Forumi Kuq E Zi
Shkrim interesant ... Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Shkrim interesant ... Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Shkrim interesant ... Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Shkrim interesant ... Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Shkrim interesant ... Empty Shkrim interesant ... 5/7/2013, 09:02

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Një nga kombet më të vjetra të Europës, shqiptarët kanë lënë gjurmët e tyre të pashlyera anembanë botës, siç duket edhe nga një numër i madh emrash qytetesh, fshatrash, krahinash, kandrrash, mikro-organizmash, bimësh dhe personalitetesh të shquara në Europë dhe gjetiu.

Kështu, ishin banorët e Kolonjës të cilët jo vetëm ia dhanë emrin produktit të mirënjohur kozmetik turk (kolonya), por edhe vetë qytetit gjerman të Köln-it, të themeluar nga mercenarë kolonjarë të Mesjetën e Hershme në shërbim të mbretit përparimtar Charlemagne; në një kohë që të tjerë mercenarë, edhe këta kolonjarë, themeluan komunën Cologne në jug të Francës, me të cilën është binjakëzuar sot qyteti i lashtë i Ersekës.

Po në Francë, një grup kolonësh nga Durrësi legjendar themeluan, dikur në shekullin XII, komunën e Durasit, në Lot-et-Garonne.

Të tjerë refugjatë katolikë arbër, nga dioqeza e Lezhës, themeluan qytetin e Liège-it, në Belgjikë, i njohur për ekipin e vet të futbollit Standard Liège, i cili ka zhvilluar ndeshje në Shqipëri.Kolonëve iliro-arbër nga Tirana iu desh të udhëtojnë më larg dhe të kapërcejnë Mesdheun me ndihmën e piratëve liburnë, për të themeluar qytetin e fortifikuar të Tyros-it, në Liban; ishin po këta që do të themelonin, shekuj më pas, kryeqytetin e Iranit Teheran.

Qyteti piktoresk i Corcia-s (Umbria), Itali, është themeluar prej një grupi emigrantësh nga Korça.

Dihet, gjithashtu, se ishin dy vëllezër nga Berati që themeluan qytetin e Belgradit, i cili më pas do të bëhej kryeqendër e serbëve të Ballkanit. Për këtë arsye, Berati është njohur nga UNESCO-ja si pjesë e trashëgimisë botërore në lëmin e urbanistikës shtegtare.

Një grup arbrish të hershëm nga Lushnja, në përpjekje për t’iu shpëtuar dyndjeve sllave, u arratis drejt Rusisë, ku themeloi qytezën e Lusnya-s. Në të njëjtën kohë, banorë të Ballshit, gjithnjë të tmerruar prej masakrave të sllavëve vandalë dhe vandalizmave të vetë vandalëve, u arratisën drejt Rumanisë, për të themeluar atje koloninë e lulëzuar të Balşa-s.Nuk po flasim këtu për ishujt ekzotikë të Socotra-s (arabisht قُطْرَى Suquṭra), në oqeanin Indian, të cilët u quajtën kështu nga kolonistë të shpërngulur, në antikitetin e vonë, nga kryeqendra ilire e Shkodrës (lat. Scodra).

Shumë arbër dhe shqiptarë kanë themeluar qytetet dhe qytetërimet e tyre në Greqi. Arbër dhe vllehë nga Tropoja, bartës të kulturës së Komanit, janë vendosur në fshatin Tropaia (Τρόπαια), në Arkadia, Peloponez; ndërsa të tjerë shqiptarë nga Kavaja kanë themeluar qytetin piktoresk të Kavalës, në Greqi.

Mbreti hungarez Mattias Corvinus ishte me origjinë nga krahina e Kurbinit; ndërsa inxhinieri Ernő Rubik, shpikës i njohur i kubit me të njëjtin emër, rrjedh nga një familje aristokratike arbërore prej qytetit të Rubikut.

Rrësheni, nga ana e vet, është i njohur botërisht për traditën e përpunimit të ricinus communis, bimë medicinale e quajtur kështu sipas emrit të qytetit. Vaji i nxjerrë prej kësaj bime sipas një teknike mijëravjeçare, ka shpëtuar miliona jetë anembanë planetit.

Burreli, nga ana e vet, njihet në botën mbarë si vendi ku për herë të parë u izolua, nga një fshatar vendës autodidakt, borrelia: një spiroketë që shkakton sëmundjen e borreliozës (e njohur edhe si Lyme Disease).Mjeku dhe alkimisti Lluís Domènech i Montaner, që shoqëronte mercenarët katalanë në shërbim të princit arbër Lek Dukagjini, u impresionua pa masë me numrin e vemjeve në pyjet e virgjra të zonës së Kukësit, duke u dhënë këtyre insekteve fisnike emrin cucas, me të cilin njihen sot e kësaj dite.

Diktatori fashist italian Mussolini e pagëzoi të bijën me emrin Edda, sipas qytetit epirot Porto Edda në brigjet e Jonit (Saranda e sotme), i cili i kish lënë përshtypje të jashtëzakonshme kur e kish vizituar, ende fëmijë...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons