Forumi Kuq E Zi
Histori te Ndryshme Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Histori te Ndryshme Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Histori te Ndryshme Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Histori te Ndryshme Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Histori te Ndryshme Empty Re: Histori te Ndryshme 22/1/2013, 05:03

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Fantazia ime e dikurshem dhe e tashme


Dikur si femije qe isha kam menduar se jeta eshte dhe natyrisht qe duhet te jete perjetesia, sepse e tille ashtu me dukej ne boten time femijerore ne imagjinaten time jo djallezore..
E c'halle qe kisha qe te gjithe me kundershtonin prinderti te gjitha ata qe ishin me te medhenj se vet une qe dinin me shume se une per jeten ,,,
!Tashme qe jam rritur po e kuptoj se te qenit njeri qe i falet nje jete, duhet dhe vdekja te mirepritet, te gjithe te afermit kur gezohen per lindjen e c'do anetari te familjes se ardhure ne k'te bote , duhet edhe vdekjen ta presin ne qetesi shpirterore, vdekjes nuk i ike dote vetem eshte ironi e letrave te fatit kush beson ne to.Ndoshta do te doja qe te isha ne kohen e femijeresi vetem te mos perejtoje dhembjen e dikujt qee humbasim pretej kufijeve qe smundemi t'i kalojme pos atyre qe zoti i madherishem u a percakton ,,..
Sikur te mundja te ndalja kohen ,minutat,oren,ditet, javet ,muajt, vitet, te mbesim keshtu si jemi , por nuk behet dote as edhe nje pik dyshimi , se kjo qe them eshte e pa mundur, por e di se kjo qe them eshte nje parealizim, perkushtim i kote.
Harrova kalimin rrugezgjatur te gjithe kesaj nje enderr zhgenjyese se jeta nuk paska qene fare perjetesi,pos nje trendafil qe bie ere ne dimer e vere, vjeshte e pranvere.
Megjithate, une gjurmova te vrisja mendjen sepse mendova vetem per faktin e te jetuarit, si fakt i pakundershtrueshem i kesaj bote.
Dhe kuptova qe as dashuria por as urrejtia nuk mund te ndalin vdekjen e dikujt nese eshte e then a po e bere si te jete e shkruar ne fatin e tije ajo edhe do te behet s'mund t'i shmangim as njeren e as tjetren, por ngelin te ndara si ceshtie teper zoteruese per te shfaqur hidherimin dhe kenaqesine kundrejt vdekjeve se personazheve jetesore.
Pastaj e gjithe kjo do te linde e pakushtezuar sepse mbi te gjitha keto s’mund te ekzistojne ndryshe vecse ashtu sic kane ekzistuar ne te tashmen e djeshme po ashtu edhe ne ate te sotmen.
Cfare deklarate !
Cfare kombinimi te cuditshem!
Kenaqsi kur lindi,dhe hidherim te pashmangshem kur shkoi pretej shume pertej.

2Histori te Ndryshme Empty Re: Histori te Ndryshme 22/1/2013, 05:04

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Parashikimi i Gjendjes Shpirterore

Megjithe luhatjet e shumta te temperatures do te jete nje kohe e mrekullueshme.
Era do vazhdoje ledhatimin e saj ne drejtimin tuaj.
Cicerimat e zogjve, gurgullimat e perrenjve, feshferimat e pyjeve, perplasjet e dallgeve, jehona e maleve, renia e yjeve... do ju tingellojne me prane dhe me fuqishem.
Sot petale lulesh do te mbushin qiellin, kini kujdes te mos merrni çader dhe te udhetoni me shpirtin lakuriq. Lerini petalet t’ju lajne shpirtin...
Ende verë!
Kujdes! shpirti juaj ecen nje stine para ose mbeti tre stina pas...

3Histori te Ndryshme Empty Re: Histori te Ndryshme 22/1/2013, 05:04

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ditet kalojne nje nga nje.Po behet nje muaj qe zerin tend se degjoj.E di qe faji ishte i imi.E di qe nuk duhet te merresha me gjera kot.Te degjosh zerin e zemres,fjalet e saj plot ankth e dashuri.Malli me venit per zerin tend kur dielli nis te perendoje.Dikur ne nje kohe te tille te degjoja kur flisje.E qete shume e kulturuar dhe shume shume e embel.Mos kujto se do te harroj.Pamvaresisht se si erdhen punet.Lere fajin te shkrihet me kohen.Harroji disa fjale boshe qe te thashe i nxehur.Beso ne boshesine e zemres time kur s'ndjen per ty.Un zemren kurre nuk do ta lej bosh.Gjaku do te me levroje nder vena.Zemra do te rrahe vetem per ty.Syte e zeza,fytyra e qete dhe floket e bukura me shuan nje zjarr te dikurshem dhe me ndezen nje tjeter qe me djeg vetem per ty.Une nuk besoja qe te dua.Por zemra me thote te kunderten.Sahere qe te shoh ne foto ndjej rrahjet e saj.Hidherimin me veten time.Te qenit fajtor ne lidhje me ty.Ndoshta dhe nuk kam faj,ndoshta nuk je dhe aq e bukur,ndoshta dhe nuk je aq e mire...por per MUA ti je me e bukura ,me e mira nga te gjitha.Te me jepnin gjithcka ne bote nuk do ta nderroja per nje buzeqeshje nga ti.Me beso?
E di qe keto fjale per ty tashme nuk kane vlere.Rrjedha e ngjarjeve ka marre drejtim tjeter per te dy neve.Por vetem dicka kerkoj nga ti.Mos mendo qe nuk te doja dhe te dua.Te kam dashur dhe do te dua gjithnje.E ndjej qe jam shume i interesuar per ty.Nuk mund ta kapercej lehte kete realitet te hidhur qe krijuam per gjera kot.Gjithsesi ti vazhdo,edhe nese ke ndjere qofte dhe dicka te vogel per mua...mohoje.Beme qe te urrej(nuk do te ndodhi kurre),te shemb statujen ideale qe krijova per ty ne ....shpirt

4Histori te Ndryshme Empty Histori te Ndryshme 22/1/2013, 05:05

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Po shkruaj ne faqen e fundit te ketije ditari per ty,per ty qe te
desha dikur.Po shkruaj dhe qaj....Kujtimet e fundit te ketije libri po i mbyll
me ty qe s'egziston me ne zemren time.Per ty qe me shpeshtoheshin tik-takat e
zemres e goja s'nxirte dot nje fjale.Per ty qe se kutpove kurr gjithnje ate
dashuri qe ndjeva ndaj teje qe dikur me shikoje.Me shikoje ,po.Me shikoje
tinzisht ,por megjithate ne shikimet tua vereja nje embelsi,padjallezi dhe
sinqeritet.Keto vyrtyte te njeriut te mire i kisha shpikur vetem une ne memorien
time,ngase kurr nuk arrita ta kuptoje se a egzistonin ne qenien
tende.
Une arita vetem te flas me ty.Dashurin e udhqeva me shpresa t
rrejshme,duke pritur nje fjale ,nje shikim e pershendetje.Muaj meradhe jetova me
iluzione,me mashtrime te pafalshme.Me genjyen se me dashuron,por pas gjdo fjale
fshihej realiteti i vrzhde.Ti ike pa pershendetje .Ike qe te mos kthehesh
kurr.Ne mua mbolle lot ,lot te dhimbjes.Deri sa shkruaj nuk shpresoj ne
rikthim.Jo .S' dua me kurr t degjoje zerin tend.te shoh fytyren tende.Kurr me
zdua ti shikoj ata sy ,edhe pse me djeg malli per ty,kurr me s'dua ta degjoj ate
ze aq te bukur ,edhe pse ne vesh me tingellon,kurr ,kurr s'te kam njohur ,jo.Ti
nuk i meriton lotet dhe vuajtjen time.Andaj edhe nse njonjeher pendohesh ,mos me
kerko , me nuk te dua ,TE KAM DASHUR DIKUR.....

5Histori te Ndryshme Empty Re: Histori te Ndryshme 24/1/2013, 03:39

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nuk kaloi shumë kohë dhe ballkoni i fqinjit në të majtë u mbush me lule. Mue më pëlqente të rrija në ballkonin tonë gjatë, sepse kundroja Kodrën e Kështjellës, që kur vinte pranëvera, harlisej me sallgama, aq sa, kur merrje frymë, aroma e sallgamave të mbushte mushknitë.
Por qysh se ballkoni e fqinjit në të mjatë u mbush me lule, aroma e sallgamave ndjehej ma pak. Rreth nesh kundërmonte aromë filxigenash. Plot e përplot ishte mbushë ballkoni i fqinjit me filxigena.
Mbasdrekeve e darkava merrej me to vajza e fqinjit. Se ç’u bante, se ç’u thonte, se dukej vërtetë sikur fliste me ta.
Një ditë gjeta një vazo me filxigena edhe në ballkonin tonë. «Po kjo?» - i thash sime shoqeje. “Ma ka falë Shpresa” – m’u përgjegj ajo. “U ka falë pothuej të gjithëve nga një vazo. Do t’jua falë unë, thotë, se këtu nuk ka filxigena. Mue nuk më pëlqejnë lulet që nuk çelin dhe nuk kanë aromë. Ç’lule asht ajo që nuk çelë lule? - thotë. Të rrish me Shpresën, duhet të kesh kohë, se nuk i pushon goja tue folë për lule”.
Pak e nga pak filxigenat filluen të përhapen edhe në pallatet rreth nesh. Tashma pothuej të gjithë Shpresën e thërrisnin “Vajza e filxigenave”.
Gjatë verës Shpresa u zeshk edhe ma, se shkonte përditë në plazh me të vëllanë, një fëmijë i gjallë, që luente gjithë ditën futboll para pallatit e nuk ndjente lodhje.
Kur filloi shkolla, ajo mezi priste të kthehej nga mësimi dhe, ende pa ngrane drekë, dilte në ballkon e shpupuriste me dorë filxigenat tue përhapë aromën e tyne anë e kand. Nuk mbaj mend nëse ndiqte vitin e dytë apo të tretë të gjimnazit. Pranëverën tjetër ishin mbushë me filxigena pothuej të gjithë ballkonet e pallateve të lagjes sonë. Të gjithëve ua kishte falë Shpresa.
Verës ajo kthehej vonë nga palzhi, gjithnjë e ma vonë, sa e bante marak gjyshen e mirë. Ndoshta deti po i rrëmbente një pjesë të dashunisë për lulet. Sado vonë të kthehej, sado e lodhun të ishte, përsëri ajo, ende pa ba dush, do të dilte një herë në ballkon tek lulet.
Ma vonë, aty në të hymë të vjeshtës së dytë, më kishte rastisë jo rrallë ta shikoja të rrinte nën mimozën në anën tjetër të rrugës, krejt përballë pallatit tonë. Ishte gjithmonë në shoqninë e një djali simpatik, një trup sportiv, që nuk ia dija emnin, por e kisha pa sa herë në plazh tek luente futboll me orë e orë. Se kush më kishte thane se punonte infermier në spital.
- Shpresa! – e thërriste gjyshja tash e parë me za të ultë, sa vështirë ta dëgjonin atje në anën tjetër të rrugës. Vajza ngrinte kryet, shikonte në drejtim të ballkonit, ia bante me dorë gjyshes “se ja, erdha”, po çuçurimat me atë djalin simpatik e banin përsëri të harrohej.
Një mbramje ime shoqe nuk u durue dhe i thirri me za të naltë:
- Shpresa, po të thërret gjyshja!
Plaka, sa dëgjoi zanin e ashpër të sime shoqeje, hyni menjëherë mbrendë. Edhe Shpresa u nda prej mikut të saj dhe, ma shumë tue u hedhë se sa tue vrapue, u ngjit nalt.
Aty nga fundi i tetorit, porsa hyna në shtëpi, ime shoqe foli me terrsëllimë:
- E bani proçkën Shpresa! – foli gjithë mëllef ajo – Mori në qafë të vëllanë e të atin! Asht arratisë me atë horin e Spitalit jashtë shteti! Unë nuk fola. Nuk them se isha me Shpresën, se e dija ç’rrjedhoja të randa do të kishte familja e saj, por edhe ta gjykoja aq ashpër nuk ma thonte zemra.
Nuk kaluen vetëm tri ditë dhe babën e Shpresës e xhveshën nga oficer dhe ai mori nanën plakë e të birin dhe u kthye përsëri në Sapë.
E kujtoja shpesh atë vajzë, sa herë shikoja filxigena nëpër ballkone, po për fat të keq, gjithnjë e ma të rrallë.
***
Të djelën që shakoi, sa kishte kalue nandë e mëngjesit, ra zilja e derës dhe u ngrita me të shpejtë dhe e hapa.
Papritë u gjenda përballë tre të panjohunve: një grue rreth të tridhjetava, ndoshta edhe pak ma shumë, krejt e brishtë, prandaj edhe dukej aq e re, e bukur si andërr, një burrë kund nja dhjetë vjet ma i madh se ajo, pak i randuem në peshë, po mjaft i gjallë, dhe zanë përdore me të, një vajzë e gjatë pesëmbëdhjetë a gjashtëmbëdhjetë vjeçare.
Mbas stepsjes së parë, u kujtova t’i ftoja:
- Urdhënoni!
Grueja hyni e para, jo pa ndruejtje, dhe fill mbas saj burri dhe vajza.
Kur po i afrohej derës së dhomës së pritjes, e kapa për krahu dhe i thirra me emocion:
- Ti je Shpresa? Të njoha nga jotë bijë! O Zot, sa ngjani! Kështu, krejt kështu ishe edhe ti kur …
Grueja buzëqeshi gjithë emocion e gati e tronditun.Kishte dalë ndërkohë te dera edhe ime shoqe dhe ato u përqafuen. Ime shoqe bile edhe qau nga emocionet e kjo bani që edhe vajzës së Shpresës t’i mbusheshin sytë me lot.
Si zumë vend nëpër divane, si shkëmbyem fjalët e para, papritë, Shpresa iu drejtue sime shoqeje:
- A mund të dalim pak në ballkon?
Në ballkon kalohej nëpërmjet dhomës së gjumit, prandaj edhe ime shoqe vrapoi t’i hidhte një sy përpara, mos kishte lanë gja keq e ta ndreqte para se të kalonin aty mysafirët.
Porsa dolëm në ballkon, Shpresa filloi të përkëdhelte me bulëzat e gishtave, lehtë, fare lehtë, filxigenat që mbushnin përvazin e ballkonit. Mandej hodhi shikimin nga e majta. Ballkoni andej ishte krejt shkret, me dy vazo të mëdha me lule artificale, çka e bani të prishej në fytyrë e të dukej dhjetë vjet ma e madhe. Unë hodha shikimin tej rrugës ku dikur kishte qenë mimoza ku çuçurisnin ata të dy. Në vend të saj tashti ishte një kioskë me llamarina të ndryshkuna.
Kur u rikthyem në guzhinë, Shpresa filloi të fliste si me vete:
- Kemi ardhë mbrame. Dolëm në mëngjes heret dhe u sollëm përreth pallateve. Vetëm në ballkonin tuaj pamë filxigena. Prandaj edhe ju trazuem …
Mbas pak shtoi gjithë gjallëni:
Ne jetojmë në Philadelfia. Në të gjithë Amerikën, vetëm në Philadelfia ka filxigena, sidomos në lagjën tonë. Kur ikem, kisha marrë farë filxigenash në gji ….
Maj, 1996
* filxigeni, dikur shumë i përhapun në Zadrimë, asht një lloj borziloku, me gjethe pak më të vegjël, po me një aromë aq të fortë, sa ndjehet kudo përreth, edhe mjaft larg.
Autori Daniel Gàzulli

