Djaloshi pesëvjeçar, Jovan Zizic nga Kliqeva e Malit të Zi vërtet është i veçantë për një arsye – ai përveç se shkon në kopsht me bashkëmoshatarët, hobi e ka ta drejtojë buldozerin.
Ai mund ta drejtojë dhe të kryejë punë që kërkojnë angazhim goxha të madh me makinën gjigante prej 35 tonelatash, por ende nuk mund të ngjitet i vetëm në kabinë.
Djaloshi me lehtësi e nis buldozerin, rrotullon kabinën, gropon tokën me lugë, njëjtë siç mund të bëjë edhe një profesionist.
Xhaxhai i tij, Igor Stanisic, ka dhjetë vite që punon me buldozer dhe nuk është e vështirë të kuptohet se Jovani e ka mësuar zanatin prej tij.
Nëna e tij, Milena, thotë se shpesh pasi “luan” me buldozerin ai bëhet gati dhe shkon në kopsht për të luajtur pak edhe me bashkëmoshatarët.