Kali më i vogël në botë ndodhet në Britaninë e Madhe. Ai peshon 3 kilogramë, është i gjatë 35 centimetra dhe quhet Ajnshtajn.
Kafsha në miniaturë lindi në Barnstead të New Hampshire në datën 22 prill dhe mund të thyejë çdo rekord të vendosur deri tani. Masat janë më të vogla se ato të një fëmijë dhe sipas “Daily Mail”, kali ka lindur në “Tiz Miniature Horse Farm”, ku pronarët e quajtën si gjeniu i shkencës.
Në ndryshim nga kali tjetër i vogël Thumbelina, Ajnshtajni nuk tregon shenja të darvinizmit, ai është thjesht një kal në miniaturë.