6Histori te Ndryshme Empty Re: Histori te Ndryshme 25/1/2013, 07:10

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Që kur i shkëmbyem fjalët e para e kam ditur se je i veçantë dhe se jam duke “u lëshuar” në diçka serioze, në diçka që mund të jetë edhe e mirë edhe e keqe. E kam ditur këtë.

E kam ditur nga ato fjalët e tua të mira se do të dashurohem në sytë e tu të ftohtë, të cilët aq shumë më kanë tërhequr, dhe e dija se do të vuaja. Ndërmjet nesh gjithmonë ka qenë ose dashuria ose urrejtja.

Momentalisht është kjo e dyta. Megjithatë, edhe kur të urrej jashtëzakonisht më mungon, edhe pse të gjithë që janë përreth meje i bindi se jam “OK” dhe se të kam harruar e tejkaluar. Por e vërteta është ndryshe. E dhimbshme…

Sinqerisht, më duhesh. Jashtë mase më nevojitesh. Sikur të jem e bërë e varur në ty, në të vërtetë, ti je droga ime. Kur nuk të shoh, çmendem, ndërsa kur të shoh, kur je afër meje, vuaj. Vuaj pasi që më je aq afër, dhe nuk mund të përqafojë.Vuaj se më nevojitesh dhe ... të dua... por perëndia ka plane të tjera me ne. Shpesh i kujtojë disa ditë të lumtura nga lidhja jonë, të cilat janë të shumta. Më kujtohet kur nuk e kam ditur se çka janë lotët, por tani këtë shumë mirë e di.

Më ke lënduar, por sidoqoftë të dua. Askush nuk mundet të më sqarojë se pse të dua kaq shumë. Dhe e di se dashuria jonë nuk është sikur zjarri, që përsëri të ndizet. Por jeta është duke më shkuar tutje me mendime për ditët e dështuara...

E kujtoj, kemi qenë atëherë vetëm një, unë e ti. I kujtoj të gjitha, edhe atë të cilën më është dashtë ta harrojë që moti. E kujtoj shijen e buzëve tua të cilat nuk kam guxuar t’i puth.

E di, nuk mund t’i harrojë të gjitha kur do të doja, por pyetem se pse të kam dashur, edhe pse nuk kam guxuar.

7Histori te Ndryshme Empty Re: Histori te Ndryshme 25/1/2013, 07:11

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Gurët nëpër rrugë, sikurse gënjeshtrat e imtësuara dhe shpërndara në mënyrë të shkëlqyeshme... E pranoj, nganjëherë marr në thua. Ai grumbull i vogël dhe i parëndësishëm i pluhurit, nganjëherë është tepër i ashpër, ndërsa të lëndon pikërisht atëherë kur të dhemb më së shumti. Por jo, nuk do të dorëzohem. Hapat e mi tani e tutje do të jenë më të kujdesshëm, por shumë më të sigurt se në të kaluarën. Sepse shkojë atje ku është më bukur.

Atje ku do të thithi ajër më të pastër në skenën me barë dhe me lloj-lloj ngjyrash të jetës sime. Ku shkëlqejnë të buzëqeshurat e personave të dashur në pikat e trëndafilave, ku era bartë aromën e shpresës për çdo njeri, aromën e lumturisë për secili njeri dhe lule të çelur. Aty keqdashësit nuk dërgojnë vetëtima në zemra të sinqerta, aty secili është i posaçëm, pasi çdokush e ka respektin e duhur.

Mjegulla e mashtrimeve dhe shantazheve, nuk mundet në këtë botë të depërtojë, sepse këtu qielli është tepër i pastër për ta lejuar një gjë të tillë. Dhe këtu vërtet e jetoj jetën, sepse çdo moment është ëndërr e realizuar. Mirëpo, është shumë larg, këtë e di. Prapë nuk do të heq dorë.Do ta notoj çdo det që më del përpara, do ta mbijetoj çdo stuhi dhe shtrëngatë, do të ngjitem tek secili yll në gjithësinë e pafund. Sepse aroma e asaj ere vazhdimisht më përcjell. Aroma e shpresës. Dhe përderisa kjo ekziston, lumturia është çdo moment i përjetuar.

Edhe nëse për këtë më duhet këmbëzbathur të eci mbi ata gurë të mprehtë. Nuk do të ndalem derisa ta takoj shpirtin tim binjak dhe do të bëj kujdes që mos t’i përsëris gabimet e së kaluarës. Dhe kjo aromë e shpresës, do të jetë udhërrëfyesi im më i mirë, ai që do të më drejtojë në kahun e duhur

8Histori te Ndryshme Empty Re: Histori te Ndryshme 25/1/2013, 07:11

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Te Dua.......
Jo, kjo nuk është edhe një letër e dashurisë të cilën nuk do ta dërgoj kurrë...

Ky është një tekst i thjeshtë, të cilin shpresoj që kurrë nuk do ta lexosh, pasi që frikësohem nga përgjigjja.

Nuk mundem asgjë të bëj, dhe që ajo gjë të mos më përkujtojë ty. Mezi marr frymë. Këta lot që më vijnë çdo ditë thjesht më janë të tepërt. Vetë të menduarit për ty ndonjëherë më bën të qaj. Pasi që... edhe pse jemi miq më të mirë, unë të dua.

Secila lëvizje jotja, secila imtësi, të gjitha, ama bash të gjitha më bëjnë përshtypje. Ndonjëherë dëshiroj që kurrë mos të kisha takuar, pasi që jam duke u bërë e varur në ty. Nuk mundem pa ty.

Nuk e di se çka të bëj. Për herë të parë kur të kam parë e kam ditur se ti je ai i vërteti. Dhe kështu është qe një kohë, një kohë shumë të gjatë. Dëshiroj të të preki. Të përqafoj. Të puth. Të të them... se të dua.

Pa u frikësuar se çka do të marr si përgjigje për këto kërkesa të mia. Ndonjëherë natën mbes e zgjuar. Mendoj për ty. Çka dhe si do të ishte po të ishim së bashku. Madje edhe në një moment të vogël, gati sa të pavërejtshëm, të ndjej përskaj vetes.

E ndjej lumturinë e papërshkruar. Dhe kjo është e vetmja që më ndihmon që të përmbahem. Ditë. Muaj. Dhe madje edhe më shumë se një vit. Para së gjithash të tëra që i bëjë më kujtojnë ty. Thjesht je gjithmonë aty.

Dhe unë fatkeqësisht nuk mund të them se çka ndjej. Pasi që, edhe pse më do, e di këtë, e tëra kjo është në mënyrë të gabuar. Në sytë e tu unë gjithmonë do të mbetem vetëm mikja jote. E cila do të jetë gjithmonë përkrah teje. Të cilës do të duhet t’i thuash dhe t’i tregosh të gjitha.

E cila do të ndihmojnë kur të nevojitet ndihma. Kurdo. Dhe për të cilën nuk do ta dish se të do. Se të do më shumë se vetveten, më shumë se çdokush tjetër, së tepërmi...

9Histori te Ndryshme Empty Re: Histori te Ndryshme 25/1/2013, 07:12

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Per ty.....................!!
E di un te desha ty me shum se veten time,por ti se kuptove asnjeher ..dhe ashtu sdo te arrish kurr ta kuptoshe qe humbe njeriun qe te deshi sinqerisht,qe te qendroj pran sa her kishe nevoj per mbeshtetje per ndihme per ngrohtesi per dashuri qe s´ti dhuroj kurr askush aq sa te dhurova un.. ndoshta gabova qe veprova keshtu ndaj dhe ike pas x as vet se di se ku ,dhe sdo e kuptoj kurr pse ndryshove kaq shpejt kaq papritur ateher kur pata nevoj per ty me shum se kurr ,Qendroja per ore te tera duke ndrydhur dhimbjen e duke pritur
telefonin te binte..Kisha nevoje per Ty !! ...Kisha nevoje te degjoja zerin tend, t'me keshilloje me ate menyren tende prej te emblit sic beje gjithmone dhe e qara ime te pushonte.E doja menyren tende te te folurit, te te konceptuarit gjerat, te te konceptuarit jeten !!..Se
pranoje kur trishtoheshe, por mundohesha te hyja brenda teje dhe te ndjeja ashtu sic ndjeje Ti, per te te thene "Une jam ketu per Ty !!!
Kisha nevoj per ty dhe ti...Pse ! pse me lejove te te dashuroj kur doje dhe nje tjeter ne te njejten kohe kur zemra jote skishte nje vendim
se kujt i perket pse pikerisht mua apo ndoshta pse te thash me gjith shpirt te Dua.. apo ndoshta pse ishe gjithqka qe kisha ,qe nuk shifjaasgje tjeter vetem fetyern tende ne cdo gje kudo imazhi jot qe nga ajo dit e deri me sote me rri gjithmon para sysh!!..Se kuptoj as vet pse... cfaj kam un qe akoma te dua shum ,e cfaj ka zemra e shkret qe te do per jete ..e ndoshta keshtu eshte e shkruar te vuaj po ti nuk e di ..po ashtu kurr sdo ta dish ate qe un ndjej per ty..ate qe un lotoj cdo dit dhe nate per dashurin ton per te ardhen ton qe planifikuam bashk..me ke munguar..me mungon..dhe do me mungosh gjithmon por un sdo te kerkoj me..te ndryshoj nuk mundem jo,kjo jam un te prita dhe kurr nuk erdhe... Ti me the qe do me rrish pran gjithmon ne te mir dhe ne te keq ..por se aprovove nje gje te till e pse ,apo ashtu tu tha apo ashtu me arktrove ..ndoshta 1 dite do e kuptosh rendesin time ,e ndoshta dhe sdo ta kuptosh kurr dhe ashtu me mir mos ta kuptosh nuk dua qe te vuash, vuaj un per ty te lutem mos loto se kam derdh lot un per ty mjaft ..jan thar po ashtu dhe zemra ime po ndalo rrahjet e saj nga dhimbja qe se duron me..tani jetoj nga heshtja ..kujtimet,.. qe dikur e dikur diku ishim bashk.tani dua te fle dhe te mos degjoj e te mos shikoj ndoshta dhe te mos jetoj.,te uroj mira fate te uroj lumturin e gjith botes jeto ti dheper mua sepse ashtu un dua!! ♥"NDOSHTA" !! ♥

10Histori te Ndryshme Empty Re: Histori te Ndryshme 25/1/2013, 07:12

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nje dite nje vajze 11vjecare e pyet babain e saj: Cfare do me blesh per 15vjetorin tim te lindjes? Babai u pergjigj: Ka shum kohe deri atehere bija ime... Kur vajza mbushi 14vite, filloi te paraqiste probleme me shendetin dhe u shtrua ne spital.Doktoret i thane te atit se vajza kishte nje zemer te dobet, dhe mundesit per te shpetuar ishin te pakta. Vajza e shtrire ne shtratin e spitalitpyet? Babi te thane se do vdisja? Babai i perlotur duke dal nga dhoma i pergjigjet: Jo, ti do jetosh...Si mund te jesh i sigurt? Thjesht e di... Ajo i mbushi te 15tat kur po dilte nga spitali dhe po drejtohej perne shtepi. Atje prane shtratit te saj, ajo gjeti nje leter ku shkruhej: E dashura ime bije, ne je duke e lexuar kete leter, do te thote se cdo gje shkoi mire ashtu sic te thashe. Nje dite ti me pyete se cdo tedhuroja per 15vjetorin e ditlindjes tende. Nuk e di per ate kohe por tani dhurata ime per ty eshte ZEMRA IME

11Histori te Ndryshme Empty Re: Histori te Ndryshme 25/1/2013, 07:12

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Të kujtoj me mall


Nuk po të shkruaj për të të thënë se të dua shumë, jo as për të të thënë se për ty po derdh lot në këto momente. Ajo që sot më shtyn të shkruaj është malli që kam për ty, vërtet në këto momente po ndjej mall... Mallin e respektoj, respekti për ty është e vetmja që më ka mbetur brenda meje dhe nuk po dua ta zhduk, dhe malli në këto momente nuk po më lë vërtetë të qetë.
Sot më erdhën në mendje kujtimet dhe ëndrrat që thellë i kam varrosur në shpirt, ato miliona ëndrrat që vërtet kanë kohë që kanë filluar të treten, por sot vetëm malli po më shtyn të të shkruaj, më bën që “të takoj” edhe një herë si një mikeshë të vjetër që kurrë nuk arrita t’ia hap vërtet zemrën, e vetmja ndjenjë që vërtet për ty nuk e kam shuar është respekti, po sot...
Kjo ndjenja po më çon në mallin që kam për ty, malli që kam për të parë dhe të të shtrëngoj një herë fort pas vetes, dhe të ulem me ty në një vend... për të kaluar disa çaste të bukura bashkë, thjesht si miq të vjetër. Dhe ndërsa u ktheva me fytyrë nga muri më dolën dy pika loti nga sytë e mi, nuk e kuptova përse po qaja, po vetëm kur lotët më pikuan kuptova se ishin duke bërë rrugën e tyre që kishin kohë pa e bërë. Pra vetëm ajo ndjenjë e mallit më bëri të shpalos edhe një herë tërë kohën, eja dhe më përqafo të të jap lumturi, o zemër, do ishim një trup që rrezohej nga dielli e ndriçohej nga hëna.
Shikoheshim por nuk shiheshim, verbimi bie si një hije e zezë - trishtim, zemra ndjen puthjen e zjarrtë që valonte në ëndrrën e majit, ajo ëndërr më bëri që të jetoj me ty aty ku askush nuk dinte ku jemi, do ta ndjeja kraharorin tënd aty kur mund të shikoja jetën në sytë e tu, përse shkove me ëndrrën, mbeta me kujtimin e zemra më thotë “se të dua”.
Duhet dikur ta kuptojmë se kemi lindur për njëri-tjetrin, kujtoj zërin tënd, ndjej atë ngrohtësi, nuk e di a të pëlqen kjo që unë mendoj apo jo. Po këtë unë e dëshiroj tani...

12Histori te Ndryshme Empty Re: Histori te Ndryshme 25/1/2013, 07:13

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
A thua do të pendohesh?


Rrezet e diellit kishin depërtuar në dhomën time, në zemrën time, dhe
disi mundoheshin të më zgjonin nga gjumi i rëndë, shumë i rëndë që ma
kishte mbështjellë trupin tim të lodhur me një ëndërr të bukur.

Ishte ëndrra
ajo që më kishte lidhur dhe s’më linte të zgjohesha. Disi mundohesha të
ta shihja fytyrën, por kot. Vetëm zërin tënd të shtjerrë e dëgjoja nga
larg. Të ndiqja hap pas hapi dhe mundohesha të të thosha diç që kurrë
nuk e kisha menduar, por... Dhe, edhe në ëndërr ishte largësia që na
ndante e fjalët që i kisha thënë, por ti nuk i kuptove kurrë... zemra
ime.

Ndoshta edhe kurrë s’do t’i kuptosh?! Ndoshta e kupton dashurinë që kam për ty, por bëhesh kinse nuk kupton!

Jam ai, i cili nuk mund ta pranoj më askënd në zemrën time, në shpirtin
tim të çiltër. A thua do të pendohesh? A thua do ta largosh vetëm për
një çast krenarin tënde egoiste? Pse hamendesh? Kishte momente kur sytë
flisnin. Në sytë e tu shihja shumëçka. Të kujtohet kur me orë të tëra
bisedonim? Të kujtohet kur më thoshe se më dashuron shumë? Apo mos vallë
vetëm fjalë boshe, apo mos vallë e kishe nga dhembshuria e keqardhja që
isha i sëmurë? Dhe, dielli ishte ai, i cili më zgjoi nga
ëndrra që nuk më linte të shkëputsha dot. Dhe, i lodhur, i molisur se
nuk ishe pranë, ndërmjet asaj se diç dua, por sikur nuk di as vetë
çka... e tash, të kaluarën e ka mbështjellë pluhuri i harresës. E në mua
kanë mbetur vetëm kujtimet.

Kujtimet që nuk shlyhen dot! Por,
këto kujtime janë prehja ime e vetme, dhe në të gjejë pak gëzim dhe
mundohem që vuajtjen dhe mungesën tënde ta kalojë me rikujtimin e ditëve
të lumtura të kaluara së bashku. Shpresoj, edhe pse e di që kjo kurrë
nuk do të ndodhë, që këto ditë të përsëriten. Shpresa dhe kujtimi më
mbajnë gjallë.

13Histori te Ndryshme Empty Re: Histori te Ndryshme 25/1/2013, 07:13

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Të lutem kthehu
Jam ulur këtu në shtratin tim, i lodhur, i trishtuar, i zhgënjyer nga jeta, e po shkruaj me forcën e lapsit, zhurma e të cilit kur prek fletoren e bardhë për ta njollosur më dhemb në vesh, dhe në shpirt. Dhoma ku gjendem është e errët, depërton vetëm pak dritë nga dritarja e mbyllur me perden e zezë, ngrihem ta hap dritaren, që të mos dëgjohej zhurma e lapsit.
Uaa paska ardhur vjeshta, gjethet shushurisin të rëna në tokë, paskan marrë ngjyrë tjetër, diellin e paskan mbuluar retë. Panoramë trishtimi edhe jashtë. Unë kthehem te shtrati im. Çfarë të them? Çfarë të mos them? Çfarë të shkruaj? Çfarë të mos shkruaj?...
Jam në dilemë! Kohëve të fundit më duket se dilema: “Të jesh apo të mos jesh?!” që e kishim parashtruar nuk ka më rëndësi të madhe! Dilema e vërtetë në këtë jetë është: “Të duash apo të mos duash?!” Shportën që kam afër meje, është e mbushur me letra, sepse asnjëra s’më pëlqen që e shkruaj, nuk di çfarë të them ty... ty për të cilin jeta ime po shuhet, e shoh e ndjej më ka mbetur edhe pak kohë.
Sytë po më mbyllen, më dridhet zemra sepse fillova të kem pak frikë. Jeta ime po perëndon për të mos aguar më kurrë! E ty nuk di çfarë të shkruaj, më ra lapsi nga dora, duhet ta arrij ta kap prapë, më shpejt, më shpejt. Tash dua ta ndjej edhe një herë zhurmën e lapsit tek prek fletoren e bardhë për ta njollosur, më duhet patjetër të them së paku një fjalë, atë që ta kam thënë çdo herë, atë fjalë që shumë si ti e thonë pa u menduar, pa i dhënë kuptim, që shumicës i del nga goja shumë lehtë...
Po vdes edhe nuk arrij ta kap lapsin, e ndjej shpirti po më lëshon. Por nuk dua të dorëzohem, e kapa lapsin, më dridhet dora, më dhemb shpirti, më djeg zemra, sytë i kam të mbyllur nuk shoh, nuk arrij t’i hap, duhet të shkruaj shkronjën e parë “T” arrita ta shkruajë, e dyta “Ë” u mbusha frymë sepse s’kam forcë, shkronjën “D” e pastaj shkronjën “U”.
Më ra lapsi e kapa dhe u mbusha frymë fort, vura dorën në zemer të ta mbaj se po më lëshonte! Edhe e shkruajta edhe shkronjën e fundit shkronjën “A”. Por... në fund e pashë që nuk vdiqa, por ky ishte vetëm një sulm i radhës i shkaktuar nga vuajtjet që m’i solle ti, dhe këto sulme janë gjithnjë e më të shpeshta që kur ike ti. Të lutem kthehu, ma kthe jetën, ma kthe lumturinë, të lutem.

14Histori te Ndryshme Empty Re: Histori te Ndryshme 25/1/2013, 07:14

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Të pres deri në fund të jetës
Përsëri në këtë natë ndjehem e vetmuar, dikush ma zë frymën. Qielli ka ngjyrën e fjalëve boshe. Lotët më pikonin pareshtur, zemra kërkonte dashurinë e humbur, kërkonte realitet me vështirësi dhe mospërfillje, por së paku le të jetë realitet. Fillova t’i numëroj yjet që rrinin në brendi të qiellit, por ngadalë ata filluan të zhduken.
Tik-taku i orës ishte instrument i vetëm në veshët e mi, por dhe ajo nuk më tregonte të vërtetën. Kishte filluar të agonte mëngjesi. Dora ime zgjatej si lypëse sa herë që të takoja, e ti nuk ofrove mëshirë për mua. Të desha aq shumë, jeta ime ishe ti. Të prita ditë të tëra se mos vallë do të ktheheshe përsëri tek unë.
I numërova muajt,vitet... por ti as që mendoje në rikthim. Të ëndërroj çdo natë, vetëm ëndrra është vendtakimi për ne të dy, e ëndrra këtë natë u zhduk. Të dua…më beso. Unë s’mundem pa ty. Vallë, është kaq e rëndë të më falësh dashuri? S’të kërkoj asgjë më shumë. Dua të jemi bashkë ashtu siç ishim dikur, të ndjej përqafimin tënd, puthjen tënde... I dua ato duar që shtrëngonin fort duart e mia që dridheshin sa herë që isha me ty. Dua zemrën tënde, më mungon, pa ty jam asgjë.
Emrin tënd po e përmend por s’po mund ta thërras. Je aq larg, nuk mund të të harrojë kurrë. Të lutem kthehu, kthehu edhe në qoftë se ajo ditë do të jetë pas shumë vitesh, kthehu edhe sikur të jetë shumë vonë. Unë do të pres deri në fund të jetës. Sepse vetëm me ty mund ta jetoj këtë jetë dhe të ndihem e gjallë. Mos harro të lutem çastet që i kaluam së bashku, a të kujtohet sa të lumtur ishim, a të kujtohet sa e donim jetën, a të kujtohet sa shumë qeshnim. E tash... vetëm vuajtje e mjerim. Për hir të kohës së shkuar, për hir të dashurisë që ndjenim ndaj njëri-tjetrit, të lutem kthehu. Kthehu e ma kthe jetën e gëzimin.

15Histori te Ndryshme Empty Re: Histori te Ndryshme 25/1/2013, 07:14

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Mendo dy here

Në një natë, na ishte një grua e cila iu desh që të priste për disa orë para se ta arrinte fluturimin e saj të rradhës. Përderisa ajo priste ajo e bleu një libër dhe një pako me biskota që ta kaloj më shpejt kohën. Ajo shikoi që të ulej diku dhe filloi të priste.

Ajo u thellua shumë në leximin e librit të saj dhe papritmas takoi një njeri i cili ishte ulur afër saj dhe i cili e lëvizte dorën e tij pa asnjë mëndyshje, duke xjerrur nga pakoja biskuitet të cilat ishin mu në mes të dyve. Ai filloi ti shijonte një nga një.

Për të mos filluar të bëjë ndonjë rëmujë ajo vendosi që ta injorojë veprimin e tij. Gruaja, u ndje e shqetësuar, hante biskota dhe shikonte orën, përderisa i riu i paturpshëm dhe hajdut i biskotave gjithashtu i ngrënte ato. Gruaja filloi vërtetë të zemërohet në këtë moment dhe mendoi “ Po të mos isha aq e mirë dhe një person i edukuar, këtij njeriu deri tani do tia bëjë syrin zi për veprimin e tij.”

Secilën herë që ajo hante një biskotë, ai e kishte një gjithashtu. Dialogu ndërmjet syve të tyre vazhdoi derisa mbeti vetëm një biskotë, ajo pyeste veten se çka do të bënte ai tani. Me butësi dhe me një buzëqeshje të nervozuar, njeriu e rrëmbeu biskotën e fundit dhe e ndau në dysh. Ai i ofrojë një pjesë asaj dhe tjetrën pjesë e mori për vete.

Me shpejtësi e mori biskotën dhe mendoi, “ Sa njeri i pafytyrë! Sa i pa edukuar!” Ajo kurr nuk ka takuar dikë kaq të ri dhe papritmas ndëgjoi lajmërimin për fluturimin e saj. Ajo rrëmbeu cantat e saj dhe shkoi drejtë portës hyrëse duke refuzuar që të shikoj prapa në vendin ku qëndronte njeriu hajdut dhe i paturpshëm.

Pasi aeroplani u nis dhe ajo u akomodua në ulësen e saj, ajo shikoi për librin e saj që ishte afër së përfunduari nga të lexuarit. Përderisa shikoi në çantën e saj, ajo u befasuar totalisht duke parë se pakoja e biskotës së saj ishte aty dhe e paprekur. ” Nëse biskotat e mia janë këtu”, mendoi në ndjesi tmerruese, “ato tjera ishin të atij dhe ai u mundua që ti ndaj ato me mua.” Shumë vonë tani për t’i kërkuar falje njeriut, ajo u ndje shumë e dëshpëruar dhe ndjeu keqardhje, dhe se ajo ishte e paturp, e pa edukuar dhe hajdute, dhe jo ai.

“Sa herë në jetët tona, kemi kuptuar me siguri se diçka po ndoh ashtu se si ne mendojmë se është e sigurt, dhe vetëm për të zbuluar më vonë se nuk ishte e vërtetë? Sa herë mungesa e besimit tonë na bën që ti gjykojmë njerëzit padrejtësisht me kryelartësi nga idetë tona, zakonisht shumë largë nga realiteti.”

Transmetohet nga Abdullah Ibn Abasi r.a. (radi Allahu anhu) se I Dërguari I Allahut (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) tha:

Mos u bëni ziliqar ndaj njëri tjetrit, mos i ngritni çmimet artificialisht kundrejt njëri tjetrit, mos e urreni njëri tjetrin, mos iu shmangni njëri tjetrit; dhe mos luftoni njëri tjetrin me çmime të ulëta në transaksionet e biznesit; dhe bëhuni sikur vëllezër mes veti dhe shërbëtor të Allahut. Muslimani është vëlla i Muslimanit. Ai as nuk e shtyp atë e as nuk e turpëron dhe as që shikon poshtë ndaj tij. Devocioni është këtu- duke vendosur gishtin e tij tri herë drejt krahërorit të tij. Është mëkat për Muslimanin që ta mbajë vëllaun e tij në mospërfillje. Të gjitha veprime të një muslimani janë të padhunshme për Muslimanin tjetër: gjaku i tij, pasuria e tij dhe nderi i tij.

16Histori te Ndryshme Empty Re: Histori te Ndryshme 25/1/2013, 07:15

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Shoku i vërtetë

Na ishin një herë nja dy shokë. Njëri ishte i ngathët, i drejtë dhe i qetë, kurse tjetri shumë i shkathtë, i zgjuar dhe i lëvizshëm. Një ditë ky i shkathëti shkon te shoku i vet dhe i thotë se ka probleme në punë dhe lyp prej tij para. Shoku i sinqertë nuk ia prish dëshirën dhe pa një pa dy ia jep të gjitha paratë që kishte. Ky i merr paratë dhe e rregullon situatën e vet. Pas një kohe, i shkathëti vjen sërish te shoku i vet dhe i thotë që të hiqte dorë nga vajza me të cilën ai ishte i fejuar dhe priste martesën, duke i thënë se ky e donte shumë këtë vajzë, pra të fejuarën e shokut të vet. Shoku u habit tej mase. Nuk dinte çfarë t’i thoshte. Mirëpo, midis tyre ekzistonte një dashuri aq e madhe dhe e fuqishme, saqë nuk mund t’i thoshte shokut “Jo”. Si pasojë ky heq dorë nga e fejuara.

Me kalimin e kohës, këtij të ngathëtit nuk i shkojnë punët mbarë dhe përnjëherë i vjen ndërmend shoku i vet. Shkon te vendi i punës së shokut duke menduar se do t’i ndihmonte pasi që edhe ky i kishte ndihmuar atij kur ai kishte qenë ngushtë. Kërkon prej tij që t’i gjente vend pune në punëtorinë e vet, mirëpo ai nuk i gjeti dot. Kthehet prapë i mbushur plot dëshpërim e pendesë. Mirëpo, prapë, nuk mund të zemërohej me shokun që kishte.Një ditë, duke ecur rrugës, atij i afrohet një plak i sëmurë. I thotë djaloshit se ishte i varfër dhe se nuk mund t’i blinte ilaçet. Djaloshit i dhimbet fort plaku, shkon ia blen ilaçet, e çon në shtëpinë e vet, e shtrinë në shtrat për t’u qetësuar dhe vazhdojnë të bisedojnë për një kohë… Pas disa ditësh djaloshi merr vesh se plaku kishte ndërruar jetë… Plaku kishte qenë shumë i pasur dhe gjithë mallin e tij ia kishte lënë trashëgim djaloshit të ngathët.

Ky i ngathëti, me pasurinë që i kishte lënë plaku, dhe paksa me zemër të thyer ndaj shokut të vet, shkon dhe blenë një shtëpi karshi punëtorisë së tij… Një ditë, vjen një lypëse plakë dhe i troket derës së djaloshit. Plaka i thotë se është shumë e uritur dhe kërkon prej djaloshit t’i jepte diçka për të ngrënë. Djaloshi, pa menduar fare, e merr plakën brenda dhe ia ngop barkun me ushqim të ngrohtë. Ky dëgjon prej saj se ajo ishte e vetme, ndaj i thotë se edhe ky ishte i vetmuar fare. I thotë plakës që nëse ajo donte, mund të rrinte bashkë me të, t’i bënte punët e shtëpisë dhe të përgatiste ushqimin… Gruaja plakë, pa menduar fare, e pranon menjëherë propozimin e djaloshit.Pas një kohe, plaka i drejtohet djaloshit të ngathët duke i thënë se duhej të gjente një vajzë të përshtatshme dhe të martohej me të. Djaloshi i thotë se nuk dinte si ta gjente dhe nuk dinte a kishte dot ndonjë të tillë. Plaka i thotë se ajo e njihte një dhe se nëse ky donte mund ta takonte me të… Dhe pas shumë takimesh me vajzën, këta dy të rinjtë vendosin të martohen. I përgatisin dhe i shpërndajnë ftesat për dasmë… Djaloshi edhe pse me zemër të thyer, përsëri nuk kishte mund ta harronte shokun e vet të ngushtë. Andaj edhe atij i dërgon një ftesë.

Dhe ja, dita e dasmës erdhi… Në sallonin e mbushur plot mysafirë, djaloshi e merr mikrofonin dhe fillon t’u tregojë mysafirëve krejt atë çfarë i kishte ndodhur në jetë: “Dikur kam pasur një shok të cilin e doja shumë fort. Një ditë, kur s’i shkonte mbarë, erdhi dhe më kërkoi para borxh. Ia dhashë të gjitha që kisha. Një herë tjetër më tha se e pëlqente shumë të fejuarën time dhe kërkoi prej meje të hiqja dorë prej saj. Me zemër të thyer e të përgjakur, e braktisa edhe të fejuarën… Thjesht nga arsyeja se ne ishim shokë të vërtetë. Nuk kisha dëshirë t’ia prishja qejfin shokut… Kur më vonë mua s’më shkonte mbarë, shkova te punëtoria e tij dhe e luta të më gjente punë. Mirëpo ai nuk më dha punë. U dëshpërova shumë. Mirëpo, prapëseprapë, nuk jam i zemëruar me shokun tim. Sepse ne ishim shokë të vërtetë.”

Me të dëgjuar këto fjalë, shoku i shkathtë nuk duron dot dhe e merr mikrofonin në dorë dhe fillon edhe ky të flasë: “Edhe unë dikur kam pasur një shok të vërtetë që e doja fort. Kur nuk më shkoi mbarë, kërkova prej tij para. Ai m’i dha të gjitha paratë që kishte… Më vonë ia kërkova të fejuarën. I dëshpëruar dhe i brengosur, ai e braktisi edhe të fejuarën. Mirëpo, arsyeja pse kërkova të ndahej nga e fejuara ishte se ajo vajzë nuk meritonte të bëhej grua e tij. Meqë shoku im ishte i ngathët dhe s’e kuptonte dot këtë, unë vetëm në këtë mënyrë mund ta shpëtoja… Kur ishte ai në zor, erdhi tek unë dhe kërkoi ta punësoja, mirëpo unë nuk mund ta shihja shokun tim më të ngushtë të punonte nën komandën time. Për këtë arsye dhe nuk i gjeta punë… Plakun që ai e takoi në rrugë, ishte babai im. Ai ishte pranë vdekjes. Atë unë e dërgova te shoku im dhe unë i thash atij që gjithë pasurinë t’ia linte trashëgimi atij… Gruaja plakë që erdhi të lypte te porta e tij ishte nëna ime. Unë e dërgova atë te shoku që ai të jetonte më mirë e më lehtë… Kurse gruaja me të cilën ai sot po martohet, është motra ime më e vogël. Unë e binda atë që të martohej me shokun tim…

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons