Ky qen i racës Border Collie, është cilësuar më frikacaku në Britani. Nuk mjafton fakti se trembet nga macet, nuk del kur është errësirë, por për më tepër ai ha edhe thonjtë e tij. Tani ka mbetur pa shtëpi për shkak se pronarët e tij nuk mund të mbanin një qen kaq frikacak.
Ka aq shumë frikë sa fshihet pas divanit dhe e kap ankthi në rast se mbetet i vetmuar. Ai nis e kafshon thonjtë nëse dëgjon një mace duke mjaullirë, madje edhe nëse ajo është në TV. Mendohet se frika nga të qenit vetëm i ka ardhur kur i vdiq pronari i parë.
Megjithatë kur ka shumë njerëz pranë, ai është shumë i dashur dhe ndjehet i sigurt.