Forumi Kuq E Zi
 Histori Dashurie! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 Histori Dashurie! Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
 Histori Dashurie! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 Histori Dashurie! Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Histori Dashurie! Empty Histori Dashurie! 3/1/2012, 18:32

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Dy te rinj te dashuruar rrinin ne breg te detit,
Te perqafuar i shprehnin dashurine njeri-tjetrit
Ajo i thoshte te dua, ai perqafonte
Cdo fjale e saj atij lumturine ja shtonte
Ata nuk e dinin por nje gje e tmershme i priste
Pas shpines se tyre dikush po i godiste
Vajzen e kerkonin si nuse ne nje tjeter shtepi
Dhe djalin do ta linin te verbuar ne vetmi
Te terhequr nga paraja prinderit e vajzes ate e martuan
Dhe dashurine e tyre perjete e shakterruan
Durimi i vajzes nje dite u shua papritur
Gjerat qe do bente zemra e djalit i kish ditur
E tradhetuar nga jeta
Doli nga shtepia per pakez te verteta
Ne rruge pa djalin qe aq shume e kerkonte
Vrapoi drejt tij per ti thene qe akoma e dashuronte
Mes lotesh peshperiste ''te dua''
Ai i thoshte ''vetem ti je per mua''
Por mesa duke zoti i kishte mallkuar per te qene te ndare
Se burri i vajzes te dy te perqafuar i la te vrare. .

2 Histori Dashurie! Empty Re: Histori Dashurie! 3/1/2012, 23:40

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
uou sa prekse

https://kuqezi.albanianforum.net/

3 Histori Dashurie! Empty Re: Histori Dashurie! 6/1/2012, 16:18

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Diku ne tiran jetonte nje cift qe duheshin shum aq shum saqe dhe jeten e tyre e falnin per njeri-tjetrin ose per dashurin e tyre...por jo cdo gje shkon vaj si ne perralla....vajza ishte e semur me zemren dhe djali si me perkedheli i thoshte se ishte e semur nga dashuria e tepert qe ndjenjte per te.....mjeket thoshin qe vajzen duhet ta coshin jasht shtetit per te vendosur nje zemer tjeter por kur u vizitua per her te fundit mjeket i than qe eshte e domosdoshme qe re shkonte jasht....vajza me merzitje shkoj jasht per te zevendesuar zemren ishte e merzitur sepse do te qendronte larg tij per disa jav ose muaj.....dhe avioni kesaj u nis dhe vajza bashk me te shkoi jasht shtetit dhe kur rrinte ne spital fliste gjith naten ne internet me kete djalin....dhe ja disa biseda qe benin keta te dy:
vajza-mirembrema!
djali-mirembrema!
vajza-e din duhen dhe ca jav qe te gjejn nje zemer qe te perputhet me zemren time por kam shum frik se mos nuk e gjejn
djali-po ti mos ki merak se sa te me kesh mua nuk do te te ndodh asgje
e din sa bukur degjohet ajo kenga qe kemi vallezuar te dy per her te par ne motorr me 120 ne or te kujtohet ajo keng
vajza-e si mund ta harroj,por mos hec aq shpejt sepse kur te kthehem dua te te gjej te terin
me duhet te hiki tani se po me thot infermierja qe duhet te pushoj
djali-ok shko pusho naten dhe te jap 1000000000000000000000000000000000000000000 puthje
vajza-naten dhe un gjithashtu
pas ca javesh u gjet nje zemer e perputhur me vajzen ja kishin marr nje djal te riu
vajza ishte shum e lumtur dhe pa mbaruar java u kthye ne shqiperi sepse e kishte marr shum malli per te dashurin e saj
kur po u kthente po i rrihte zemra nga emocionet dhe nga malli qe kishte
shkoi te shtepia e ketij cuni por sheh motren e ketij duke qar me te malle dhe kjo pa motorrin te shtrir pertok dhe filloi te qante dhe ti gjuante motorrit por kur ngren koken sheh letren dhe ai kishte vdekur nje dit para se tju gjente zemre kesaj dhe motra e ketij cuni ja shpjegoj dhe ai i riu qe i kishte dhen zemren kishte qen ky.dhe vajza u ngrit ne kemb dhe kishte nje arsye per te jetuar...te jetonte qe zemra e tij te punonte..................(eshte histori e perjetuar)

4 Histori Dashurie! Empty Re: Histori Dashurie! 6/1/2012, 16:18

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Ishte nje cift te cilet u doshin shum djali ishte 22 vjec ndersa vajza 18 vjece
ata kishin 4 vjet te lidhur bashk dhe midis tyre egzistonte nje dashuri mjaft e madhe....te shtepia e djalit e dinin per vajzen kurse te shtepia e vajzes nuk e dinin....nje dit do ti vinte vellai nga italia djalit dhe ky do tja prezantonte te dashuren e tij me vellain.vellai ketij e dinte per kete vajzen por nuk e dinte se cila ishte dhe kur e pa filloi ta shante dhe ate nat ne shtepin e ketyre filloi sherri i vellai ketij bertiste e thoshte qe ishte ngaterruar me nje vajz cop cop qe nuk mund te merrte nje vajz te till dhe ky djali i tha te shtepis un me apo pa lejen tuaj ate vajz do ta marr sepse e dua......ai jo vetem qe e donte ate vajz por dhe e dinte mir se si ishte....dhe kjo e pyeti se ckishte dhe ky i tregoi qe kishte dite qe kishte sherr ne shtepin e ketij per shkak te saj dhe ajo u kuq u be flak dhe i tha qe i vellai i kishte folur ashtu per te sepse e kishte ftuar per kafe dhe kjo nuk kishte pranuar prandaj.........por duke ndenjur keta te dy i pa e motra e kesaj vajzes dhe e mori me vete ne shtepi dhe kete nuk e lan nje muaj pa dal nga shtepia e kishin rrahur dhe kur doli nga shtepia dhe u takua me kete djalin filluan te flisnin dhe kishin shum mall per njeri-tjetrin dhe ky djali mori nje vendim qe te shkonte te shtepia e kesaj vajzes dhe ti kerkonte doren pasi ishte 22 vjet dhe 4 vite lidhje per ta ishte nje prov e madhe e dashurise dhe kur shkoi ne shtepi ky u mundua tja mbushte mendjen prinderve qe te pranonin por ato nuk pranuan dhe keshtu ky vendosi ti thot sekretin e tyre qe ajo ishte shtatezen pra priste nje femij nga ky dhe ja mbushi mendjen dhe te vellait dhe babait dhe ky ishte mjaft i gezuar sepse te nesermen do ti kerkonte doren vajzes qe ky donte....por te shtepia e vajzes ishte komplet e kunderta e motra e kesaj e mori vesh per femijen qe priste kjo dhe i tregoi mamase se saj dhe perdoren dhun mbi te....te nesermen djali u vesh mori babain dhe vellain dhe po behej gati qe te shkonte ti kerkonte doren asaj....dhe para se te nisej nena e ketij djali i tha:bir nuk te kam par asnjeher me te bukur se sot shko dhe martohu me vajzen qe te do zemra....ky ishte mjaft i lumtur sepse do te martohej me engjellin sepse keshtu e quante ate engjell....kur po shkonte ky pa shum njerez dhe kur hyri te shtepia e saj pa qe ajo kishte vdekur...ajo kishte vra veten dhe kur e pa te shtrit me fustan te bardh filloi te qante me ze per te ishte e pamundur te jetonte me por me ndihmen e familjes se tij ao arriti ta kalonte kete dhimbje por nuk arriti asnjeher ta harroj ate vajz dhe thot:sado te rroj un asnjeher nuk do te dem sic kam dashur engjellin tim por i mallkoj me gjith shpirt nenen dhe motren e saj sepse ato te dyja e cuan ne kete vendim po femija ca faji kishte tani kaluan shum vite nqs ajo do te ishte gjall tani do te ishim nje familje un engjelli dhe femija yn.............ata meritoj dicka tjeter por un nuk jam vrases........

5 Histori Dashurie! Empty Re: Histori Dashurie! 6/1/2012, 16:25

Vizitor

Anonymous
Vizitor

Dite e ftohte Janari,

Sot do ishte nje pervjetor i bukur,do kujtonim castet tona,si u njohem!
E mbaj mend ate dite me shi,sic jane ditet ketu. Syte e tu me preken e une me naivitetin tim te buzeqesha! Ishte e para here qe pas asaj qe kishte ndodhur ti qeshja dikujt.Biseda jone filloi,vazhdoi........................
Me ty ndihesha vetja ime,me plotesoje zemren!Deshirat e perbashketa na afruan me shume.Cdo bisede,telefonate me ty ishte me shume se kenaqesi.
Ashtu filloi dashuria.........
Thurem plane,jeten ne vazhdim.Une vazhdoja shkollen e ti punoje.Prinderit tane ishin ata qe na udhezuan me shume se cdo njeri.
Edhe pse po ecnim si me hapa bebesh,perseri jeta me ty nuk ishte monotone.Shoqeria jone teper e kendshme.Nete te tera pa gjume duke biseduar pa pushim,duke pare ne sy njeri tjetrin.Me pyesje:- kush i ka syte me te bukur une apo ti?Syte e mi pasqyronin ngrohtesine e dashurine qe kisha per ty.Syte e *tua qeshnin, tregonin dicka.....por cfare??.....
Bashke u perplasem me shume probleme e prape bashke i kaluam.
Me ngacmoje me fjale,me beje qe qaj, te qesh.Isha si nje femije i lumtur qe jeta i dha nje shans per te jetuar perseri ne kete bote te frikshme.
Por gjithcka nje dite u shua.....Nje telefonate.........nje ze ne fund te telefonit qe fliste per ty.Njerezit per'rreth bisedonin e syte e tyre me shikonin me meshire.
Ajo qe kurre nuk ja pata friken ishte mes nesh.Nje i trete...
Gjithmone te kisha kerkuar te ishe i sinqerte me mua.Shume persona na kishin zili per ate qe kishim ne.
Filluan justifikimet ato qe urreja me shume.Nuk dija kush isha me sepse ne veten time kisha humbur llogjiken per te kuptuar cpo ndodhte.Kush ishe ti?
Plot 12 ore duke biseduar,duke shpjeguar e zeri yt sme dukej me i embel,syte me dukeshin sikur e kishin te shkruar ne to Faj.
Me kerkove te falur me ore te tera,qame te dy e ti zgjasje doren per te fshire lotet e mia,ste duroja dot prane.Ato duar ishin te ashpra,te ftohta,te huaja.Pse ma bere kete?Nuk te mjaftoi besimi im,respekti,dashuria ime?Ste kishin mjaftuar lotet e buzqeshjet e mia?
Gjithcka e vrave me doren e trupin tend,me mendjen tende te amshorit.Kufinjte e mi i dije,e ti nuk pyete shkele mbi to.
Oret e minutat kalonin e se kuptoja cpo beja akoma me ty.Zbardhi dita, ulur te dy ne pak distance me njeri tjetrin,degjoja ty.Fjalet tingellonin shume zhurmshem.Ne mendjen time kisha deshire te te perqafoja,te te puthja te hidhja gjithcka pas kraheve por zemra sme bente.Nuk kisha guxim as te rrija me e as te ikja.Te rrija e te beja veten te besonte ne dicka qe sja lejoja vetes e as ty, apo te ikja krenare qe nuk te lashe te marresh neper kembe dinjitetin tim?
Kafeja qe bere mu duk e hidhur,si helm.Syte e zgurdulluar,nga pagjumesia e me lot shoqeronin kafene e mengjesit, te fundit bashke.
Me premtove boten,zemren,dashurine tende e me dhe tradhetine.Si mund te jetoja une me mendimet ne koken time qe ti kishe falur gjithcka time dikujt tjeter?Qe trupi yt kishte prekur dike tjeter?? Si mund te rrija me ty qe humbe besimin tim?
Cdo fjale tenden e respektova,familjen tende qe me mungon dhe sot e kesaj dite, e perseri ti nuk pyete!
Ste mjaftuan ato kisha kaluar?Kujtove se isha kaq e forte sa te le nje njeri si ty te shkele mbi cdo gje timen?? Kurre...
U ngrita e mora ne duart e mia,doren tende.Ste shihja ne sy sepse kisha frike se mos syte e tu do me genjenin perseri.
---Te desha e te dua,por veprimet e tua bene qe gjithcka te perfundoje ketu.Cdo kujtim tonin fshije nga kujtesa sepse nuk ja vlen me.
Te uroj fat ne te ardhmen,te gjesh ate qe kerkon,por me shume te uroj te gjesh veten tende sepse do vije nje dite qe ti do humbesh me shume se mua ne kete rruge.Mendja apo syri te genjyen,se di por pas gjithe kesaj uroj te jetosh i lumtur.---
U lute i gjunjezuar,premtove qe sdo ndodhte me,por ne thellesine e shpirtit tim smunda te fal.
Te putha ashtu ftohte dhe dola nga ajo dhome qe mbante shume sekrete tonat.
Me dite te tera u mbylla ne dhomen time.E nje dite tek po shkoja ne shkolle takova babain tend.Nuk durova dot me e fillova te qaj ne krahet e tij! Ai qante e fliste duke dashur te me qetesoje mua.Ndenja pak minuta me te e me kerkoi te falur per ate qe kishe bere ti.Me puthi duart e me tha qe ne syte e tij do isha perhere nje engjell.Fjalet e tij me preken ne zemer por fatkeqsisht tani nuk isha me engjelli i askujt,pervec se familjes time.
Qe nga ajo dite une dhe ti shume here jemi pare ne rruge,kemi rastisur edhe ne te njejtin vend duke patur shoqerine e njejte por si per cudi zemra ime nuk rreh me shpejtesi per ty me. Eshte teper e cuditshme se si dy njerez qe kane ndare nje pjese te jetes bashke, tani sjane gje tjeter vetem dy te "panjohur" per njeri tjetrin.
Jeta vazhdon edhe pse me veshtiresi.Ti diku jeton jeten tende pa mua,une timen pa ty.Te tjere do na bejne te lumtur qe te dyve.
Sot sdi pse mendova per ty,por kujtova diten kur u njohem bashke.Gjithmone me thoje ;-sa shume mban mend dhe ti-, e tani *e kuptoj qe ke patur te drejte.Ca dite apo data duhen harruar sa do e veshtire per ti fshire nga kujtesa.
Historia jone filloi..........vazhdoi......perfundoi me nje puthje te ftohte.
Sot do doja te te pyesja: A ja vleu sadopak ajo qe bere??

6 Histori Dashurie! Empty Re: Histori Dashurie! 6/1/2012, 16:25

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Dite vjeshte...... dhimbja ime

