Forumi Kuq E Zi
Si përfitohen zemrat e njerëzve? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Si përfitohen zemrat e njerëzve? Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Si përfitohen zemrat e njerëzve? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Si përfitohen zemrat e njerëzve? Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Si përfitohen zemrat e njerëzve? 200-150_1270496498
Njëmbëdhjetë mënyra për të përfituar zemrat e njerëzve. Këto janë shigjeta për të gjuajtur zemrat. E kam fjalën për ato vlera që i zbusin ato, i mbulojnë të metat dhe i fshijnë gabimet. Merri pra dashamiri im këto shigjeta, të cilat po i lëshove do t’i zotrosh zemrat, kujdesu për to dhe përpiqu që të veprosh drejt për të arritur deri te qëllimi dhe kërko ndihmë prej Allahut, subhanehu ve teala.

Mënyra e parë: Buzëqeshja.
Për të kanë thënë se është si kripa në ushqim. Është shigjeta më e shpejtë me të cilën i përfiton zemrat dhe megjithkëtë është adhurim dhe lëmoshë, “buzëqeshja me vëllain tënd kur të takohesh sy më sy është lëmoshë” siç qëndron në Tirmidhi, kurse Abdullah ibën Harithi thotë: nuk kam parë ndonjërin që më së shumti buzëqeshte se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,

Mënyra e dytë: të jesh i pari në përshëndetje me selam.
Kjo është një shigjetë e cila depërton në thellësitë e zemrës për ta përfituar atë, mirëpo zbukuroe këtë me buzëqeshje, me dashamirësi, me shtrëngim të dorës për dore. Në të njejtën kohë kjo është edhe shpërblim, më i miri është ai i cili i pari fillon me selam. Omer Neddij thotë: dola me Abdullah ibën Omerin, radijall-llahu anhu, dhe çdo fëmij apo të rritur që takonte në rrugë e përshëndette me selam. Hasan Basriu thotë: përshëndetja dorë për dore e shton dashruinë, kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: “mos e përçmo asnjë të mirë, po edhe të takosh vëllain tënd më fytyrë të buzëqeshur”, kurse në Muvetta qëndron: “ përshëndetuni për dore sepse ajo e largon zilinë, jepni dhurata njëri tjetrit që të duheni sepse kjo e largon urrejtjen.” Ibën Abdulberri thotë: hadithi transmetohet në shumë varianta dhe është hasen.

Mënyra e tretë: Dhurata
Ndikimi i saj është i çuditshëm, kaplon të dëgjuarit, të parët dhe zemrën. Atë që shumë njerëz e praktikojnë në rraste të ndryshme duke ndërruar dhurata është vepër e lavdëruar, madje e preferuar me kusht që të mos e ngarkon veten më tepër sa që mundet. Ibrahim Zuhriu thotë: më urdhëroi babai im që t’i shkruaj emrat e anëtarëve të familjes dhe të afërmve, pasi i shkrova më pyeti: shiko mos e kemi haruar ndonjërin! Iu përgjigja: jo. Më tha: si jo, një njeri i cili më pat takuar një herë dhe më dha selam në mënyrë shumë të bukur, ai duket kështu e kështu, shkruaj për të dhjetë dinarë! Shikoeni ndikimin e mirë të përshëndetjes së mirë, ky njeri deshi që t’ia kthen atij me hedije dhe me një të mirë tjetër.

Mënyra e katërt: hështja dhe të folurit e paktë përveç nëse ka dobi
Ke kujdes dhe mos e ngrit zërin as mos e tepro së foluri nëpër ndeja, mos kërko të jesh në qendër të vëmendjes nëpër tubime. Mundohu që të flasish fjalë të mira dhe të lehta sepse “fjala e bukur është sadaka” siç transmetohet në Buhari dhe Muslim. Kjo vlerë ka ndikim të çuditshëm në përfitmin e zemrave dhe ndikimin në to, madje edhe me armiqt e mos të flasim për vëllezerit dhe bashkfetarët tu. Aishja, radijall-llahu anha, iu tha jehudijve: “edhe mbi ju qoftë vdekja dhe mallkimi” e Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i tha: “ngadal Aishe se Allahu e do butësinë në çdo punë” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi). Enesi, radijall-llahu anhu, trasnmeton se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “të porosis me moral të mirë, heshtje të gjatë se pasha Atë në dorë të të Cilit është shpirti im, nuk zbukurohen njerëzit më mirë se me këto cilësi.”

Mënyra e pestë: edukata e ndëgjimit të tjerëve kur ata flasin
Duhet që kur të tjerët flasin t’i dëgjojmë ata dhe të mos i ndërpresim. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk ndërpriste bashkbiseduesin përderisa ai të ndalej. Ai i cili përpiqet ta praktikoj këtë, njerëzit do ta duan, përkundër atij i cili flet shumë dhe ndërpret shumë të tjerët kur ata flasin. Shiko këtë gjest të mahnitshëm nga Atai i cili thotë: ndodh që ndonjëri më tregon ndonjë hadith dhe unë e dëgjoj atë sikur të mos e dija edhepse e kisha mësuar para se të lindej ai.

Mënyra e gjashtë: pamja e bukur
Duhet që të kemi pamje, rroba dhe erë të mirë, Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Allahu është i bukur dhe e do bukurinë” siç transmeton Muslimi. Omer ibën Hattabi, radijall-llahu anhu, thotë: mua më pëlqen kur shoh një djalosh me rroba të pastërta dhe me erë të mirë. Kurse Abdullah ibën Ahmedi thotë: nuk kam parë ndonjë me rroba më të pastërta e më të bardha që kujdesej shumë për pastërtinë e trupit, për pamjen e tij duke rregulluar mustaqet dhe flokët se sa Ahmed ibën Hanbeli.

Mënyra e shtatë: veprimi i punëve të mira dhe ofrimi i ndihmës nevojtarëve
Kjo mënyrë është shumë efektive për të fituar zemrat e njerëzve, këtë më së miri e përshkroi poeti me fjalët e tij:
Bërju mirë njerëzve do t’i robërosh zemrat e tyre
Shpeshherë bamirësia robëron njeriun
Madje me këtë fiton dashurinë ndaj Allahut, Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: “njerëzit më të dashur te Allahu janë më të dobishmit” kurse Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “bëni mirë se me të vërtet Allahu i do bamirësit” (Bekare – 195)
Një poet thotë:
kur të shoqërohesh me njerëzit behu rob i tyre
bëhu si uji i ftohtë dhe i ëmbël për mëlqinë e etur të çdo shoku

Mënyra e tetë: shpenzimi i pasurisë
Çdo zemër ka çelës, kurse çelësi i shumë zemrave është pasuria, sidomos në këtë kohë. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “unë i jap ndonjërit pasuri edhepse tjetërkush është më i dashur për mua, nga frika që mos të hyj në Zjarr” (transmeton Buhariu). Safvan ibën Umeje, njeriu i cili e dha tërë mundin e tij për të penguar islamin si dhe duke bërë kurthe e komplote për ta likuiduar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, të njëjtit Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ditën e çlirimit të Mekkes i jep siguri. Ai kërkoi nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, që t’i jep dy mauj afat për të menduar rreth pranimit të islamit, e Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i jep katër muaj. Ai e shoqëroi Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në Taif dhe Hunejn duke qenë pabesimtarë. Pasi që e çliruan Taifin dhe derisa Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, vështronte plaçkën e luftës e pa Safvanin i cili kishte ngulitur shikimin e tij në një luginë të mbushur me dhen e bagëti tjera. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, filloi ta shikojë e pastaj e pyeti: të pëlqen kjo? Ai tha: po. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i tha: është e ytja dhe tërë ajo që kanë të. Safvani tha: nuk mund që kjo shpirtmirësi të burojë vetëm se nga shpirti i Pejgamberit. Dëshmoj se nuk ka zot që meriton adhurimin përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i tij.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, arriti që me vështrimin e tij dhe me këtë sjellje të arrijë deri te zemra e Safvanit pasi që zbuloi çelësin e saj. E përse tërë kjo kopraci? E përse kjo dorshtërnguarsi te disa njerëz? Sikur kanë parasysh varfërinë para syve të tyre, çdoherë që u shkon mendja për të shpenzuar!

Mënyra e nëntë: të menduarit mirë për tjerët dhe arsyetimi i tyre
Nuk do të gjesh mënyrë më të mirë dhe më të lehtë për të arritur deri te zemrat se kjo mënyrë. Mendo mirë për njerëzit rreth teje dhe ruhu nga mendimi i keq për tjerët dhe mos e bën syrin tënd kurth për lëvizjet dhe moslëvizjet e tyre e pastaj t’i komentosh ato sjellje, se me këtë devijon, lexo fjalën e poetit Mutenebi’: kur vepra e ndonjërit keqësohet, keqësohen edhe mendimet e tij dhe fillon t’u besoj hamendjeve të zakonshme.

