BALI
Nje vend i mrekullueshem ku pamjet piktoreske bashkohen me oqeanin, diellin dhe me shpirtin. Bali eshte nje prej 17 mije ishujve qe perbejne Indonezine, por eshte i vetmi ku hindute perbejne shumicen. Tre tempuj te lashte dhe te mrekullueshem hundu jane destinacionet kryesore te vizitoreve.
VIEQUES
Nje ishull i vogel, nen sovranitetin e Puerto Rikos, eshte nje prej perlave me te medha te pazbuluara te planetit. Ishulli ishte nje baze amerikane deri ne vitin 2003, prndaj vetem se fundmi ka nisur te zhvillohet. Plazhet e tij te virgjera, rera e bardhe dhe uji i kristalte i Oqenait Atlantik e bejne kete ishull nje destinacion te mrekullueshem per kampistet apo per ata qe preferojne pushime luksoze me cmim te ulet.
ISCHIA
Destinacioni i njerezve me te pasur italiane dhe europiane, Ischia este nje ishull luksoz, mrekullite e te cilit jane shfrytezuar e vleresuar qe prej 2000 vitesh. Perandoret romake, greket, turqit dhe se fundmi sheiket arabe, te gjithe cmenden per kete perle te ndodhur ne Detin e Mesdheut, shume prane brigjeve te Italise.
BORA BORA
I ndodhur ne Polinezine Franceze, ne mes te Oqeanit Paqesor, ishulli shtrihet ne kembet e malit Pahia dhe Otemanu, midis te cileve gjendet krateri i vullkanit qe ka krijuar ishullin dhjetra mijera vjet me pare. Resortet turistike, cmimet relativisht te uleta prej 200 dollaresh per nje nate ne dhome cift, ushqimi i mrekullueshem vendas dhe luksi qe mund te shijohet ne cdo cep, e bejne Bora Boren nje ishull qe duhet vizituar patjeter nje here ne jete.
KEPI PERENDIMOR
Destinacioni me i njohur i Florides, ka inspiruar shume njerez te rendesishem, mes te cileve shkrimtarin e njohur Ernest Heminguej, apo presidentin amerikan te viteve 1945-53, Harry Truman. Ne kete destinacion turistik, stili amerikan i jeteses bashkohet me argetimin dhe shfrenimin pa fund, ne cdo ore te dites, se bashku me nje diell te nxehte ne cdo stine te vitit.
PENANG
Te ecesh ne rruget e ngushta te Xhorxhtaunit dhe te shijosh ushqimin vendas, ne qytetin me te madh te ishullit malajzian te Penangut, eshte nje pervoje unike jetesore. Pjatat e mrekullueshme te detit, e kane shnderruar kete destinacion turistik me te fmashmin ne te gjithe boten. Ne fakt, vendasit i ruajne me fanatizem recetat sekrete te gatimeve te tyre, prandaj per te provuar shijen e vecante malajziane, duhet te udhetosh patjeter deri ne Penang.
GALAPAGOS
Ishujt e vetmuar ne mesin e Paqesorit u bene te famshem per here te pare ne vitet 1800, pas studimeve mbi evolucionin e Charles Darwin kreu ne keto ishuj. Pervecese jane shtepia e shume specieve te gjalla qe nuk ndodhen ne asnje cep te planetit, ishujt ofrojne ujevara mahnitese, plazhe te mrekullueshme, pyje te dendur dhe male te thepisur per te gjithe ata qe jane te apasionuar pas alpinizmit.
ISHUJT E PALMES NE DUBAI
Ne listen e dhjete ishujve me te bukur te planetit, Ishujt e Palmes ne Dubai jane te vetmit qe nuk jane krijuar nga natyra. Megjithate, jo per kete, resortet e palmave jane me pak terhqes per t’u vizituar. Ato sherbejne si nje destinacion perfekt, per te treguar se cfare ka ne dore te beje fantasia njerezore, e pajisur me shuma te cmendura parash.