Në bordin e saj udhëtojnë 1.106 turistë të huaj nga Evropa dhe Amerika
Plot 1.106 turistë nga 7 vende të botës mbërritën të martën me kroçerën "Artania", më e madhja e këtij lloji që është ankoruar ndonjëherë në portin e Durrësit, e cila po zhvillon një tur Mesdhetar 15 ditor. Në bordin e saj udhëtojnë turistë të huaj nga Evropa dhe Amerika, ndër të cilët 980 gjermanë, 10 austriakë dhe pjesa tjetër nga SHBA, Franca, Belgjika, Anglia dhe Argjentina. 12 autobuzë të agjencive turistike shqiptare kanë pritur turistët e huaj, të cilët gjatë ditës do të vizitojnë qytetet e Durrësit, Krujës dhe Tiranës, si dhe qendrat e tyre historike dhe arkeologjike.