Biznesmenët janë ndër pacientët kryesorë të sëmundjeve të zemrës, sëmundjeve të gjakut, kockave etj. Saktësisht ndaj atyre sëmundjeve që burojnë së pari prej stresit, mungesës së aktivitetit fizik, abuzimit me duhanin dhe alkoolin.
Pavarësisht se për të kuptuar situatën në Shqipëri nuk ka statistika të sakta, kjo mund të dëshmohet nga vetë mjekët dhe puqjet e tyre të përditshme me pacientët.
Shkaku i parë, stresi
Biznesmenët që trokasin në dyert e klinikave dhe spitaleve janë të shumtë. Dhe në mosha të reja nga 35-45 vjeç. Me shkak të parë të sëmundshmërisë stresin. “Janë shpesh produkt i një përvoje të paplotë në biznes, arsim, pa një kulturë familjare tradicionale, gjë që ua bën më të vështirë të punuarin, sepse iu duhet t’i mësojnë gjërat vetë nga fillimi. Kjo gjë ua shton stresin. Gjithashtu, edhe pse gjendja ka ndryshuar këto vite, por ka ende mjaft biznesmenë shqiptarë, që kanë si karakteristikë t’i marrin përsipër vetë të gjitha punët. Ndërkohë që kudo në botë rezultatet e mira arrihen me stafe të kualifikuar dhe të cilëve iu besohet, pasi kanë ditur t’i zgjedhin. Apo nuk dinë të programojnë ditën apo javën e tyre dhe përgjithësisht i kryejnë punët spontanisht dhe mendojnë se vetëm puna sjell gëzim”, analizon sociologu Zyhdi Dervishi. Llesh Rroku, mjek kardiolog me përvojë shumëvjeçare në QSUT dhe i specializuar për këtë në Francë dhe Suedi, tregon se tek ai paraqiten shumë pacientë biznesmenë, të sëmurë me zemër. Pas bisedave paraprake, vizitave mjekësore, një nga shkaqet kryesore të problemeve edhe në shëndet është stresi sistematik, si bashkëudhëtar i të bërit biznes. Shefi i laboratorit të analizave të gjakut në Spitalin Ushtarak, Afrim Marqeshi, nisur edhe nga përvoja e tij e gjatë në laboratorë të ndryshëm privatë në Tiranë tregon se ka hasur edhe ai mjaft biznesmenë, duke kuptuar tek ata një dukuri, që edhe pse në mosha të reja rezultojnë me probleme me tensionin, kolesterolin apo tepri sheqeri në gjak, diabet, spondeliatroza, hernie diskale. Dhe të gjithë rrëfejnë se mbartin shumë strese në punë dhe familje.
Shtimi në peshë
‘Në praktikën time, biznesmenët e rinj kanë shtuar në peshë këto 3-4 vitet e fundit. Kjo vjen si pasojë e moskontrollit të ushqyerjes, duke marrë më shumë kalori se sa shpenzojnë e duke kryer një jetë sedentare, pa aktivitet fizik”, thotë Llesh Rroku. Biznesmenët që shpesh janë mësuar me rehatinë e makinave, në fakt, duhet të dalin shëtitje në mëngjes ose mbrëmje, të njohin faktorët e dëmshëm për shëndetin. Mjeku tregon se dëgjon biznesmenë, të cilët një javë rresht nuk zbresin nga makina. Por që zemra të jetë e shëndetshme dhe pa probleme duhet që njeriu të ecë 30-35 km në javë. Sipas mjekëve, vitet nuk maten me moshë kalendarike, por me moshë biologjike. Dhe mosha, sipas tyre, varet se si janë vazat e gjakut. Sa më elastike të jenë, aq më gjatë jeton njeriu. Dhe për këtë ndihmon jashtëzakonisht sporti, shëtitjet në natyrë dhe ajër të pastër.
