Përbersit:
* 500 gr banane të pjekura
* 70 gr. gjalpë
* 200 gr. Sheqer
* 2 vezë
* 200 miell që fryhet vetë
* 1/2 lugë kafeje kripë
* 1/4 lugë kafeje sodë
* 70 gr. arra të shtypura trashë
Për mbulesën e jashtme:
* 25 gr. gjalpë
* 2 lugë kafeje kakao
* 175 gr. sheqer pudër
* aromë vanilje
* arra për garniturë
Përgatitja
1. Nxehni furrën në 1800 C. Lyeni me gjalpë një tepsi me diametër rreth 18 cm. dhe mbulojeni fundin e tepsisë me letër vaji. Ruani mënjanë një banane të plotë, ndërsa të tjerat shtypini mirë me pirun në një tas.
2. Në një enë të madhe rrihni me mikser gjalpin me sheqerin, derisa të shkumëzohet masa. Shtoni pak nga pak vezët dhe purenë e bananeve dhe vazhdoni rrahjen, derisa të dalë një masë homogjene. Shtoni ngadalë miellin, kripën dhe sodën dhe vazhdoni përzierjen. Në fund hidhni arrat.
3. Zbrazeni masën në tepsi dhe piqeni kekun për 1-1/2 orë. Në vazhdim nxirreni nga tepsi a dhe lëreni të ftohet.
4. Përgatitni mbulesën e jashtme të kekut si më poshtë: Në një tenxhere të vogël hidhni gjalpin dhe kakaon. Ngrohini derisa të shkrihet gjalpi dhe të tretet në të kakaoja, shtoni bananen që latë mënjanë dhe shtypeni mirë me pirun. Më pas hidhni sheqerin pudër dhe aromën e vaniljes. Përzieni mirë derisa të homogjenizohet masa.
Lëreni të ftohet dhe lyeni me të kekun. Hidhni nga lart arra. Lëreni të ftohet dhe ndajeni në feta.