Studimi i ri pohon se Marsi ka qenë me kushte tokësore por në periudha shumë të shkurtëra.
Hulumtimi është bazuar në të dhënat e marra nga studimet e një meteori katër miliardë vjeçarë Marsian,që tregon mbetje të mineraleve që mund të jenë forumuar vetëm nëse temperatura është shumë më ngrohtë se sa ajo që është sot në Mars.
Kjo është një dëshmi se në fillim të historisë së Marsit,të paktën në një vend të atij planeti ka ekzistuar klima tokësore edhe në qoftë se vetëm disa orë në ditë.
Zbulimet e bëjnë edhe më të besueshme teorin se në Mars mund të egzistoj jeta,sidoqoft temperaturat dhe klima tokësore ishte e përkohshme.