50 fakte te rralla nga jeta e diktatorit Adolf Hitler
Me rastin e debateve për botimin në shqip të librit “Mein Kampf” të diktatorit më të tmerrshëm që ka njohur bota, Adolf Hitler. Botohen 50 fakte nga jeta e këtij njeriu që ideoi të qëndronte në pushtet 100 vjet, por që kaloi vetëm 17. Që ideoi jetën e një race të pastër ariane. Dhe, në këtë projekt ideoi shfarosjen e hebrenjve, të cilët në kohën e tij lanë 6 milionë viktima. Që ideoi dhe nisi Lutën e Dytë Botërore, dhe që la në fushëbetejë plot 50 milionë vetë, nga të cilët 12 milionë gjermanë. Faktet për jetën e tij nisin që nga lindja e tij në një fshat austriak, rritja dhe kalimi i fëmijërisë në Vjenë, ngritja e karrierës duke manipuluar miqtë dhe shokët. Arrestimi dhe burgosja për një ngjarje në një klub, dhe kalimi në politikë. Me idenë për të njohur se si funksiononte diktatori dhe për të sjellë atë që ka ndodhur me të gjithë diktatorët, për lexuesit tanë servirim një speciale për ata që kanë shkaktuar shumë viktima, por vetë kanë një fund po aq tragjik.
1. Adolf Hitler lindi në orën 18:30, më 20 prill 1889, në Braunau, një qytet në Austri dhe vrau veten në Berlin, në Bunkerin e Kancelarisë Perandorake, që ishte ndërtuar posaçërisht për të, në orën 15:30, në mesditën e 30 prillit 1945. Jetoi 56 vite, një javë e tri ditë.
2. Ishte fëmija e tretë i Alos Hitler, i martuar me Klara Polz, që ishte dhe mbesa e xhaxhit të tij. Motra dhe vëllai më i madh i Hitlerit ishin fëmijët e martesës së parë të të atit. Ndërsa Paola dhe Hitleri ishin dy fëmijët më të vegjël të familjes.
3. Schickelgruber është mbiemri i tij nga i ati Alos, që ishte një fëmijë i jashtëligjshëm. Një mbiemër që edhe në gjermanisht nuk shqiptohet lehtë. Gjatë ngjitjes në karrierën politike ai e ndërroi mbiemrin. Kjo i dha lehtësi në shqiptim, pasi nuk dihet nëse mbiemri i vjetër do ta ndihmonte të merrte atë famë.
4. Nuk ishte gjerman, por austriak, e megjithatë arriti t’i imponohej një populli prej 50 milionësh, duke u kthyer në idhullin e tyre. Një rast i veçantë, ku një jogjerman arrin duke përdorur patriotizmin të kthehet në lider kryesor.
5. Është cilësuar si diktatori më i madh i të gjitha kohërave. Krimineli nazist numër 1 në botë. Sundoi në Gjermani për 17 vite. Në këtë kohë u vranë 12 milionë gjermanë dhe u masakruan 6 milionë hebrenj. Ideator dhe zbatues i Holokaustit, dhe shkaktar i Luftës së Dytë Botërore.
6. Hitleri nuk ka shkëlqyer në shkollë. Në matematikë dhe në frëngjisht ka ngelur gjithmonë. E vetmja lëndë që e tërhiqte ka qenë historia dhe luftërat e Gjermanisë. Mësuesit e përshkruanin si një fëmijë të keq që nuk mund të shtrohej.
7. Adolf Hitlerin e kujtojnë si një njëri të zbehtë, shëndetlig, të dobët dhe përgjithësisht të ndrojtur dhe të përmbajtur, por ishte i aftë për shpërthime të befasishëm, zemërim dhe histerizëm ndaj atyre që i kundërshtonin fjalën.
8. Pesë ishin gratë që janë njohur si shoqëruese të Hitlerit. Aktorja Renate Muller, e cila vrau veten; Geili Rojball, e cila ishte mbesa e tij dhe thuhet se e vrau veten nga xhelozia. Leni Eiefenstal dhe Miss Midford, si dhe Eva Braun, që u bë gruaja e tij vetëm për një ditë të vetme.
9. Gjatë gjithë jetës ndaj tij janë kryer 42 atentate. U përdorën thuajse të gjitha armët, helmet, aksidentet, pistoletat, bombat me sahat, por asnjë nga atentatorët nuk arriti të realizonte qëllimin e eliminimit final.
10. Pas Luftës së Parë qëndron në ushtri, ku futet me shërbimin sekret. Ngarkohet të spiunojë takimet e Partisë Gjermane të Punëtorëve, ku u regjistrua si anëtar i saj, me numër 555. Spiunonte shokët, por aty ra në kontakt të parë dhe me frymën anti-semite që ekzistonte në Gjermani.
11. Krimineli numër një i botës ka hyrë në histori dhe si strateg ushtarak. Reparti ushtarak në kohën e tij arriti një nivel të lartë. Ishte e vetmja ushtri që mund të marshonte 20 km në ditë në atë kohë. Në fillim hidhte në sulm këmbësorinë, më pas mjete të rënda dhe në fund bombardimet.
12. Në pesë vite që Hitleri nisi Luftën e Dytë Botërore u vranë dhe u masakruan mesatarisht 11 mijë persona në çdo ditë. 6 milionë hebrenj, 6 milionë civilë sllavë, 4 milionë robër lufte, 1.5 milionë dezertorë politikë, 800 mijë romë, 300 mijë njerëz me handikap, 250 mijë homoseksualë, 2 mijë dëshmitarë të Jehovait.
13. Sundimi i tij në Gjermani, nga momenti që u zgjodh kancelar dhe deri në kapitullimin e Gjermanisë, zgjati 12 vite, katër muaj e tetë ditë. Në një kohë kaq të shkurtër, asnjëherë një vend nuk ka arritur t’i imponohet gjithë botës në një mënyrë të tillë.
14. Ëndrra e tij më e madhe ishte që të bëhej piktor dhe për këtë ai shpenzoi dy vjet, duke ardhur vërdallë në lice dhe duke ushqyer veten me mendime madhështore për t’u bërë një njeri i famshëm, pa bërë asnjë përpjekje tjetër për të siguruar jetesën. Këto ishin vite që për biografët Hitleri i ngjante një endacaku të pashpresë.
15. Adolf Hitleri në moshën 39-vjeçare u martua me vajzën e gjysmë-motrës së tij nga martesa e parë e të atit. Inçesti, sipas studiuesve të ndryshëm të jetës së Hitlerit, e ka shoqëruar për shumë breza familjen e tij. E dashura e fundit e Hitlerit ishte Eva Braun, me të cilën diktatori ndenji i martuar vetëm një natë. Ajo lindi më 6 shkurt të 1912-s, në Munih të Gjermanisë; vdiq më 30 prill 1945, së bashku me Hitlerin, në një vetëvrasje në çift.
16. Hitleri dështoi dy herë për t’u futur në Institutin e Arteve të Bukura, megjithëse ambicia e tij ishte për të studiuar për artet. Fitonte shuma të vogla duke pikturuar kartolina dhe reklama, duke u endur nga një bashki në tjetrën. Gjatë kësaj periudhe ai bëri një jetë të izoluar dhe të vetmuar.
17. I vrazhdë në komunikim, cinik dhe mosbesues te askush, Hitleri nga biografët përshkruhet si një njeri që ishte pak i shoqërueshëm. Veç pikturës, librat e historisë dhe studimet mbi popullin gjerman ishin një tjetër pasion i Hitlerit. Por kishte dhe një dhunti, për të joshur turmat.
18. 35 vite pas fundit të Luftës së Dytë Botërore, rusët në vendin ku u varros Hitleri ndërtojnë një rezidencë. Kufomat e Hitlerit, Eva Braunit, Joseph Goebbelsit dhe fëmijëve të Goebbelsit, i dogjën dhe hirin e hodhën në lumin Elba. Një dëshirë e lënë kjo në testamentin e Hitlerit.
