Sipas profesorit të Fizikës Bërthamore, Stanton Friedman, zyrtarët më të lartë të qeverive të shteteve më të zhvilluara të botës, kanë mbajtur sekret ekzistencën e Jashtëtokësorëve të cilët vizitojnë planetin tonë dhe e vërteta do të ndriçojë së shpejti, nëpërmjet një “Watergate” kozmike.
Stanton Friedman, ka punuar për disa dhjetëra vjeçar në zhvillimin e raketave për disa nga misionet më të famshme për në hapësirë. Friedman thotë: “Jashtëtokësorët eksitojnë dhe na vizitojnë shpeshherë, ndoshta për një kohë shumë të gjatë. Një e vërtet kjo e cila dalë ngadalë po (del në shesh) zbulohet”.
Sipas Friedman, dy janë arsyet më kryesore që nuk publikohen dokumente dhe fakte rreth vizitave të jashtëtokësorëve në Tokë.
a) Arsyeja e parë, është një komplot i sofistikuar, i cili është krijuar nga oficerë dhe zyrtarë të lartë, të cilët kontrollojnë dhe kanë një influencë dominuese në botë (The New World Order).
b) Arsyeja e dytë, është heshtja e madhe e shkencëtarëve, të cilët dinë shumë, por nuk guxojnë të flasin, kanë frikë dhe i shmangen referimeve të cilat kanë të bëjnë me UFO-t.
Nga ana tjetër, Fizikani Bërthamor, thotë se e vërteta rreth UFO-ve, do të shpallet shumë shpejt: “Vazhdoj të qëndroj akoma optimist, se para se të vdes, do të mësoj të paktën një pjesë të kësaj të vërtete… se ne nuk jemi të vetëm në univers”.
Fizikani Friedman, ka avancuar dhe një hap më tej duke bashkuar një grup të madh shkencëtarësh dhe njerëzish të famshëm, të cilët besojnë se Inteligjenca Gjeniale e Jashtëtokësorëve dhe Shkenca e tyre tashmë kanë ardhur në tokë.
Disa nga emrat e famshëm të grupit të nismëtarëve për vërtetimin e ekzistencës së jashtëtokësorëve janë:
a. Adgar Mitchell, ish-astronaut dhe pjesëtar i ekipit të shkencëtarëve që punuan për misionin e Apollos.
b. John Mack, psikolog, ish-rektor në Universitetin e Harvardit, i cili ka kryer një studim dhjetëra vjeçar mbi njerëz të cilët besonin se ishin rrëmbyer nga jashtëtokësorët.
Në këtë grup, emrat e njerëzve të famshëm janë të shumtë.
Burimi :albobserver nga :ILIR KONTI