Mungesë e kulturës shëndetësore
Sapo zbulojnë që mbartin rrezikshmëri tek tensioni, kolesteroli, mbipesha apo diabeti duken në dyert e spitalit, marrin mjekimin e parë dhe ndërsa duket se kuptueshmëria mjek-pacient është e lartë dhe se kujdesi këtej e tutje do të jetë i vazhdueshëm, ndodh e kundërta. Por kostoja e këtij moskujdesi ndodh të jetë edhe e lartë. Kanë ndodhur më pas infarkte apo insulta cerebrale të pariparueshme. Neglizhojnë edhe diabetin, duke mos mbajtur dieta të rregullta. Por ka dhe nga ata që vijnë të kontrollohen në spitale apo klinika mjekësore dhe pa pasur sëmundje, thjesht për t’iu paraprirë atyre. Por shumë pak prej tyre. “25% e biznesmenëve trokasin rregullisht në derën time apo bëjnë konsulta me telefon për çdo shqetësim, shenjë klinike që mund të kenë”, thotë Llesh Rroku. Të njëjtën gjë afërsisht pohon edhe mjeku i analizave të gjakut, Afrim Marqeshi. Ndërkohë që, sipas mjekëve, do të duhej një bashkëpunim sistematik dhe i hollësishëm i mjekut me pacientin. Mjeku duhet të dijë dhe vlerësojë çdo shenjë të të sëmurit apo atij që mendon se nuk është i tillë. Kjo fazë gojore (anamenza) madje është më e rëndësishme se çka tregojnë aparaturat mjekësore. Kjo ndihmon më shumë si mjekun, ashtu dhe pacientin. “Mos ki frikë që je sëmurë, por mos e harro këtë”.
Duhan dhe pije alkoolike
“Mbi 96% e biznesmenëve pinë duhan dhe konsumojnë pije alkoolike”, nxjerr një përfundim doktor Llesh Rroku, duke dhënë kështu një tjetër shkak themelor të problemeve në shëndet, jo vetëm të biznesmenëve, por gjithë shqiptarëve që e pinë në masën e tyre dërrmuese duhanin. “Duket se nëpërmjet duhanit dhe alkoolit rreken të përballojnë streset e përditshme, por në fakt shkaktojnë strese edhe më të mëdha, ato të problemeve në shëndet”, shpjegon mjeku. Dhe janë të tillë që sa fikin një cigare ndezin tjetrën dhe nuk arrijnë të shkëputen një herë e përgjithmonë. Apo pijnë mjaft shishe birre në ditë pa ruajtur masën. “Madje dhe atëherë kur kanë probleme serioze fill pas ndërhyrjeve kirurgjiakale dhe duhet ta lënë në mënyrë urgjente përdorimin e duhanit, nuk heqin dot dorë”. E veç kësaj, sidomos meshkujt janë të pavëmendshëm për të ngrënë në mënyrë cilësore, vakte sidomos me fruta dhe perime. Sipas mjekut, ata që vazhdojnë të jenë duhanpirës dhe të trokasin më kot në dyert e mjekëve.
Të përthithur nga fitimi
‘I kanë mundësitë të bëjnë fundajavat pushim, por mania vetëm për të fituar i ka gllabëruar dhe i bën të harrojnë se gjëja më e çmuar është shëndeti”, thotë doktor Lleshi. Sipas tij, kur biznesmenët vijnë të vizitohen herën e parë duket sikur ndërgjegjësohen dhe se do të ketë një herë të dytë që do t’i sjellë sërish e do t’i bëjnë kontrollet periodike të domosdoshme mjekësore. Por pasi marrin shërbimin mjekësor për fazën akute, nuk trokasin më në derën e mjekut. “Them që dhe kjo tregon ashiqare që në vend të parë vënë punën dhe jo shëndetin. Harrojnë që bashkëpunimi duhet të jetë i vazhdueshëm”, analizon kardiologu me keqardhje. Biznesmenët në botë ashtu si kanë avokatin vetjak, kanë edhe mjekun e tyre apo të punëtorëve të ndërmarrjes. Duke pasur një mjek të qëndrueshëm ata kanë një kartelë mjeksore të vazhdimësisë së sëmundjes. “Sepse sado i mirë të jetë një mjek, me një vizitë të parë në pak minuta nuk mund të ketë rezultat si dikush që njeh historikun e pacientit. E krahas shpenzimeve me tepri për gjithfarë luksi, duhet të bëjnë kujdes edhe për shëndetin e të shpenzojnë sidomos për të”, bën vërejtje mjeku Llesh Rroku.
Indiferentë ndaj kushteve në spitale
“Këtu na vijnë të gjithë. Këtu e marrin ndihmën e parë. I shohin edhe kushtet e mjerueshme. Por askush nuk kujtohet të bëjë ndonjë investim më pas. Iu jam lutur biznesmenëve të ndryshëm, që do t’ju vë edhe emrin në pllakat për investimin që do të bëni për spitalin, por vë re që janë të prirur më shumë të sponsorizojnë koncerte e spektakle pa vlerë, se sa kushtet e spitaleve. Nuk kanë sjellë qoftë çarçafë apo batanije”, tregon me keqardhje doktor Lleshi për kushtet e deritanishme të spitalit numër 2, tashmë në restaurim e sipër.