jo ka qenë bomba më e fuqishme bërthamore e SHBA, aq e fuqishme sa valët e saj mund të vrasin armiqtë nën tokë.
Por sot ka shkuar për demontim e fundit nga këto bomba, të quajtura B53. Ajo do demontohet në Pantex Plan, pranë Amarillo,Texas. Shkatërrimi i saj është pjesë e planit të presidentit Obama për të reduktuar armët bërthamore.
Bomba u prodhua gjatë krizës së Kubës, në vitin 1962, kur tensionet e Luftës së Ftohtë arritën kulmin. Ajo peshon pak më shumë se 4.5 ton. Sipas shkencëtarëve, ajo është 600 herë më e fuqishme se bomba atomike që u hodh në Hiroshima .