19. Për mësuesin e frëngjishtes djaloshi Hitler ishte një “idiot i lindur”. Për një tjetër mësues, që nuk kishte as përshtypje të mirë dhe as të keqe, e ka cilësuar njeri të rëndomtë. Ndërsa i vetmi mësues i Hitlerit që ka lënë ndikim te ai, ishte i Historisë, nga ku mori mësimet e para për popullin gjerman. Hitleri pikturonte panorama të vogla me pamje të Vjenës, tablo të rëndomta, që përfaqësonin zakonisht një vend apo një monument shumë të njohur: Katedralen e Shën Stefanit, operën, Burgteatrin, Pallatin e Shën Brunit ose rrënojat romake të parkut të tij.
20. Pamja e Hitlerit nga mënyra e veshjes në rininë e tij ishte për të ardhur keq, në këtë kohë pamja e tij në Vjenë me atë mantelin e tij të gjatë e të vjetruar shumë që zbriste deri në nyjën e këmbës, tamam si një xhybe që ia kishte dhënë një hebre shitës rrobash të vjetra.
21. Ishte i gjatë 1 metër e 73 centimetra dhe sipas kartelës ushtarake, peshonte 70 kilogramë. Kishte një fytyrë të ashpër dhe asnjëherë nuk i hoqi mustaqet. Vishej gjithmonë me uniformë ushtarake, pallto të murrme dhe pantallona të zeza.
22. Dy ishin partitë politike që e tërhoqën fort Hitlerin e ri. Ai admiroi në fillim Partinë e Nacionalistëve Pangjermanë, të themeluar nga Georg Riter fon Shënerer. Dhe analiza e tij ndaj taktikave naziste ishte ndër më të saktat. Hitleri konsiderohej si një njeri fanatik, i verbër deri në fundin e tij tragjik. Ai e shkroi testamentin një orë para vdekjes. Ai ia ngarkoi hebrenjve përgjegjësinë e një lufte të cilën e nisi vetë dhe që i shkaktoi fundin e tij dhe Rajhut të Tretë.
23. Që në adoleshencën e tij, Adolf Hitleri u bë një nacionalist gjerman fanatik dhe i tillë mbeti deri në frymën e tij të fundit. Dashuria e Hitlerit për gjithçka që ishte gjermane ishte shumë e egër. Në pranverën e vitit 1913, Hitleri e braktisi përfundimisht Vjenën dhe shkoi të jetonte në Gjermani. Në moshën 24 vjeç atë e konsideronin të gjithë si njeri të dështuar plotësisht. Ai nuk u bë dot as piktor as arkitekt.
24. Riçard Vagner ishte kompozitori gjerman i referuar i Hitlerit. Jo vetëm për faktin se ishte gjerman, por edhe sepse muzika e tij tingëllonte si një simfoni lufte dhe pushteti për Hitlerin. Biografët thonë se Hitleri e dëgjonte për orë dhe orë të tëra, dhe merrte frymëzim nga arti.
25. Autori i preferuar i Adolf Hitlerit ishte filozofi gjerman Frederik Niçe. Ideja e nihilizmit dhe e mosnjohjes së çdo gjëje që ka ekzistuar më parë ishte një ide e marrë nga Niçe. Po ashtu dhe absolutizmi, dhe etja për pushtet, u huazuan nga Niçe. Vetëm se realizmi i njeriut të Niçes te Hitleri u bë në mënyrën më të egër.
26. Adolf Hitleri nuk kishte as miq, as familje, as plan e shtëpi, megjithëse ai zotëronte një besim të palëkundur në ndjenjën e thellë dhe të zjarrtë të misionit. Mesa duket ai nuk ishte asgjë tjetër veçse një vagabond mjaft i çuditshme dhe me kokën e mbushur me lexime.
27. Njeri me fytyrë të ashpër, kishte një dashuri të çuditshme për qentë. Besonte më shumë te qentë e tij që ishin race “Bari Gjerman”, sesa te gjeneralët e tij. “Wolf” ishte qeni i tij i parë, ndërsa “Bond” ishte qeni që e mori me vete edhe në bunkerin ku u strehua në fund të jetës. Thuhet se helmin me të cilin u vetëvra bashkë Eva Braun e provoi fillimisht te qeni.
28. Njeriu që do të sillte Luftën e Dytë Botërore në 1913-n zhvendoset nga Bavaria për t’i shpëtuar shërbimit ushtarak të detyruar në ushtrinë e Austro-Hungarisë. Por një vit më vonë do të dilte vullnetar, kur Gjermania hyri në Luftën e Parë Botërore. Në moshën 25-vjeçare, në frontin Francës merr gradën “Rreshter”. Plagoset në luftë dhe për merita të veçanta në një nga betejat më të përgjakshme merr medaljen e “Kryqit të Hekurt” të klasit të dytë, ndërsa më pas merr “Urdhrin e Klasit të Parë”, një medalje që asnjë ushtar i thjeshtë nuk e ka marrë më parë.
29. Në shërbimin ushtarak Hitleri ishte një ushtar i veçantë në krahasim me shokët e tij. Ai nuk merrte asnjëherë as letra, as pako, ai nuk kërkonte kurrë leje. Ndryshe nga të gjithë ushtarët, ai nuk interesohej për gra. Hitleri nuk qahej as nga pisllëku, as nga pleshtat. Humbjen e Gjermanisë në Luftën e Parë Hitleri e përjetoi gjatë momenteve që ndodhej në spital. Së bashku me shumë ushtarakë të tjerë që nuk e pranonin dështimin e tyre, vendosi të angazhohej në politikë për të shkatërruar marrëveshjen e paqes mes Francës dhe Gjermanisë.
30. Ishte viti 1920 kur Hitleri u bë përgjegjës për propagandën e partisë dhe la ushtrinë për t’i dedikuar kohën dhe jetën riorganizimit të partisë, të riemëruar si Partia Nacional Socialiste e Punëtoreve Gjermanë (NSDAP), e njohur shkurt si naziste. Adolf Hitleri u zgjodh në korrik të vitit 1921 president nga përfaqësuesit e Partisë Naziste, me idenë se ai ishte një person i cili u ofronte publicitet dhe dinte të tërhiqte fonde nga simpatizantë, udhëheqësit e Partisë Naziste e zgjodhën atë president të partisë me fuqi të pakufizueshme.
31. Më 24 shkurt të vitit 1920, Hitleri organizoi mitingun e parë për të. Në fjalimin e tij ai shpalli për të parën herë 25 pikat e Partisë Punëtore Gjermane. Pjesa më e madhe e fjalëve therëse dhe ndërprerjeve që bënin, drejtoheshin kundër pjesëve të programit që lexonte. Në vitin 1928, Hitleri zgjodhi Geringun për të qenë një nga dymbëdhjetë deputetët nazistë që do të përfaqësonin partinë në Rajhshtag dhe kryetar i të cilit u bë kur nazistët përbënin partinë më të rëndësishme në Parlament, më 1932.
32. Në moshën 35-vjeçare organizon një grusht shteti, duke përdorur strukturat paramilitare që ia bashkëngjiti Partisë Naziste, “Freikorps”, që ishin ushtarët e Luftës së Parë Botërore. Grushti shtetit dështoi dhe Hitleri dënohet me pesë vite burg.
33. “Mein Kamf” (Lufta Ime). Libri që Hitleri shkroi në burg. Në këtë libër ideatori i nazizmit shpalos të gjitha idetë e tij për racën, gjuhën gjermane dhe urrejtjen ndaj hebrenjve. Libri u bë një udhërrëfyes i brezave nazistë. Për fat të keq, askush nuk i mori seriozisht idetë e shkruara nga Hitleri, deri sa ai i vuri në zbatim ato. Në 1935, Hitleri ua shpërndau falas librin të gjithë gjermanëve për ta lexuar me detyrim. Ndërsa pas Gjyqit të Nurenbergut, libri “Mein Kamf” u ndalua, hyri në librat e ndalur për botim dhe shitje.
34. Në moshën 44-vjeçare themelon Partinë Nacionaliste të Punëtorëve Gjermane, që më pas u quajt Partia Naziste, pas rënies së Republikës së Vajmarit më 1933. Megjithëse kushtet ishin tepër të favorshme për rritjen e partisë, Hitleri i nuk i shfrytëzoi ato plotësisht. Ai e gjeti partinë të vogël, të pamjaftueshme, me një program me principe nacionaliste dhe socialiste, por me një udhëheqje të përçarë dhe me mjete të pamjaftueshme.
35. Më 30 janar 1930 emërohet kancelar (kryeministër) i Gjermanisë dhe që nga ky moment nis vendosjen e diktaturës naziste. Nazistët tashmë kishin arritur t’i imponoheshin popullit dhe kapën majat më të larta të pushtetit. Por kjo ishte vetëm nisja e idesë për pushtimin e botës. Një vit pasi u zgjodh kryeministër, në qershor të vitit 1934, Hitleri nisi spastrimet brenda partisë për të larguar rivalët, madje dhe ata që dikur e kishin ndihmuar. Brenda një nate vrau 71 njerëz të lartë të partisë gjermane, shumica njerëz që ndihmuan të vinte në pushtet. Kjo ngjarje njihet ndryshe në histori si “Nata e thikave të gjata”.
36. Djegia e Parlamentit Gjerman (Rajshtagut), më 23 shkurt 1933, ishte nisja e diktaturës hitlerianeKishte postin e kancelarit, por jo aq pushtet sa i duhej. Për zjarrvënien u akuzua një komunist, por, në fakt ngjarjet treguan se, Partisë Naziste në ato momente i interesonte më shumë rrëmuja në Gjermani për të marrë në dorë gjithë pushtetin. Më pas kjo djegie u përdor për të arrestuar kundërshtarët dhe për të zhdukur komunistët në Gjermani. Më 1933, Hitleri ngre shërbimin e fshehtë policor “Gestapo”. Ajo u ideua nga Geringu dhe Hitleri, dhe ishte struktura që grumbullonte të gjitha informacionet sekrete. Zbulimi i komploteve dhe kundërshtarëve brenda Gjermanisë, por edhe misionet sekrete jashtë saj, ishin detyrat kryesore të oficerëve të saj.
37. “Wolksvagen”, makina që edhe sot është një nga më populloret në Evropë, është ideuar nga Hitleri. Pas emërimit kryeministër, ai urdhëroi inxhinierët që të prodhonin një makinë që nuk do të kushtonte më shumë se 1 mijë marka për të pasur përdorim të gjerë në vend. Ai ideoi dhe emrin “Wolksvagen” (makina e popullit). Diktator, kriminel, sadist dhe mbartës i të gjitha epiteteve. Por kjo nuk e ka penguar të ishte “popullor”. Më 1938 revista prestigjioze “The Time” e zgjedh “Njeriun e Vitit”.
38. “Fyhrer” është titulli që mbante Hitleri. Në gjermanisht do të thotë udhëheqës, prijës. Një titull që askush tjetër nuk e kishte mbajtur në Gjermani. Përveç mikut të tij, gjeneralit Rem, të gjithë të tjerët i drejtoheshin vetëm me emrin “Fyhrer Hitler”. Rajhu i Tretë. Është emri që i vuri perandorisë së tij Aldolf Hitleri, që nënkuptonte një mbretëri ose bashkësinë gjermane si një e tërë. Rajhu i Parë quhej Perandoria Gjermane nga shekulli IX deri më 1802. Rajhu i Dytë quhej Perandoria Gjermane 1871-1818.
39. Kryqi i thyer Svatiska i ushtrisë gjermane është vendosur nga vetë Hitleri. Ai është një simbol i lashtë kelti dhe simbolizon diellin dhe fatin gjatë luftës. Por për studiues të ndryshëm ai simbolizon dhe racën e bardhë. Ndërkohë që simbole të ngjashme me të janë gjetur dhe në rrënojat e qytetërimit antik. Thuhet se Hitleri e ka marrë idenë gjatë studimeve për pikturë. Përshëndetja me dorën lartë ishte një tjetër shenjë, nderim që Hitleri e huazoi nga historia botërore. Shenja e nderimit me dorën lartë është përdorur për perandorët romakë “Ave Çezar” (Jetë të gjatë Çezarit). Hitleri e kthehu në “Heil Hitler” “Rroftë Hitleri”.
40. 1 shtator 1939 është dhe data zyrtare e nisjes së Luftës së Dytë Botërore. Pasi kish bërë një pakt me rusët, Hitleri vendos të pushtojë Poloninë, duke prishur marrëveshjet ndërkombëtare me Anglinë dhe Francën. Më 20 janar 1942, në Berlin Hitleri organizon konferencën për spastrimet që do të bëheshin ndaj popullsive joariane. 15 ushtarakë të lartë të drejtuar nga Hitleri, Reinhard Heydrich e Adolf Eichmann, ideojnë batimin e Holokaustit dhe dhanë urdhrin për ngritjen e kampeve të shfarosjes.
41. Holokausti është një teori, që do të thotë djegie totale. Në bazë të kësaj u ngritën me dhjetëra kampe përqendrimi në të gjithë Evropën dhe në Gjermani. Më të mëdhenjtë ishin Auschëitz-Birkenau, në kufi me Poloninë, ku u vranë në dhoma gazi dhe krematoriume rreth 70 mijë hebrenj. Janë mbi 50 kampe përqendrimi në të gjithë Evropën, ku u krye maskara kundër gjashtë milionë hebrenjve. Robërit grumbulloheshin në të gjitha shtetet që kishin pushtuar gjermanët dhe më pas dërgoheshin për në kampet më të afërta, që ishin vetëm kampe vdekjeje.
42. “Zgjidhja finale” u quajt aksioni që parashikonte shfarosjen e të gjitha racave inferiore me fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Hebrenj, romë, zezakë, sllavë, kundërshtarë të regjimit, u klasifikuan si gjahu i luftës. Në zbatim të këtij aksioni u vu një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Hitlerit, Himler. Adolf Hitler ishte njeri supersticioz. U besonte profecive dhe kërkonte nga astrologët parashikimin e yjeve për fatin e tij. Gjithashtu ishte i tërhequr dhe nga besimet okulte. Ndërkohë që nuk mungojë dhe autorë të tjerë që e lidhin besimin e tij me sekte të dyshimta fetare që praktikonin satanizmin.
43. Zhvillimi i shpejtë i ekonomisë është një kapitull më vete në historinë e perandorisë. Brenda pak vitesh Gjermania arriti të kishte numrin më të vogël të të papunëve në botë dhe ngrinte vlerën e markave njëlloj me paratë e vendeve të tjera të fuqishme. Hitleri organizoi dhomat duke vjelë shpërblime për arkën e shtetit. Humbja e Luftës së Parë Botërore e sanksionoi Gjermaninë në mbajtjen e një numri të kufizuar ushtarësh. Por, në 1934-n Hitleri kishte 100 mijë forca të armatosura. Ndërsa pas një viti ky numër shkon në 300 mijë.
44. Armatosja e Gjermanisë është një gabim që aleatët e paguan shtrenjtë. Hitleri urdhëroi ministrat të përgatisin një projekt të fshehtë që ishte armatosja e Rajhut, pa u vënë re nga aleatë. U ndërruan kryqëzorë deri në 26 mijë tonë. U fuqizua marina, këmbësoria dhe aviacioni. Në Zvicër u prodhuan armë të veçanta dhe teknologjia e luftës u bë më e rëndësishmja. U prodhuan 240 mijë makina lufte.
45. Lufta e Dytë Botërore, që nis nga Hitleri, më 1 shtator 1939, zgjati pesë vite, tetë muaj dhe shtatë ditë, dhe i kushtoi botës 50 milionë të vrarë. Atë që Hitleri e ngriti për 12 vite, u shkatërrua brenda pak ditësh. Kjo është dhe rënia më e shpejtë e një perandorie. Shqipëria u pushtua nga ushtria naziste më 11 shtator 1943. Gjashtë mijë trupa të armatës gjermane, ende pa kapitulluar Italia pushtuan Shqipërinë, duke zënë portet dhe pikat kryesore të vendit. Sipas ushtarakëve gjermanë,dislokimi i ushtrisë në Shqipëri ishte për të penguar zbarkimin e aleatëve nga Italia.
46. “Lufta rrufe” (Blickrig) ishte metoda më e pëlqyer e ushtarakëve gjermanë për të sulmuar kundërshtarët. Duke hedhur forcat në mënyrë të menjëhershme me të gjitha mjetet, kundërshtarët asgjësoheshin në afate sa më të shpejta. Më 1941, ushtria gjermane kishte arritur të mposhtte pjesën më të madhe të Evropës. Pushtoi Poloninë, Rumaninë, Bullgarin, Francën dhe në prill të 1941-shit sulmoi Bashkimin Sovjetik. Brenda një kohe të shkurtët pushtoi pjesën më të madhe të këtij vendi, por pa arritur të hyjë në kryeqytetin Stalingrad.
47. Përpara sulmit të aleatëve kundër Hitlerit, në 1944, ushtria gjermane kishte pushtuar pjesën më të madhe të Evropës. Franca, Holanda, Norvegjia, Belgjika, i gjithë Ballkani, Evropa Qendrore dhe pjesa më e madhe e Rusisë ishin nën armët e Gjermanisë. Asnjë herë në botë nuk ishte parë një pushtim i tillë që nga perandorët Mesjetës. Beteja e Stalingradit mes rusëve dhe gjermanëve është dhe ajo që shënoi fillimin e rënies së Hitlerit. Ajo filloi në verën e vitit 1942 dhe përfundoi me dorëzimin e gjermanëve në 31 janar 1943, dhe zgjati gati 200 ditë. Kjo betejë tregoi se ushtria gjermane nuk ishte e pamposhtur.
48. Në përplasjen mes rusëve dhe gjermanëve statistikat tregojnë se në çdo 25 sekonda është vrarë një ushtar. Rreth 800 mijë ushtarë të vdekur gjermanë dhe italianë, ndërsa 500 mijë ushtarë rusë të vrarë. Ndërkohë që shifrat e civilëve që u vranë edhe sot nuk janë të sakta. Në total vetëm beteja e Stalingradit mban edhe numrin rekord të viktimave, që arrin në 1,109,000 njerëz.
49. 10 ditë para vdekjes, gjeneralët e këshilluan të largohej nga Berlini. Ishte 20 prilli i vitit 1945, kjo datë përkonte me ditëlindjen e pesëdhjetë e gjashtë të tij. Po në këtë datë, në burgun e të dënuarve me punë të detyrueshme, Poletceneze, u ekzekutuan 27 veta.
50. I mundur tërësisht nga ushtria e forcave aleate, pasi Berlini dhe kuartieri i përgjithshëm i Hitlerit u rrethua, ai u detyrua të vrasë veten në Berlin më 30 prill të vitit 1945. Ai piu një kapsule helmuese e pastaj qëlloi veten me pistoletë. Hitleri kishte hyrë në bunker me 16 janar, pasi vendosi të qëndrojë në Berlin deri në momentet e fundit të luftës. Rreth 20m nën tokë, bunkeri kishte 18 dhoma të vogla dhe ishte plotësisht i furnizuar me ujë dhe elektricitet. Bashkë me të ishte Eva Braun, me të cilën u martua vetëm dy ditë para vetëvrasjes. I paralajmëruar nga vartësit e tij se rusët ishin vetëm një ditë tutje nga pushtimi i bunkerit, e nxitën që ai të largohej, por ai zgjodhi vetëvrasjen në vend të arratisë. Sipas të dhënave, besohet se ai dhe e shoqja, të dy kanë pirë kapsula helmuese. Për siguri ai ka qëlluar dhe veten me pistoletën e shërbimit. Trupat e Hitlerit dhe të Evës u dogjën në oborrin e bunkerit nga të mbijetuarit (siç ai kishte urdhëruar) dhe më vonë u gjetën pjesë të tyre nga rusët.