Dyshime te medha kane perfshire banoret e kontese se Cowley, qe mjeti u doli krejt befasisht para syve
Në kontenë e Cowley të Kansas City nuk flitet për tjetër gjë. Sipas banorëve nuk ka dyshime: ai mjet që vërehet në imazhet e fotos këtu përkrah (dhe videos së mëposhtme) është vërtet UFO! Njerëzit shikuan të kalonte përpara syve të tyre ai kamion i madh që mbante mjetin e çuditshëm. Të gjithë pyetën se çfarë ishte: një avion, ndonjë mjet lundrues, apo UFO? Fakti që ndër të tjera, personave në rrugë iu kërkua rezervim maksimal për këtë çështje, ka ngjallur edhe më tepër dyshime.
Në fotot e shkrepura nga banorët dhe të publikuara nga shtypi shihet qartësisht mjeti. Forma është ajo klasike e një anijeje aliene, siç vërehet shpesh nëpër filmografinë fantastiko-shkencore. “Ishte një sferë e madhe që kaloi rrugën mbi një kamion. Dhe menjëherë mendimi im i parë ishte: ‘Kjo duket si një UFO’”, rrëfen një banor për televizionin amerikan ABC. Kurse zëvendes sherifi Bill Mueller duhet të ketë shpjeguar se bëhet fjalë për një avion eksperimental, ndoshta një farë “drone” pa pilot. Mirëpo, të paktë janë ata që në qytezën e Cowleyt i besuan fjalëve të tij.