Nje rruge e shkrete....
shume gjethe te vyshkura shtruar
si nje qilim vjeshtor plot trishtim
nje ere e thate me perplaset fytyres
shume ftohtesi me sjell
Ne kete dite Tetori dicka ndodhi...
Se ndjej egersine e natyres pasi..
skutat e shpirtit tim jane ndezur
si vullkane te shumte, ku llava
si nje lum i marre merr cdo ndjenje
qe del perpara. Eeshte egersia, krenariae thyer
humbja dhe se fudni dashuria e lenduar. Pse duhet te
ndodhte, Pse?
Eshte pyetja qe me persekuton
qe nga momenti qe morra ate telefonate
e cila shkundi pemen e dahsurise sime te paster,
ku cdo frute ra pa jete ne tokene copetuar
nga korrupsioni imoral.
Ai ze me kumbon akoma, me ndjek me sy hapur, ne
enderr, kudo.
Ai njeriu qe i dhurova zemren time shpirtin tim,
kohen time, me theu ne bese. Mbylli me force librin
e dashurise sone pa pyetur, pa pandehur dhe gervishi
cdo kapitull te saj. Pse, pse , pse me kumbon si nje refren i forte Rocku qe kalon cdo limit me nje shpejtesi sketerre.
Dritherimat e trupit akoma i ndjej, qenien time
te shtypur ne nje imazh bardhe e zi e shoh,
kur ajo lajmeroi ne telefon, "I'm pissed at you!! Dont talk to him anymore!!!. Ishte sikur melodia e jetes sime u shkeput dhe cdo tingull ndaloi, qetesia therese nxiste me shume rrahjet e zemres qe po dilte nga kraharori si nje kal i terbuar, deshte lirine, hapesiren per te jetuar por ishte vone. Cdo gje u erresua, degjova zerin tim qe morri komande dhe mesazhin qe perpunoi, "Ypu deal with him as for me i am done with him long time ago!" Dhe mbyllja e receptorit me pas si nje akt i pakontrollueshem. Spyeta kush ishte, perse ma bente mua kete gjest por ishte nje femer e irrituar , e ere ne moshe, ndoshta adoleshente qe deshte te pronezonte dike qe une ejetoja dhe me perkiste mua per nje kohe te gjate.
Euforia u shnderruar ne dhimbje, lot pa fund qe merrnin me rrjedhen etyre gishterinjt e mi te ftohte nga era e cmendur kembet me conin ne drejtim te paditur, e rrisnin ritmin e tyre si ne nje gare ku trofeu do te ishte shkaterrimi.
Por une eksiha marr goditjen tashmeajo cngelej ishte perfundimi im. Sdija cte beja, imazhet e momenteve te kaluara bashke me shkonin si nje film pa muzike, pa ndjenje, lotet u zevendesuan nga nje ngurtesim, perqendrimi ne nje vend te caktuar dhe e vecuar nga cdo gje e gjalle rreth meje. Mneodja se telefoni do binte, do degjoja zerin e tij por intuita me kishte genjyer kesaj here, prisja buze krevatit si nje femij qe pret gjoksin e nenes te ushqehet por asgje........ qetesia varr me tmerronte, me ritkhente ngjarjen e asaj dite. Mendja me punonte si nje formular shkencor duke kerkuar pergjigje, Pse ma beri keshtu? Cte kisha bere valle? Pyetje te pafundme qe me fusnin ne nje vorbull te pafund konfuzioni,une isha vetem, e dermuar, e lenduar por mbi te gjitha e thyer ne krenari. Mu thye ajo gje qe askush sarrinte ta prekte, ma burgosi, gozhdoi si nje krisht, e vari e dogji si nje Zhan Dark.

E doja? Jo, nese e doja sdo ta lija te lire. E adhuroja? Jo te gjithe qenien e tij mbase natyren e qeshur. Kisha nevoje per te? Po, ai erdhi atehere kur une dnjeja boshllek, desha nje fare ngrohtesie. Por cte jete valle qe me lidh me kete qenie kaq mizore, Ah po, raporti qe ndertuam qeshjet , lotet.
Serish jam vetem, e plagosur, carmatosur nga cdo imunitet social, shpirteror , shendetsor. me neveritet fjala "buke", me neveritet akti "te qesh", e urrej te ndjerit "gjume", kam dal nga cdo faze njerezoredhe kam krijuar nje "guacke mbrojtese" qe eshte larg njerezve, jetes, eshte brenda dhe vetem brenda dhimbjes sime.
Kane kaluar 4 dite, zeri i tij akoma ska trokitur ne veshet e mi, tani cdo shprese po tretet, ai sdo marr kushedi nga eshte duke ecur, qeshur, folur, me ke? Ajo qe vret me shume eshte serish. Pse ma shperbleu keshtu, pse theu ate gje te shtrenjte te jetes sime. I dhurova shume kehsilla, ngrohtesi, vend ku te qante hallet dhe vjen nje dite si per ironi te fatit e ben zemren gure, me hedh tutje si nje leter pa vlere. Me kujtohet nata e fundit me te, thote te dua te dua pa rreshtur duke kafshuar puthjen time ne marrezine e pijes dhe e besoj me shume se cdo here tjeter por ploti i kesaj historie mbyllet, sperfundon si nje film Holliwoodian, happily ever after, por nje telefonate e shnderron nje lidhje kaq te bukur me shpejtesine e drites ne nje te shkuar. Ajo e shkuar akoma me ndjek pas si nje fantazme qe sgjen qetesi, duke me torturar ne lengimin tim dhe smund ta ngushelloj, nje perqafim ti afroj , se ajo jam une.
Jtea vazhdon dhe oret kalojne, dhe e di se rete do shkojne nje dite dhe dielli do ndricoj serish, por tek tuk ndonje pike shiu ne ajer do lag faqen time e do me sjell dhimbjen e nje dite vjeshte. Diten kur mu thye krenaria e bashke me te besimi tek njeriu....

