“Në Santorini ndihesh si në asnjë vend tjetër të botës. Këtu gjithçka është më me dritë. Shtëpitë e bardha me kamaret e tyre, detin dhe perëndimet e diellit…”, fokuson BBC në rubrikën e saj të internetit për udhëtimet, duke e renditur ishullin grek të Cikladeve të parin në listën e pesë ishujve më të bukur në botë.
Në vend të dytë renditet Bali në Indonezi, në vend të tretë Cape Bretton në Kanada, ishujt Borokai në Filipine pozicionohen në vend të katërt, ndërsa në vend të pestë ndodhet Great Barrier Reef në Australi.
Santorini vitet e fundit ka marrë me dhjetëra vlerësime nga revista ndërkombëtare dhe organizma turistikë, që e përfshijnë ndërmjet destinacioneve më top për udhëtime në botë.
Këto vlerësime kanë shtuar edhe më tepër flukset turistike drejt Santorinit nga çdo kënd i botës dhe e kanë zgjatur në mënyrë të konsiderueshme sezonin turistik.