyeteni veten se përse vallë duhet që të merrni rolin e një fallxheshe negative për shumë çështje. Askush nuk mund ta dijë, aq më pak ti, se çfarë mund të sjellë e ardhmja. Këshilla në këtë rast është që të jesh kurioz për të ardhmen, por në një mënyrë pozitive.
Fajësimi i të tjerëve
Nuk është aspak me vlerë të mendosh që gjithmonë fajin e kanë të tjerët për dështimin tënd. Nuk duhet kurrsesi të mendosh vazhdimisht se je një viktimë e veprimeve të të tjerëve, ndërkohë që jemi ne që e kemi fatin tonë në dorë.
Reagimi
Ne jemi përgjegjës për jetën tonë. Asnjëherë nuk duhet që të fajësojmë të tjerët.
Bota Sot !