Google po akuzohet se ka kompromentuar sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – me fotografimin e bazave ushtarake dhe publikimin e tyre përmes hartës elektronike.
Gjiganti i motorëve të kërkimit është nën akuzë pasi me anë të Google Maps janë realizuar fotografi të cilat “zbulojnë sekretet” shtetërore të SHBA-së lidhur me avionët e telekomanduar.
Zbulimi i sulmuesit ajror është bërë në liqenin Yuça në Nevada, e cila është një zonë
ushtarake për testimin e avionëve R-170, të ngjashëm e avionin që humbi javën e kaluar në Iran.
Një ish-kolonel shprehet se Irani mund të jetë i interesuar për të marrë informacion mbi këtë bazë. Në foton e realizuar në fillim të vitit 2011 me anë të Google Maps duket një avion MQ-1 Pertador.
Kjo foto si edhe detaje të tjera bëjnë që për fuqitë e tjera botërore të jetë shumë e lehtë për të marrë informacion sekrete mbi avionit spiunë të SHBA-së.