Gjithçka është gati për “2005 YU55”, analizimi i të cilit mund të thotë diçka edhe në lidhje me formimin e planetit tonë.
Toka përgatitet të ketë një takim të afruar me një asteroid, që më 8 nëntor do të kalojë tranzit në hapësirën midis planetit tonë dhe Hënës. Afrimi do të ndodhë rreth orë 24:30 të së martës së dytë të nëntorit dhe në atë moment, trupi qiellor do të gjendet më pak se 320.000 km nga sipërfaqja tokësore. Praktikisht një “hiç” duke folur astronomikisht.
I mbiquajtur me siglën "2005 YU55", asteroidi është një prej atyre 874 që kalojnë afër Tokës. Ai ka përmasa prej rreth 400 metrash dhe u zbulua 6 vjet më parë. Trajektorja orbitale e tij është e njohur, prandaj edhe pse do të tranzitojë në brendësi të orbitës hënore, nuk do të ketë asnjë rrezik.
Influenca gravitacionale e asteroidit s’pritet të ketë asnjë efekt në Tokë. Gjithsesi, ky cilësohet si afrimi më i madh i 200 viteve më të fundit për një asteroid. Përveçse me teleskopë të fuqishëm, “2005 YU55” do të vëzhgohet edhe nga dy radarë planetarë të Goldstone (Kaliforni) e Arecibo (Puerto Riko).
Duket se radarët do të lejojnë sigurimin e imazheve të asteroidit me një rezolucion prej të paktën 2 metrash për pixel. Kjo do të zbulojë një mori detajesh mbi karakteristikat e sipërfaqes së asteroidit: formën, dimensionin dhe cilësitë fizike. Gjithashtu, shkencëtarët e NASA do të kenë mundësinë ta analizojnë saktësisht dhe të krijojnë një ide se nga vjen.
Doktoreshë Emily Baldëin e revistës “Astronomy Noë” ka theksuar edhe se mund të shërbejë për diçka më shumë: “Ka rëndësi jo vetëm për të mësuar mbi impaktin që mund të ketë në Tokë, por gjithashtu për të kuptuar historinë e sistemit tonë diellor”. Pikërisht, përbërja e tij do të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë se si është formuar planeti ynë.
Hera e fundit që një objekt i tillë kaloi tranzit në një distancë pak a shumë të ngjashme ishte në vitin 1976 (megjithëse NASA nuk e dalloi dot), kurse afrimi i ardhshëm protet në vitin e largët 2028.