Forumi Kuq E Zi
12 skenarë për fundin e botës Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
12 skenarë për fundin e botës Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
12 skenarë për fundin e botës Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
12 skenarë për fundin e botës Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
12 skenarë për fundin e botës 303919_300218476656247_141388129205950_1371900_1280216569_n
Bota çfarë e njohim deri më tash, sipas disa teorive dhe interpretimeve të profetëve të njohur, mund të pushojë së ekzistuari.

Gjykuar sipas shumë librave e filmave, është e qartë se shumëkush beson se jetës në planetin tonë do t’i vijë fundi. Deri më tash ekzistojnë 12 parashikime të mënyrave se si do të shkatërrohet jeta në Tokën tonë.


Shtrëngata diellore

Shtrëngatën diellore e përbën era me copëza të elektrizuara, të cilat i hedh pjesa e epërme e atmosferës së Diellit e përbëhet nga elektrone të larta energjetike ose të protoneve të energjisë. Në vitin 1859 shtrëngata diellore për vetëm 17 orë ka “fërguar” telat në Evropë dhe në Amerikën Veriore. Shtrëngata apokaliptike diellore, e cila parashihet të ndodhë në vitin 2013, mund të shkaktojë mungesë masive të rrymës në Tokë dhe ndërprerje të telekomunikacionit dhe të internetit. Kjo do të shkaktonte trandje të mëdha ekonomike e shoqërore e rreth 100.000 evropianë do të vdisnin nga uria dhe sëmundjet.


Virus i gripit të derrit

Njëri nga rreziqet në botë është virusi i thjeshtë për të cilin nuk ka ilaç, i cili do të zgjerohet në Tokë shumë shpejt. Në shekullin e shkuar kemi qenë dëshmitarë të katër epidemive të mëdha gripi e virusi të HIV-it dhe të SARS –it që morën shumë jetë. Tani ka shumë viruse që shkaktojnë sëmundje si antraksi, ebola e kolera, e që shfrytëzohen si armë biologjike që shumë lehtë mund të bien në duar të gabueshme.


Planeti X

Po qe se e llogarisim edhe Plutonin, atëherë është Nibiri, saktësisht Planeti X, planeti i dhjetë në sistemin diellor, dhe shumë e madhe që do t’i afrohet Tokës dhe do ta fusë nën gravitetin e vet. Pasojë e kësaj do të jenë vërshimet dhe tërmetet që do të sjellin shkatërrimin. Shumëkush pohon se kjo nuk mund të ndodhë dhe se në të kundërtën e gjitha do të mund të vërehej me sy. Ky shkatërrim ishte parashikuar në vitin 2003, por data tani është shtyrë në të famshmen 12.12.2012.


Shqyerja e madhe

Sipas teorisë së shqyerjes ose grisjes, trupat tanë dhe e gjithë bota do të “shqyhen”, ndërkaq ithtari kryesor i kësaj teorie sqaron se kjo do të ndodhë për shkak të zgjerimit të universit si pasojë e energjisë së errët. Shkalla e zgjerimit po përshpejtohet vazhdimisht dhe në një moment zgjerimi do të ndodhë “shqyerja e gjithçkahes”. Ana e mirë e këtij parashikimi është se kjo nuk do të bëhet edhe njëzet miliardë vjet.


Ngrohja globale

Planeti vërtet është gjithnjë e më i nxehtë –temperaturat e shënuar nga viti 2005 deri në vitin 2010 kanë qenë më të larta në histori ndaj ka dhe të tillë që besojnë se ky proces është vërtet i pakthyeshëm. Dhe nëse vazhdon kështu, klima e Tokës do të mbetet jostabile dhe kjo do të ketë pasojë katastrofike klimatike. Pos ngritjes së temperaturës, do të përhapen sëmundjet. Organizata Botërore e Shëndetësisë tashmë pohon se nga pasojat e ndërrimeve klimatike në vit vdesin nga 150 mijë persona.


Rrezet Gama

Pasi të shpërthejë supernova, ajo do të zgjerojë rrezet gama me frekuenca të larta të rrezatimit elektromagnetik rreth vetes. Shumica e këtyre shpërthimeve ndodhin larg nga Toka, por po qe se ndodhin 30 vjet dritë nga Dielli, që përafërsisht nuk është larg, mund të ngjajë shkatërrimi. Rrezet Gama do të shkatërronin atmosferën e Tokës dhe do të shkaktonin zjarre që do të shkatërronin të gjitha llojet e jetës në Tokë brenda disa muajve. Për fat, gjasat për këtë vërtet janë të vogla.


Hakmarrja e makinave

Ndoshta ngjan paksa në shtjellimin e filmit “Terminator”, por teknika kompjuterike përparon çdo ditë. Dikush madje beson se makinat mund të bëhen të vetëdijshme dhe ta marrin botën sepse inteligjenca artificiale mund t’i mashtrojë e bile edhe t’i shkatërrojë krijuesit e vet. Shkencëtari i njohur Stiven Hoking, mendon se kompjuterët mund të bëhen kërcënim për njerëzit.

-Rreziku që makinat të zhvillojnë inteligjencën e ta marrin botën është real, ka deklaruar Hoking.


Ndërrimi i poleve

Sipas teorisë për ndërrimin e poleve, deri më tani ka pasur ndërrim në pozicionin e polit jugor dhe verior në boshtin e Tokës dhe kjo ndodh në çdo 400.000 vjet. Ky ndryshim mund të sjellë ngjarje katastrofike, përfshirë tërmete, cuname dhe vërshime. Parashikimet natyrisht janë paraparë për vitin 2012. NASA pohon se “megjithatë, ndryshimi në rotacionin e Tokës është i pamundshëm”.


Lufta bërthamore

Shumë vende kanë mundësinë e angazhimit të armëve bërthamore e krahas kërcënimit nga shpërthimet dhe rrezatimet, ekzistojnë edhe efektet e tërthorta – ushqim dhe ujë i kontaminuar, cilësi e keqe e ajrit, shkatërrimi të rrjetit të komunikacionit. Shpërthimi bërthamor do të shkaktonte aq shumë tym, blozë dhe mbeturina, sa që do të zvogëlonte rrezet e Diellit nëpër stratosferë dhe do të shkaktonte dimër bërthamor. Shkencëtarët pohojnë se po qe se India dhe Pakistani nisin luftën bërthamore, gjithë planeti do të vuante për 10 vjet pasojat e reve të tymit dhe tre vjet pasojat e temperaturave të ulëta.


Pulsi elektromagnetik

Ashtu siç mund t’i “fërgojë” shtrëngata diellore rrjetet elektrike, po ashtu edhe “rafalët” e papritur të pulseve elektromagnetnike mund të shkaktojnë mungesë rryme në gjithë planetin. Ekspertët tërheqin vëmendjen se ky puls mund të ndikojë që e gjithë infrastruktura elektronike, transportuese dhe komunikative të zhduket për më pak se një sekondë e të shkaktojë vdekjen e 90 për qind të njerëzve brenda një viti.


Goditja nga asteroidi

Filmat si “Deep Impact” dhe “Armageddon” ndoshta dhe janë pjesë fiksioni, por rreziku nga goditja e asteroideve në Tokë është real. Në vitin 2028 asteroidi “1997KSF11″ do të kalojë afër Tokës, por shkencëtarët pohojnë se nuk do ta godasë. Po ndodhi kjo, tymi që do të dilte pas zjarrit të shkaktuar nga goditja, do ta bllokonte në tërësi dritën e Diellit dhe do të shkatërronte botën bimore. NASA megjithatë, pohon se nuk ka rrezik që Toka të goditet nga asteroidi sikur ai që mbyti dinozaurët para 65 milionë vjetësh.


Zombët

Viteve të fundit emisionet tv me zombët janë shumë të popullarizuara, por a janë reale? Edhe pse njerëzit e vdekur nuk mund të kthehen në jetë, disa viruse mund të nxisin “sjellje agresive zombiane”. Për shembull, tërbimi ndikon në sistemin nervor dhe kjo ndikon që njerëzit të bëhen shumë agresivë. Kombinimi i tërbimit me virusin gripoz mund të shkaktojë sjellje apokaliptike zombiane sepse virusi hibrid i tërbimit dhe i gripit teorikisht është shumë i mundshëm, thonë shkencëtarët.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons