Forumi Kuq E Zi
Çfarë do të ndodh ndodh në dhjetor 2012? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Çfarë do të ndodh ndodh në dhjetor 2012? Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Çfarë do të ndodh ndodh në dhjetor 2012? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Çfarë do të ndodh ndodh në dhjetor 2012? Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Shumë njerëz kanë dijeni për kalendarin e fisit Maja, por jo të gjithë e kuptojnë se çfarë do të thotë ai ose si funksionon. Ky kalendar përfundon më 21 dhjetor 2012. Çfarë do të thotë kjo? Ata që i njohin majatë dhe saktësinë e tyre të habitshme në parashikimin e gjërave, kanë arsye të tremben.
Majat kishin një mënyrë shumë të saktë të të kuptuarit të sistemit diellor, mënyrën se si rrotullohet dhe se si këto cikle ndikojnë në botën tonë shpirtërore. Më domethënësi nga këto cikle është ai që ka lidhje me profecitë e vitit 2012. Më poshtë ne do të shpjegojmë detajet kryesore të profecisë dhe tranzicionin e vitit 2012.
Majat dinin që dielli, ose Kinich-Ahau si e quanin ata, sinkronizohet me qendrën e galaksisë. Nga kjo qendër e galaksisë, dielli merr një “shkëndijë” drite që e bën të shndrisë me më shumë intensitet, duke prodhuar atë që shkencëtarët e quajnë “shpërthim diellor” që ndryshon edhe fushën magnetike të diellit. Majat thonë se kjo ndodh çdo 5125 vjet dhe shkakton një zhvendosje të rrotullimit të tokës.
Majat mendojnë se procese universale, si “frymëmarrja” e galaksisë, janë cikle që nuk ndryshojnë asnjë herë. Ajo që ndryshon është vetëdija e njerëzve që kalojnë përmes kësaj, gjithmonë në një proces në kërkim të perfeksionit. Bazuar në vëzhgimet e tyre, Majat, parashikuan që nga data e nisjes së civilizimit të tyre që është viti 3113 Para Krishtit, një cikël do të përfundonte pas 5125 vitesh. Llogaritë tregojnë se data do të jetë 21 dhjetor 2012. Në këtë datë dielli do të marrë një rreze të fortë nga qendra e galaksisë. Do të ndërrojë polaritet duke prodhuar një ngjarje kozmike.
Civilizimi maja ishte në ciklin e pestë të diellit dhe besonte se para tyre kishin qenë edhe katër civilizime të tjera, të cilat u shkatërruan nga katastrofa të mëdha natyrore. Ata besonin se çdo cikël ishte thjesht një nivel në vetëdijen kolektive të njerëzimit. Në kataklizmin e fundit të Majave, civilizimi u shkatërrua nga një përmbytje e madhe e cila la shumë pak të mbijetuar. Këta të mbijetuar ishin paraardhësit e tyre. Ata besonin se duke njohur fundin e ciklit të tyre njerëzimi do të përgatitej për atë që do të ndodhte në të ardhmen dhe për këtë do të ruajnë speciet dominuese që të vazhdojnë racën njerëzore. Ata mendojnë se ndryshimet që do të vijnë do të lejojnë njerëzit që të kërcejnë një kuant më shumë në rrugën e evolucionit e vetëdijes për të krijuar një civilizim të ri që do të tregojë harmoni dhe madhe dhe dhembshuri për të gjithë njerëzimin.
Profecia e parë flet për “Kohën e jo-kohës”, një periudhë prej 20 vitesh, të cilët janë 20 vitet e fundit të ciklit prej 5125 vitesh të diellit. Kjo periudhë është nga vitit 1992 deri në 2012 dhe ata e quajnë Kat..n. Majat kanë parashikuar që gjatë këtyre viteve erërat diellore do të bëhen më të forta dhe do të shihen në diell. Kjo do të jetë një kohë e arritjeve të mëdha dhe shanseve të shumta për njerëzimin. Sipas Majave, këto ndryshime do të ndodhin në mënyrë që njerëzimi të kuptojë si funksionon universi në mënyrë që të ngrihet në një nivel superior duke lënë pas materializmin sipërfaqësor dhe të çlirojë veten nga vuajtjet.
Majat thonë se shtatë vjet pas nisjes së Kat..n, pra në 1999, ne do të hyjmë në kohën e errësirës e cila do të na detyrojë të konfrontohemi me sjelljen tonë. Profecitë e Majave thonë se nisja e kësaj periudhe do të shënohet nga një eklips diellor më 11 gusht 1999. Kjo do të përkojë edhe me rreshtimin e paprecedent të të gjithë planetëve në një linjë dhe është nisja e periudhës 13 vjeçare, e cila është edhe mundësia e fundit për njerëzimin të kuptojë ndryshimet që po vijnë në një moment për rigjenerimit shpirtëror. (Të mendosh që majatë e kishin parashikuar saktësisht eklipsin e 11 gushtit 1999 që 5 mijë vjet më parë, kjo nuk është pak)
Për Majat çdo gjë është e numëruar dhe koha e 13 numrave të shenjtë nisi në gusht 1999. Ata parashikuan se bashkë me eklipsin, forcat e natyrës do të vepronin si katalizatorë të ngjarjeve duke i përshpejtuar me një forcë aq të madhe sa njerëzimi do të ndihet i pafuqishëm përpara tyre. Gjithashtu, teknologjia ku ne besojmë aq shumë do të nisë të dështojë. Ne nuk do të jemi më të aftë të mësojmë nga civilizimi ynë në mënyrën se si jemi organizuar në shoqëri. Ata thonë se zhvillimet tona të brendshme shpirtërore do të kërkojnë një vend dhe mënyrë më të mirë për të vepruar.
Profecitë e para janë marrë nga studimi i diellit. Majat zbuluan se i gjithë sistemi diellor lëvizte, se edhe universi ynë ka ciklet e tij, përsëritet në periudha që nisin dhe mbarojnë si dita dhe nata. Sipas Majave, dielli ynë dhe të gjitha planetët rrotullohen në cikle drejt qendrës së galaksisë, dritës qendrore të galaksisë. Një sistemi diellor i duhen 25.625 vjet që të bëj një cikël të plotë të elipsit dhe kjo quhet një ditë galaktike.
Cikli është i ndarë në dy gjysma, të ngjashme me natën dhe ditën. Pjesa në gjysmën më pranë dritës qendrore është dita e sistemit tonë diellor dhe pjesa tjetër është nata. Secila ditë e secila natë zgjasin nga 12800 vjet.
Majat zbuluan se çdo cikël i madh ka ciklet e vogla që mbajnë karakteristika të veçanta. Një ditë galaktike ndahet në pesë cikle me nga 5125 vjet secili.
Profecitë e Majave thonë që në vitin 1999 ne nisëm të dalim nga fundi i ciklit të pestë, i cili filloi në vitin 3113 Para Krishtit dhe ne gjejmë veten tonë në mëngjesin e ditës galaktike. Në këtë pikë ne dalim nga errësira dhe jemi gati për të hyrë në dritën e galaksisë në vitin 2012. Ata thonë që në fillim dhe në fund të këtyre ditëve, pra çdo 5125 vjet, drita qendrore e galaksisë lëshon një reze të fortë dhe të shndritshme. Dhe nga ky shpërthim drite sinkronizohen të gjitha planetët me diellin. Majat e krahasojnë këtë shpërthim me pulsin e universit, i cili rreh çdo 5125 vjet, ky puls shënon fundin e një cikli dhe fillim e një cikli tjetër. Pulsi zgjat 20 vjet dhe këtu kthehemi tek “Koha e jo kohës”. Është një periudhë zhvillimi, e shkurtër por shumë intensive, brenda cikleve të mëdha ku ne na jepen mundësi të mëdha por edhe hidhemi në erën e re të evoluimit si individë dhe si njerëzim.
Kalendari i majave është i përpiktë. Ndaj misteri i madh majave përmblidhet në pyetjen: Pse ata e kanë ndërprerë kalendarin e tyre në dhjetor 2012?
Çfarë ndodh në krishtlindjet e 2012 sipas interpremtimit të Majave
Pak ditë përpara krishtlindjeve 2012 qielli ndahet nga dielli dhe toka e thatë nis të rritet. Oqeanet i përgjigjen ndryshimeve tektonike dhe në këtë moment nis përmbytja e madhe e tokës. Era e re e njerëzimit kthehet nga dominim në mbijetesë. Data e saktë e kësaj ngjarjeje është 21 dhjetor 2012. Hëna do të jetë tetë ditë e vjetër dhe do të jetë muaji i tretë hënor nga një seri prej gjashtë.
Çfarë do të ndodh ndodh në dhjetor 2012? 291813_240694002634599_175376392499694_617023_4183981_n

https://kuqezi.albanianforum.net/

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Aman ne se dim a do rojm deri neser ti me thua ne dhjetor te 2012

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons