1. Kleopatra VII.
Philopator ka lindur fund të vitit 69 p.e.s. dhe ka vdekur më 12 Gusht 30 p.e.s. në Alexandria duke u vetvrarë. Ishte Mbretëresha e fundit të Egjiptit të vjetër. Ishte vajza e tretë e Tolomeut XII.Kishte origjinë greke dhe,duke pare praktikën e hapur midis ushtareve tolemaike per t’u martuar midis vëllezerish, ka mundesi që te kishte shumë pak gjak egjiptian ne vena. Në vitin 51 p.K. bëhet mbretëreshë e Egjiptit së bashku me të vëllanë Tolomeo XIII.Të dy duan pushtetin dhe Kleopatra lidh aleancë me Cezarin për të hequr nga froni te vellanë. Cezari kthehet në Romë në 46 p.K. Historia me Cezarin, që bëri aq shumë bujë, në të vërtetë zgjati vetëm një dimër. Kleopatra kaloi edhe një vit në Romë në visitë zyrtrë, por s’ka asnjë provë që të dy ishin ende të dashur. Pas vrasjes së Cezarit, Kleopatra kthehet në Aleksandri. Në vitin 42 p.K. Antonio ndan perandorinë me Oktavianin, duke marre Lindjen. Ishte 40 vjeç dhe ishte maruar me Fulvian. Kleopatra dhe Antonio takohen në Tasko në 42 p.K. Udhëheqësi romak dhe mbretëresha e Egjiptit bëhen aleatë dhe dashnorë, por Fulvia sëmuret dhe Antonio duhet të kthehet në Romë. Fulvia vdes, por Antonio është i detyruar të martohet me Oktvian, motrën e Oktavianit, për të ruajtur pozicionin e tij. Braktis Kleopatren shtatzënë me dy binjakë, do ta shohë vetem pas tre vjetësh. Në vitin 37p.K. Antonio niset në fushatë kunder Partëve dhe i kerkon Kleopatrës ta shoqerojë në Siri. Trupat e Antonios thyhen dhe ai kthehet në Aleksandri. Në vitin 32 p.K. Antonio divorcohet. Oktaviano nxit romakët kundër tij dhe konkubinen e tij të pabesë. Kleopatra e bind Antonion që ta presë sulmin e kundershtarit në Greqi. Beteja e Acios ishte nje disfatë për Egjiptianët. Antonio i ngul thikën vetes dhe Kleopatra, e mbetur vetëm, preferon të vdesë, duke u kafshuar nga një gjarpër helmues.Mbretëresha e fundit mitike e Egjiptit të lashtë vrau veten për të mos u burgosur në Romë si pre e luftës. Versioni i vrasjes së saj, i treguar nga Plutarku dhe filmat mitikë të Hollivudit, duhen lexuar sërish. Në fakt, historia na rrëfen se Kleopatra vdiq e helmuar nga pickimi i një gjarpri, ose më saktë nga kobra egjiptiane. Sipas dy studiuesve të Antikitetit, Christoph Schaefer dhe toksikologut Dietrich Mebs, ky version i vdekjes nuk është i vërtetë. Helmi i gjarprit do t’i kishte shkaktuar Kleopatrës një vdekje të ngadaltë pas disa orësh vuajtje mizore dhe ajo e dinte mirë këtë gjë. Kështu që ka gjasa të ketë përgatitur një lëng helmues, një përzierje kokute dhe opiumi, për një vdekje të menjëhershme dhe më pak të dhimbshme. Për të mbuluar gjurmët, ajo sajoi një tjetër alibi, duke krijuar kështu legjendën e helmit të gjarprit, që të mbetej në kujtimin e përjetësisë. Prej më shumë se dymijë vjetësh, legjenda e Kleopatrës është shkruar në shumë libra dhe transmetuar në dhjetëra filma hollivudianë, duke u treguar nga Plutarku e duke u interpretuar nga Liz Tejlor. Le ta kujtojmë edhe një herë shkurtimishthistorinë. Mbretërisë së Kleopatrës po i vinte fundi. I dashuri i saj, Mark Antoni, i mundur nga Perandori Oktaviani në luftën civile, që pasoi me vrasjen e Çezarit, i dha fund jetës. Ishte gushti i vitit tridhjetë para Krishtit. Kleopatra ishte mbyllur në pallatin mbretëror, sepse e dinte fundin e fatit të saj: do të burgosej dhe më pas do të dërgohej në Romë në mënyrën më poshtëruese të mundshme nga romakët fitimtarë. Dhe çfarë bëri atëherë Mbretëresha më e bukur e botës së lashtë? Sipas versionit tradicional, iu dërgua një shportë me fiq të freskët, brenda së cilës ishte fshehur me vullnetin e saj një gjarpër që e pickoi dhe i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Sipas dy studiuesve, Schaefer dhe Mebs, ka shumë gjasa që Kleopatra të ketë përgatitur një lëng helmues për ta pirë dhe të kishte një vdekje më pak të dhimbshme. “Në mbretërinë e saj, mjeshtërit e helmeve ishin me shumicë dhe Kleopatra ishte një grua tepër e zgjuar për të përballuar një vdekje mizore si ajo e shkaktuar nga helmi i një gjarpri”, bën të ditur Schaefer. Kështu ajo vendosi që të gënjente në momentin më kulminant, duke i dhënë fund jetës dhe duke lënë në histori një version të rremë mbi vdekjen e saj. Nuk ka dyshim që kjo është një gënjeshtër me bisht, megjithatë e çfarë nuk mund t’i falet një gruaje të bukur dhe tepër të zgjuar si ajo.
2. Nefertiti
Që ditën kur u zbulua, më 6 dhjetor të vitit 1912, bukuria e bustit të mbretëreshës hyjni të antikitetit mahniti dhe frymëzoi një seri të pafund piktorësh, skulptorësh, regjisorësh e studiuesish, gjë që padyshim arrin ta bëjë me të njëjtin intensitet edhe sot. Buzëqeshja hyjnore që lexohet në buzët e saj, qafa e hijshme, bukuria e fytyrës, ëmbëlsia e karakteri i fortë që reflekton kjo kryevepër dëshmojnë jo vetëm gjenialitetin e skulptorit, por edhe bukurinë e rrallë të mbretëreshës Nefertiti. Disa egjiptologë mendojnë, duke ju referuar emrit të saj, se Nefertiti vinte nga ndonjë vend i largët dhe ka shumë gjasa që mos të ketë pasur prejardhje nga familje me gjak mbretëror. Hipoteza më e besueshme është ajo që Nefertiti ishte e bija e një oficeri të lartë të ushtrisë, të quajtur Aji, i cili, pas vdekjes së Tuthankhamonit, djaloshit Faraon, u ul edhe vetë në fronin mbretëror (ka shumë mundësi të ketë qenë pikërisht Aji njeriu që e vrau Tuthankhamonin për t’i zënë fronin). Në mbishkrime të ndryshme Aji i referohet vetes si “Babai i Zotit”, gjë që të bën të mendosh se ai ka qenë vjehërri i Faraonit Akhenaton, bashkëshortit të Nefertitit, megjithëse nuk ka të dhëna të sigurta që të shpien në një përfundim të tillë. Në thelb nuk dihet asgjë e sigurt për Nefertitin deri në çastin kur ajo u martua me Faraonin Akhenaton, një ndër faraonët më tëpërfolur të Egjiptit. Peruidha e mbretërimit të tyre është një ndër më të trazuarat e historisë të Egjiptit, pasi u karakterizua nga ndryshime rrënjësore në besimin fetar, duke qenë se Zotat tradicionalë u braktisën nga familja mbretërore në favor të një përëndie të vetme, Zotit Diell të quajtur Aton. Për t’u theksuar është fakti se megjithë përpjekjet e familjes mbretërore për të rrënjosur një besim monoteist (veprim tejet i avancuar për kohën), kultet e Zotave tradicionalë mbijetuan dhe nuk u çrrënjosën nga teologjia egjiptiane. Besohet se Nefertiti luajti një rol aktiv gjatë ndryshimeve fetare dhe kulturore, nismëtar i të cilave ishte Faraoni Akhenaton. Jo më kot Akhenatoni ka hyrë në histori si Faraoni Heretik. Një sërë egjiptologësh shtyhen më tej dhe mendojnë se ka qenë pikërisht Nefertiti ajo që u bë nismëtare e besimit të ri dhe bindi bashkëshortin për ta rrënjosur këtë besim në popull. Asnjë rit i shenjtë nuk mund të kryhej pa praninë e Nefertitit. Falë saj dielli shfaqej në horizont, dashuria e të cilit për përëndeshën dyfishohej në përëndim. Në tempullin e madh të Atonit gjendeshin disa statuja të Nefertitit të cilave u drejtoheshin lutjet për prosperitetein e Dy Tokave.
Cifti mbretëror ishte i përbërë nga dy personalitete me rëndësi të barabartë përpara syve të Zotit Aton. Nëpër skena apo zbukurime ajo shfaqet tejet e madhërishme dhe e së njëjtës rëndësi me Faraonin, gjë krejt e pazakontë për një mbretëreshë. Në veçnti të shumta në numër janë skenat përgjatë të cilave Mbreti dhe Mbretëresha i drejtojnë së bashku lutjet dhe kryejnë ritualet e ndryshme për nder të Zotit Aton. Gjithashtu ishte pikërisht figura e Nefertitit ajo që u gdhend në katër këndet e sarkofagut të Faraonit Akhenaton për t’i siguruar mumjes së tij mbrojtjen e përjetëshme. Përmasat e figurave të saj ishin jo vetëm të së njëjtës shkallë me ato të faraonit (zakonish përmasat e faraonëve ishin shumë më të mëdha se të të tjerëve), por në një rast ajo tregohet duke mposhtur një armik, pozë karakteristike vetëm për faraonët. Po ashtu, në një skulpturë tjetër murale ajo shihet të ngasë karron e saj, edhe ky një privilegj që u rezervohej vetëm faraonëve. Një pompozitet dhe një rëndësi e tillë bëjnë të mendohet se Nefertiti ishte e veshur me një pushtet krejt të pazakontë për një mbretëreshë, aq sa disa egjiptologë mendojnë se ajo e mbajti e vetme fronin e Egjiptiti pas vdekjes së Akhenatonit. Ajo i dhuroi Faraonit Akhenaton gjashtë vajza, dy nga të cilat mendohet të kenë vdekur gjatë një epidemie. Nefertiti ishte njerka e Tuthakhamonit. Një gjë e tillë ka bërë që një numër i madh egjiptologësh të hamendësojnë se, ndërsa vogëlushi perandor ishte rreth 12-të vjeçar,
Nefertiti u bë bashkëregjente, për të marrë krejtësisht në dorë frenat e pushtetit pas vdekjes së Tuthankhamonit, duke mbretëruar kështu e vetme për një periudhë të shkurtër kohore. Gjasat më të mëdha janë që, për arsye që mbeten ende mister, ajo të ketë dalë nga skena rreth vitit të 12-të të mbretërimit të Akhenatonit. Në të vërtetë, zhdukja e mbretëreshës së famshme mbetet po aq misterioze sa edhe shfaqja e saj përkrah Faraonit Akhenaton. Nuk dihet me siguri në ajo u vra, apo vdiq për shkaqe natyrore. Me siguri dihet vetëm që në atë çast të trazuar të historisë së Egjiptit, çast ku Nefertitit luajti një rol të dorës së parë, armiqtë e saj duhet të kenë qenë jo të paktë. Këtë tezë e përforcon edhe fakti që shumë nga skulpturat e mbishkrimet ku gjendej emri i saj janë shkatërruar, përpjekje kjo për ta fshirë emrin e saj krejtësisht nga faqet e historisë së Egjiptit të lashtë. Edhe ajo që mendohet se është mumja e Nefertitit, nuk mund të japë shumë përgjigje për fatin e Mbretëreshës, pasi, gjatë viteve që pasuan vdekjen e saj, është gjymtuar qëllimisht në masë të madhe.
3. Mata Hari
(Margherita Gertrude Zelle) lindi më, 7 gusht të vitit 1876, në Leuuwarden , Holandë. Pas një fëmijërie shumë të vështirë, prindërit u ndanë për shkak të problemeve ekonomike, ndërsa ajo mbeti me të ëmën që vdiq vetëm pak vite më vonë. Kur ishte 20 vjeçe iu përgjigj kërkesës për martesë të një zyrtari, rreth 20 vjet më të madh se ajo. Vitet e para, qenë shumë të lumtura, u transferuan në Indonezi dhe lindën 2 fëmijë. Pastaj ndodhi tragjedia, vdekja e papritur e djalit të madh, për shkak të një helmimi misterioz dhe grindjet e vazhdueshme me bashkëshortin e çuan drejt ndarjes. Pasi mbeti e vetme, duke braktisur edhe profesionin e mësueses, u transferua në Paris dhe filloi të kërkonte fatin si balerinë ekzotike e eksperte për vallëzimet orientale. Me emrin skenik Mata Hari (Sytë e mëngjesit në gjuhën indoneziane) shumë shpejt arriti një sukses të paimagjinueshëm në qytete të ndryshme të Evropës. Asaj iu atribuan, nuk dihet nëse janë shpifje ose të vërteta, flirtet dashurore dhe lidhjet me ministrat, eksponentë politikë e ushtarakë të lartë, duke rritur popullaritetin e saj dhe duke e bërë njëkohësisht një divë të asaj kohe, por gjithashtu duke rritur edhe dyshimet rreth figurës së saj. Dyshime, që u konkretizuan, kur u akuzua për spiunazh. Mata Harit iu vu numri agjenturor gjerman “H.21”, ku H, siç u mësua më vonë nga kundërzbulimi aleat, përdorej për spiunët e rekrutuar para gushtit të vitit 1914. Kur filloi lufta në vitin 1914, Mata Hari ishte një spiune me përvojë për Gjermaninë, vend që ajo e adoptoi edhe për atdhe. Por ajo u zbulua nga francezët, të cilëve u kishte premtuar gjithashtu bashkëpunim. Pas kësaj, në një gjyq të posaçëm ata morën vendimin që ta pushkatonin. Megjithatë, historianët kanë debatuar gjatë këtyre viteve, nëse Mata Hari duhej konsideruar një agjente e infiltruar gjermane në Francë në një periudhë shumë të rëndësishme për fatet e Evropës, apo në të kundërt, personazhi i saj i dykuptimtë dhe intrigues, përveçse shumë popullor, mund të ketë shërbyer si “kurban” për të larguar vëmendjen nga zhvillimet e operacioneve ushtarake të luftës së madhe dhe të gjenin në të njëjtën kohë, një fajtor të thjeshtë dhe të pambrojtur. Margherita u rebelua ndaj këtij fati dhe luftoi deri në fund, për të hedhur poshtë akuzat që ju bënë, duke e quajtur veten të pafajshme. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për të ndryshuar verdiktin e Gjykatës Franceze, e cila e dënoi duke e cilësuar një spiune gjermane. Sipas vendimit, në një gjyq të posaçëm u vendos, që në 15 tetorin e vitit 1917 t‘i jepej fund jetës dhe mitit të saj. Por edhe pas vdekjes së saj, ashtu siç tregojnë kronikat e mëvonshme, ishte një grua e denjë për t‘u quajtur divë. Femra më e famshme e të gjitha kohërave në historinë e spiunazhit, e njohur ndryshe me emrin skenik Mata Hari, që u bë sinonim i misterit dhe joshjes, u pushkatua më 15 tetorin e vitit 1917, në poligonin ushtarak francez të Vincennas, pasi akuzohej se ishte spiune e gjermanëve në kohën e Luftës së Parë Botërore. Kërcimtarja ekzotike, që “çmendi” zyrtarët më të lartë të asaj kohe, ishte vetëm 41 vjeçe ditën kur u pushkatua. Por, për një personazh kaq të veçantë, edhe momenti fatal i ekzekutimit nuk mund të krahasohet me një “ceremoni” normale. Kështu, mbi sjelljen e Margherita Gertrude Zelle, përpara skuadrës së ekzekutimit të ngarkuar për ta qëlluar për vdekje, gjatë gjithë kohës kanë lulëzuar legjenda dhe thashetheme nga më të ndryshmet. Madje, ka edhe nga ata që thonë se ushtarëve të togës së ekzekutimit iu lidhën sytë për të parandaluar rrezikun që mund të kushtëzohej nga sjellja karizmatike e spiunes bukuroshe, e gatshme të bënte një sjellje jo morale edhe në prezencën e tyre.Po sipas zërave që qarkullojnë, Mata Hari e kishte përballuar shumë lehtë këtë provë të vështirë të jetës, duke treguar se ishte më se e qetë, madje në çastin më të tmerrshëm, përpara goditjes, i kishte parë qetësisht në sy dhe plot ëmbëlsi ekzekutuesit e saj, duke u dërguar edhe puthje. Pamja erotike e valltares holandeze dhe veprimet e saj nuk mund të ndaleshin para asgjëje. Kështu, sipas zërave, që nuk janë konfirmuar kurrë, vetëm pak çaste para se të pushkatohej, Mata Hari kishte hequr fustanin dhe kishte kërkuar që ta pushkatonin nudo. Detaje këto që ndoshta do të ndihmojnë akoma më shumë për të hedhur dritë mbi mitin e agjentes sekrete bukuroshe prej afro një shekulli.