Mënyra e dhjetë: shpalose dashurinë që ndien ndaj tjerëve
Nëse e don ndënjërin dhe ai ka pozitë të veçantë te ti, atëherë lajmëroe sepse kjo është një shigjetë e cila e robëron shpirtin, për këtë ka thënë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: nëse ndonjëri e don shokun e tij le t’i shkoj në shtëpi dhe t’i tregon se e don.” (sahihul xhami’), në një transmetim tjetër shtohet: “sepse kjo e zgjatë bashkimin dhe e forcon dashurinë” (mursel). E tërë kjo me kusht që dashuria të jetë për hir të Allahut, subhanehu ve teala, e jo për ndonjë interes të kësaj bote, siç është pozita, pasuria, popullariteti, bukuria e tjerë, sepse çdo vëllazërim jo në emër të Allahut është i kotë kurse ditën e Ahiretit është armiqësi: “Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.” (Zuhruf – 67)
Njeriu do të jetë me atë që e ka dashur Ditën e Kijametit. Pra shpalosja e dashurisë atij që e do është prej mënyrave me efikase për të përfituar zemrat e njerëzve. Ose do të veprojmë sipas kësaj për të bërë shoqëri plot dashuri, vëllazëri dhe bashkim ose në të kundërtën do të jemi shoqëri e përçarë, e kacafytur dhe e papajtuar. Për këtë shkak Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u mundua që të themelojë shoqëri ku dashuria do të jetë simbol i saj, duke vëllazëruar muhaxhirët (emigrantët nga Mekkeja) dhe ensarët (banorët e Medinës). Ajo dashuri arriti deri në atë që dy të vëllazëruar të vendoseshin në një varr kur ata ranë dëshmorë në një betejë. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për rrëndësinë e kësaj metode tha: “nuk do të hyni në Xhennet përderisa të besoni, nuk keni besuar përderisa të mos doni njëri tjetrin, a t’ju tregoj për një gjë të cilën po e vepruat do të duheni mes jush? Përhapeni selamin mes vete!” siç trasnmeton Muslimi.
Për fat të keq, ndjenjat dhe emocionet e disa njerëzve janë në pole të kundërta. Ka njerëz të cilet sillen me vëllezërit e tyre ashpër dhe pa ndjenja vëllazërore. Nga ana tjetër kemi të tillë që sillen me senzibilitet të madh aq sa arinë deri te dashuria e çrregulluar. Baraspesha ndërmjet mendjes dhe emocioneve dallon varësisht prej rrethanave dhe personave, dhe kjo është një nevojë që nuk mund ta arrijë çdokush porse është begati prej Allahut që ia jep kujt të don Ai.

Mënyra e njëmbëdhjetë: të jesh oportunist që nënkupton: sakrifikimi i të mirave të kësaj bote për të arritur një të mirë tjetër të kësaj bote ose të Ahiretit apo të dyjave (mudarah).
A din të të bëhesh opurtunist? Transmeton Buhariu në sahihun e tij nga Aishja, radijall-llahu anha, e cila thotë: “një njeri trokiti në derën e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e kur e pa ai tha: sa sjellje të keqe ka ky njeri! Pasiqë hyri, Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i buzeqeshi dhe e priti me fytyrë të mirë. Pasi shkoi, Aishja, radijall-llahu anha, i tha: o i dërguar i Allahut, kur e pe atë njeri (derisa ai ishte jashtë) the për të se është i keq, e pastaj i buzeqeshe dhe e prite mirë?! Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i tha: oj Aishe! A më ke parë ndonjëherë të jem i pamoralshëm? Njerëzit më të këqinj ditën e Kijametit janë ata prej të cilëve largohen të tjerët për shkak të sherrit të tyre.” Ibën Haxheri në librin e tij “Fethul bari” thotë: ky hadith është argumenti bazor për sjelljen oportuniste (mudarah).
Pra, me sjellje oportuniste nënkuptojmë: sjelljen me butësi dhe buzëqeshja kur takohemi me mëkatarët, të pamoralshmit dhe ndjellakeqët, për t’u mbrojtur nga sherri i tyre dhe për t’i përfituar zemrat e tyre që më pas t’i lënë gabimet, mirëpo me kusht që të mos miklojmë në fe porse në çështjet e kësaj bote. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “sjellja oportuniste me njerëzit është lëmoshë” (transmeton Taberani dhe ibën Sunnij. Ibën Bettali thotë: sjellja oportuniste është moral i besimtarit, ajo është: të jesh i lehtë për ta, mos të jesh i ashpër e kjo është prej mënyrave më të forta të bashkimit.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
une mendoj se nuk eshe shum leht te perfitohet zemra e nje mashkulli apo femre por duhet nje koh pak me e gjate , per mua sinqeriteti edhe ne radhe te pare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons