Ndërsa po kalonte rrugën për të parë djalin e saj, një nënë e re në Utah, SHBA, u godit nga një autobus, që e përplasi atë përtokë dhe e mbajtur të mbërthyer mes asfaltit dhe trupit të autobusit.
Aryann Smith, 24 vjeç, ishte e mbuluar krejt nga autobusi dhe vetëm këpuca mund të ndihmonte një polic ta lokalizonte se ku ishte.
Por duke e pasur të vështirë ta nxirrte prej aty, oficeri Kevin Peck, u përkul e hyri poshtë autobusit për t’u siguruar se ajo merrte akoma frymë.
Kur hyri brenda pa se këmba e sidomos gjuri i djathtë ishin çarë keq, por ajo mund të merrte frymë.
Atëherë oficeri Peck i kapi asaj dorën dhe nisi të flasë me të, duke bërë të pamundurën për ta mbajtur atë të ndërgjegjshme e për t’i larguar mendjen nga aksidenti.
Kur zonja Smith e pyeti për plagët, ai i tha të mos shikonte poshtë.
Për fatin e tyre, brenda dhjetë minutash zjarrfikësit e ngritën autobusin aq sa të dilte gruaja e plagosur. Smith u dërgua në spitalin më të afërt dhe për fat nuk do e humbasë këmbën.