Nje studim i ri zbulon se gjumi i pamjaftueshem tek ne mund te sjelle probleme komplekse per moshat e reja.
Mungesa e gjumit tek adoleshentet mund te shkaktoje probleme me te thella. Prinderit vazhdimisht shqetesohen mbi femijet e tyre adoleshente qe nuk flene sa duhet dhe me nje fare justifikimi.
Me zgjimin heret ne mengjes per te shkuar ne shkolle, pas nje nate duke mesuar a bere detyrat e shtepise, disa edhe punojne, merren me sport, luajne me lojra elektronike apo ne internet, adoleshentet te cilet biologjikisht jane te prirur te flene gjate, nuk kane shume kohe per gjum. Kjo sjell lodhje, renie ne mesime, depresion, madje shton edhe gjasat per aksidente.
Por nje studim i kryer nga eksperte ne spitalin e femijeve ne Filadelfia tregon se mungesa e gjumit mund te sjelle probleme shume me komplekse.
Sipas statistikave 3 ne 4 femije ose 75 per qind e femijeve nuk flene sa duhet dhe per femijet mbipeshe gjumi i paket mund te sjelle pasoja serioze.
Studimi, ku u perfshine vetem femijet mbipeshe, zbulon se ata qe nuk bejne gjume te mjaftueshem mund te pesojne nje nderprerje te sekrecionit te insulines dhe sheqerit ne gjak. Autoret e studimit thone se nje gjume i mjaftueshem mund t'a shmange kete problem, dhe si rrjedhim zhvillimin e diabetit te tipit 2.
Per te mbajtur nivelet e glukozes te qendrueshme, adoleshentet kane nevoje per te pakten 7 ore e gjysme deri 8 ore gjume ne nate. Edhe cilesia e ketij gjumi luan rol.
Autoret e studimit analizuan arkitekturen apo fazat e gjumit; si gjume i thelle dhe gjume me endrra. Ata zbuluan se gjumi i paket dhe gjumi i tepert lidhen me nivelet e larta te glukozes, sic ndikon edhe kohezgjatja e ulet e fazes se gjumit te thelle. Keto te dhena ri-mbeshtesin idene se nje gjume i mjaftueshem mund t'i mbroje adoleshentet, vecanerisht ata mbi peshe, nga diabeti i tipit 2.