NASA dërgoi në gjithësi një satelit të vlefshëm 1.5 miliard dollarë, që synon të ndihmojë në përmirësimin e parashikimit të motit dhe monitorimin e ndryshimeve klimatike.
Sateliti po transportohet me raketën Delta II, 800 kilometra mbi sipërfaqen e tokës. Agjencia amerikane e hapësirës thotë se sateliti dy tonësh me madhësinë e një autobusi po transporton pesë lloje të ndryshme instrumentesh, që do të grumbullojnë informacione për motin dhe që do të përdoren nga shërbimet kombëtare të motit në mbarë globin, transmeton Noa.
Ai do të monitorojë gjithashtu informacione të tjera për mjedisin për të sjellë të dhëna mbi efektet afatgjata të ndryshimeve klimatike.