Te duash eshte te vuash, por ska gje me te bukur sesa vuajtja per dashurine e paster e te sinqerte.......

7 Histori Dashurie! Empty Re: Histori Dashurie! 6/1/2012, 16:30

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Histori Dashurie .......... [ Te Verteta ]

Une qe po ju shkruaj jam X. Disa vite me pare, kur mendja printe para cdo gjeje,duke pare moshataret e mi qe kishin te dashura,thashe me vete: "te bej edhe une nje". kisha shume simpati per shume vajza dhe kisha shume shoqeri me vajza, por zemra ndalonte para njeres qe me shume mundime arrita ta beja per vete. Isha shume i lumtur perkrah saj. Kot nuk thone: "Nis si loje dhe perfundon ne dashuri te vertet" keshtu ndodhi me mua. u dashurova me engjellin. e quajta engjell sepse per mua e till ishte.ditet kalonin dhe dashurija jone rritej e rritej, kaluam bashke kater vjet.gjete kesaj kohe une isha me i luimtur se kurre, lumturi perjotonte edhe ajo. te afermve te mi une u pata treguar per te. ajo vinte edhe te shtepia ime , por familjaret e saj nuk dinin gje. Ne kohe kur ishim me mire se kurre, si ne cdo histori dasshurie qe pershkruhet ne filma dhe libra, gjerat nuk ecen ne vaj. Vellain qe kisha ne itali nuk e kisha informuar se me ke vajze isha dashuruar. kur ai erdhi dhe me pa me te u be si bishe. nga ai moment ne shtepine tone kishte sherr. sebepi i sherrit isha une sepse meresha me nje vajze te perdale. kjo nuk ishte aspak e vertet. pasi une ate jo qe e doja shume por edhe e njihja mire se cvajze ishte. vlerat e kesaj do ti tregoj ne fund por fjalet e vellait ne adres te saj ishin fund e krye nje trillim dhe me vone do ta kuptoja pse-ne. Sherret ne shtepi nuk me benin pershtypje sepse une ate vajze e doja shume. Vazhdova ta takoja si me pare dhe nje dite ia thashe arsyen e sherreve ne familje. Ajo u skuq dhe u be flak. "Ta them une arsyen te tua ne familje. une e dija se X eshte vellai yt por kur ai ka qene ketu permes nje shoqes se tij ka shprehur deshiren per te me takuar. une nuk kam pranuar". Kjo ishte e rende per mua. tani e kuptova reagimin e vellait. u ndodha ngushte por fundja ata nuk ishin takuar kurre. Dashuria jone vazhdoi. Nje dite na gjeti motra e saj ne nje vend ku rrinim shpesh. Ketu dashuria jone do te merte nje goditje te keqe. Ajo u largua bashke me motren. Ate nate ne shtepine e tyre kishte pasur shume sherre. ate e kishte qelluar si e ema ashtu edhe e motra e saj. Kaluan dy jave dhe ajo nuk po dilte nga shtepia nga shqenjat qe kishte ne trup. Kur e takova edhe kur e puthja i dhimte trupi, U perpoqa ta qetesoja. Lotet e saj lanin trupin tim. E cmund te beja me teper, isha vetem 22 vjec! Vendosa ti propozoja per martes. Biseduam dhe rame dakord. Skishte si te ndodhte ndryshe. 4 vite dashuri ishte prove e madhe per ne. Vendimin per tu martuar ua thashe te shtepise. U be nami "Kete nuk mund ta besh kurren e kurres" - tha vellai. Babai dhe nena heshten. Iu drejtova babait: "me ose pa ju ate vajze do ta mar". Ne familje e shtro edhe disa here kete debat, derisa nje nate ju thashe prinderve sekretin tim te madh: Une dhe engjelli jo vetem qe duheshim shume por, prisnim edhe nje femije. Babait dhe neses ia mbusha mendjen. Im ate foli me vellain dhe me ne fund edhe atij ju mbush mendja. Ate nate cdo gje po shkonte shume mire, por krejt ndryshe ishte situata ne shtepine e saj. Une arrita ta bindja familjen time dhe po beheshim gati qe te kerkonim doren e saj. Ne shtepine e saj motra kishte treguar se ajo priste nje femije dhe te gjithe si te cmendur kishin filluar dhunen mbi te. Ne kohen kur une fluturoja nga gezimi ajo ishte ne momentet e veta me te keqija. U zgjova ne mengjes dhe u beme gati une, babai dhe vellai per te shkuar ke shtepia e saj per ti kerkuar doren. U nisa dhe ne mendje me mbeten fjalet e mamit: "Bir si sot nuk te kam par me te bukur". Vura buzen ne gaz dhe ajo me lot ne sy shtoi: "Bir mere ate vajze qe te do zemra, qofsh i lumtur perjete". Me puthi ne faqe duke me dhene urimin. Nuk harroj syte e motrave dhe te kunatave qe shkelqenin nga gezimi. Si me i vogli qe isha, dasma ime do te behej shume e madhe, por ne rastin tim vlente shume ajo fjala e urte: "Peshku ne det dhe tigani ne zjarr". Rruges me duket se te gjithe me shikonin mua. Vertet jam i bukur, por jo aq sa te bie ne sy te te gjitheve. Kur po afroheshim ke shtepia e saj, pame se hynin e dilnin shume njerez. Njeri po vinte drejt nesh. E pyetem cfare kishte ndodhur dhe ai si per inatin tim tha: "Filanka ka vrare veten". Ne ate momend zemra ndali rrahjet, por kembet me ndalen te shtepia e saj. Hyra brennda si nje i droguar. Perplasa shume njerez qe donin te me ndalonin. Vajta te krevati ku ate e kishin veshur si nuse. O zot bertita me te madhe, -nuk eshte e drejte qe nje vajze kaq e re te behet nuse e vdekur. Me pas e qava me fjale. Shumica nisen te vajtonin me mua. Mbaj mend se i jam lutur zotit te me merte edhe mua bashke me engjellin . Nuk e doja me veten. Shume njerez u larguan bashke me mua nga mortja, e kuptuan se familja ishte fajtorja e vetme per vendimin qe kishte mare ajo. Nje nate me pare , kur te gjithe si te cmendur kishin nisur dhunen mbi te . dhe ajo e stresuar dhe e trembur arriti ti jepte fund jetes se saj. Une arrita ta kaloj kete dhimbje te madhe me ndimen e familjes qe e falenderoj shume. E di se ne kete jete nuk do te dua kaq shume nje njeri tjeter. Ajo ishte endrra ime. Me veprimin qe beri me dha te kuptoj se me donte. Une ende jetoj me peshen e fajit qe nuk munda ta ndaloj dhe sot do te kishim femijen tone. Per kete gje doja pyesja familjen e saj, se besoj se ndonjerit prej tyre do ti bjere ne dore kjo histori: Sa te pa shpirt paskeni qene! Ne vend te zemres paskeni patur gure! Mire neve qe na shkaterruat jeten, po femija cfare kishte? Dua te pyes motren dhe mamin e saj: a keni shpirt femre? Ti mami i saj nuk je ndjere mire kur ke pritur te behesh me femijen tend? Ti, motra e saj. me kete ligesi qe ke bere nuk do te behesh nene kurre. Zoti vonon por nuk harron. E di qe ti ke mbetur rrugeve. Per shpirtin e asaj qe desha dhe dua une do tju urrej gjithe jeten. Ne fakt ju meritoni tjeter gje, por une nuk jam vrases. Te nderuar lexues, me shprese se historia ime do te pritet e qete, pa lot e dhimje, ju uroj suksese ne jeten dhe fatin tim mos e paste njeri, sepse vuajtjet qe kam kaluar zor se perballohen nga i gjalli. Duke ju uruar edhe nje here fat pres pergjigje nga ju cdo mendim. me respekt toni......lexojeni vertet per te qare

8 Histori Dashurie! Empty Re: Histori Dashurie! 21/1/2013, 06:44

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
“ DRAME DASHURIE ”

Tek po prisja ne qetesi,ne trotuar me shoket e mi,
U merzita thashe c’te bej,valle me ke te bisedoj,
Kur papritur aty prane nje vogelueshe me shikon,
Thashe te shkoj te bisedoj me te ,e pastaj me te te lodroja.

Por, jo pastaj s’munda te flas,sepse dy syte e saj plot gaz
Dicka me kujtonin,kohen e shkuar me afronin
Ne syte e kesaj vogelushje,ngjyre qielli si kristal
Gjindeshin syte e EDES, qe kisha dashur, e me vone ishim ndare.

O EDA ku je ti,per pak kohe te harrova
Ty te shoh vetem ty,EDA ti ta dish se sa te dua une prape.
Ju afrova une vogelushes,si e ke emrin une e pyeta
LINDA,LINDA mu pergjigj,me zerin e saj te bute e te lehte.

O moj LINDA bukuroshe me mua a mund te flasesh
As me thua mua ti,ke po pret me kaq lumturi
LINDA e vogel buzeqeshi,une foli e pastaj qeshi
Po pres mamin une tani,te shkojme te lodrat perseri.
Po kush eshte valle mami yt,ti nga syte kuj I ngjan,
Dhe ne balle syte e bukur,te EDES qe dua ti mban
Ja ku eshte mami im,thirri LINDA e vrapoi
Nje grua e kapi per dore dhe e perqafoi.

Oh ne cast sec ndjeva,syte mu erresuan
Se ne duart e mia pak me pare vajza e ime kish qendruar
Ne te dy ne ate cast si statuja po qendronim
EDA me shihte me inat,dhe ne syte e saj nje lot I bukur vezulloi.
Fryma me merrej me ngulm, shpirti me ish copetuar
Prane meje, fare prane qendronte EDA qe shume e dua.

Si vegim ne ate cast,koha e shkuar mu kujtua
Kur EDA tha se priste femije,dhe une ika e lashe si te huaj,
Shume kohe me pare kisha kerkuar ,ne lagje e qytet
Por jo se kisha gjetur,dhe mundohesha qe ne zemren time ta mbyllja kete plage,
Duke thene se ajo kash vdekur!
Dhe tani pas 5-vjetesh,para meje me qendronte
Duke me pare me cudi,si nje te huaj qe nuk deshiron ta shikonte.
EDA belbezova lehte,ta dish sa te kam kerkuar
Cdo dite per ty kam menduar,cdo nate per ty kam enderruar
LINDA eshte vajza ime,me thuaj EDA mos hesht me
Me thuaj pra ki meshire,te lutem mos me ler te vdes.
Ajo me pa e inat,dhe filloj te fliste,
Kete femije qe sot e dashke,pse para 5-vjetesh e braktise.
Na le e u largove,me le dhe me tradhove
Duke jetuar ne vetmi,rrita vajzen femi.

Tani c’pret nuk dua te te shohe,largohu ik sa me larg
Shpirtin me, mos ma copeto,20 vjece mu me le,fat te zi e jeten ma nxive!!
Mos valle nuk u ngope e don t’ja nxish jeten edhe kesaj femije.

Atehere I mallengjyer u ktheva nga LINDA ,hapa krahet me mallengjim
Qe ti jepja pak ngrohtesi,
LINDA I thashe jam babai yt,te lutem te pakten ti
Te lutem mos me braktis,une tha LINDA nuk kam baba
Babai im a vdekur,mjaft thirri EDA ,LINDA,hajde sot ne rruge helmin kemi gjetur,
LINDA e vogel ne ate cast,mua me inat me pa,dhe filloj te vajtonte
Mamin e saj te perqafonte .

Shkoj shume kohe dhe LINDEN se pashe me,EDEN shihja ne enderr cdo nate,
Veshur me fustan te bardhe,dhe me pyste perseri ,Pse ke ardhe??
Nje dite ne lulishte kalova,si gjthmone me melankoli
Kur pa pritur c’te shikoja LINDA ecte ne vetmi
LINDA thirra fort vrapova,hapa krahet dhe e perqafova,perhere te pare kur e pushtova
Ne kraharorin tim tik-taket e zemres se saj degjova.

Ne duar mbante nje tuf me lule,trendafila gjak te kuq,ne sy cudi kish lot
Valle mos ishte e semure apo kish lumturi plot
Mendova se ne syte e saj,lotet nuk ishin vetem gaz,prandaj I thashe me qetesi,hajde te ulemi te dy bashke.
I ngrita floket e saj kacurrela,dhe e pyeta LINDA lulet kuj po ja dergon??
Mos mami ka ditelindjen dhe asaj po ja dhuron
Jo tha LINDA me ze te dridhur, mamit vertet lule po I coj
Por jo per ditelindje po ne varreza po ja dergoj!!!
Mami im nuk rron me,vdiq plot trishtim,tek po vdiste plot hidherim,thirri ku je GONI im??!!
Nuk e di se si ne kembe qendrova,shpirtin se si e frenova,shpirtin qe donte te dilte,sesi e ndalova
Kapa LINDEN I fshiva lotet,dhe me te per dore ne trotuar,kalova dhe per nga varrezat u drejtova
Ne te dale te varezave,ish nje varr I ri ,ku me germa floriri ish shkruar EDA, EDA qe vdiq ne rini!
U afrova dhe u ula, lotet me nuk I durova,varrin filloja ta pushtoja me te puthura ta mbuloja.

EDA- EDA thirra me ngushellim,te lutem ngrihu vetem njehere, te te shoh ato sy plot zjarr e te vdesim te dy penjehere!
EDA te lutem ngrihu LINDA te kerkon,EDA-EDA lotet tane nuk degjon
O ti dhe dhe I zi,te lutem vetem per nje cast,te lutem lere EDEN te dale,te mos rri aty ne varr.
Pse mes eshtrash e krimbash ,trupi I saj duhet te qendroj,pse valle engjell si ajo s’duhet te shohe drite perseri !!

Mire pra kete lutje nuk po ma degjon,mesazhin tim plot me lot,dergoja EDES ne ate bote,dhe tregoj plot me gjate,
se sa shume e dashurova,dhe dhuroj shpirtin tim po se pranoi
EDA e di mire se une ne varr ty te cova,ndaj I lutem zotit shpirtin tim ne ferr ta coje
Deshiroj qe shume shpesh te vdes,qe me ty te takohem,qe me ty te bashkohem
Ne kete cast me lot e ngasherim,ne faqe dicka po luante,ishte buza e LINDES qe me embelsi me foli
Babi babi ti mos qaj,shpirtin tim mos e copeto,zemren time te vogel ,ti mos e lendo.fjala babi me tronditi,
O sa shume e kisha pritur,sepse edhe ne enderr kjo fjale me kish ikur,
Ne kete cast,me gishtin e vogel LINDA dicka po me tregonte,sepse loti im e I saj,mbi fjalet e pistafit te bardhe kishin rene!

Mos qaj ti LINDA mos qaj se babai ty do te te marre.mora LINDEN per dore,nga varezat te dy dolem
Ktheva koken menjane sepse dashurine atje kisha lene,bashke me dashurine ,kisha lene edhe shpirtin tim.
Tani zemra per LINDEN me punonte,qe asaj lumturi ti dhuronte,mora LINDEN une per krah,dhe fot e perqafova,
Lotet rridhnin curk,ne syte e saj nje shprese shikoja.
LINDA – LINDA zemra ime,sa fat keqe paske qene
Njehere e vogel pa baba dhe tani je pa mama.

Mora LINDEN per dore dhe I mora nje akullore,por nuk e donte rrinte e shikonte
Po pse nuk e do akulloren LINDA, oh more babi si kur te ishte dhe mami,sa bukur….dhe te tre ne lulishte tani te shkonim,
Dhe ne zemren tone krahe do te merrte enderrimi!

Oh ta dish ti o babi,sa shume mami te donte,sa here te kujtonte me te puthura e lot fotografine tende mbulonte!
Ne ate moment,akullorja LINDES nga duat sec I ra,dhe filloj pas ne gruaje te vraponte
Mami mami ti me prit,mami mami ti mos ik,
Kur e pa qe s’ishte ajo
U kthye nga une me ngasherim, koken mbi trupin tim mbeshteti,ngasherimi I saj me rreshqethi!!

Qe te dy ne trishtim,
Ne krahe te njeri tjetrit rrinim
Dhe yjet lart ne qiell
Lotet tane shihnin…..!!

9 Histori Dashurie! Empty Re: Histori Dashurie! 21/1/2013, 06:44

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
NJE VAJZE SHTATZANE DIKUR BRAKTISA


- Në poret e trupit më digjet si zjarr,
Ndjenja e shpirtit të shkrumbuar.
Gjinjtë më lotojnë si sytë e drerit të sapovrarë,
Trupi yt nën kërthizë më rritet,
Mitrën pushtove me gjak te bardhë,
E rritet, rritet ne pafajsine e mëkatit.-
Bërtite qetësisht atë natë,
Me trup të rënduar nga fara ime,
Me shpirt të lulëzuar nga fara ime,
Mbi shkrumbin e dashurisë që të dogji.
- Përballë s’të kam, në krah s’të kam,
Në zemër të kam, në mitër të rris,
Si vuajtje e gjallë e ndjenjës së djegur. -
Bërtite qetësisht atë natë.
Me dhimbje për ditën që do të lindëte,
E mjerë për flakën që të dogji,
E bukur për amësinë që të fala,
E vdekur për jetën me vuajtje që të ngjalla.

10 Histori Dashurie! Empty Re: Histori Dashurie! 21/1/2013, 06:46

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nje Histori Dashurie ...

Ishin njeher dy te rinje . Nje djal i cili dashuronte nje vajze ... Bashke me dashurine e madhe qe kishte per vajzen , kishte edhe nje frike se nje dite do ta humbiste ate . Me kalimin e diteve dashuria e tij po shtohej , ndersa vajza nuk e dinte se cka te bente . Ne nje ane e kishte te pamundur ta dashuroj ate , ne anen tjeter i vinte keq per djalin , dhe nuk kishte se si ti tregonte qe ajo nuk mund ta donte ... Ditet po kalonin ndersa djali po krijonte enderra dhe ideale per jeten , pa
dyshim ishte shum i lumtur , dhe vetem shpresonte qe nje dite vajza do te dashurohej te ai ... Ne Fakt ai e kishte te pamundur ta kuptonte se personi te cilin e dashuron pret vetem çastin e duhur per t'i thene lamtumire . Cdo fjal qe thoshte ajo , ishte me vlera jetore per te , cdo gje qe bente ajo , ishte e paharrueshme per te . Keshtu vazhduan nje kohe te gjate ... Kaloi nje kohe dhe djali mendoi se ksihte ardhur çasti i duhur qe ata te dy t'i bashkonin shpirtat pergjithmone. Ne fakt djali nga vetebesimi i madh qe nje dite do te rregullohej cdo gje , nuk e mendonte fare mundesine qe cdo gje te rrenohej , dhe qe mund ta humbiste . Kerkoi nga ajo qe , te perfundonte miqesia e tyre , dhe te fillonte nje lidhje per te mos perfunduar kurre . Por ajo qe e dinte nga fillimi qe nje dite duhet t'ia rrefente te verteten , qe nuk mund t'i thoshte atij se e gjitha ka qene vetem nje enderr e parealizueshme , e beri zemren gurre dhe i tha se miqesia e tyre do te per-fundonte , por lidhja e tyre nuk do te fillonte kurre . Ai , lutej qe keto fjale te ishin vetem nje enderr nje ankth , dhe te mos ishin te verteta . Por , heret apo vone duhej ta kuptonte se ne fakt ky ishte realiteti i tije . Keshtu djali vendosi , qe dashurine qe kishte per vajzen te mos e humbiste kurre , dhe per ta realizuar kete vendosi qe te mos dashuroje me asnjehere , ne mendjen e tij ishin vetem disa fjale qe thoshnin " Nese nuk e kam ate qe dua , Pse te kem dicka qe nuk dua ? " ...

Nga ajo dite , deri me sot , dhe deri ne pafundesi ai ka jetuar vetem ne vuajte dhe dhimbje per ate , por me nje krenari per dashurine qe kishte per te . Edhe sote , Nese ai eshte gjalle , sigurishte qe duhet te jete duke vuajtur , dhe duke derdhur lote per vajzen e cila ia ktheu shpinen dhe i tha "Lamtumire" ne kerkim te dikujt qe do ta donte me shume e qe s'do ta gjente kurre ... Keshtu rruget e tyre u ndane , per te mos u bashkuar me kurre . Kjo ishte Nje histori e dhimbshme e nje te riu me ideale dhe shpresa per dashurine .
Do te mund ta pershkruanit se cka kishte ndodhur ne vazhdim ? ...

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons