Forumi Kuq E Zi
Yjet që shndërritën pas vdekjes ! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Yjet që shndërritën pas vdekjes ! Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Yjet që shndërritën pas vdekjes ! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Yjet që shndërritën pas vdekjes ! Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Të jesh aktor dhe të ndërrosh jetë i ri në moshë, në Hollivud nuk është ndonjë çudi e madhe.

Historitë e yjeve që u shuan shpejt janë të shumta dhe nuk janë aspak të rralla në vendin që të ofron një jetë marramendëse,por edhe që të shkatërron e mund të të kthejë në një limon të shtrydhur e të pavlerë.

Pamjet e kufomave të aktorëve nëpër dhoma hotelesh, apo të shtrirë në rrugë, pasi janë shtypur nga një makinë, apo yje që kanë vrarë veten me mbidoza droge, janë të rëndomta. Në fund, ajo çka mbetet nga ylli është keqardhja dhe kronika e një vdekjeje që mund t'ia errësojë gjithë punën dhe arritjet e mëparshme.

Kjo ndodh më tepër kur bëhet fjalë për ndonjë vdekje jo aksidentale,por si pasojë e përdorimit të drogës. Menjëherë pas kësaj nisin akuzat për mënyrën e jetesës, që shpesh kthehet vrastare për ata që tregohen të dobët dhe bien pre e drogës, e jetës së shthurur dhe e qejfit pa kufi.

Megjithatë, zakonisht,kur bëhet fjalë për aktorë të mirë,menjëherë pas vdekjes fansat e tyre tentojnë që në njëfarë mënyre t'i idealizojnë,t'i kthejnë në mite dhe t'u japin në vdekje ndoshta atë famë që ata nuk e patën sa ishin gjallë.

Ata nuk arrijnë të kuptojnë dhe nuk duan ta pranojnë se si ka mundësi që një person që ka famë dhe para mund të vrasë veten. Duke mos dashur ta kuptojnë një gjë të tillë, atëherë e veshin idhullin e tyre me veti të jashtëzakonshme dhe e çojnë në piedestale të rralla.

Nga idhuj ata bëhen perëndi dhe menaxherët e shkathët nuk humbin rastin që rreth këtyre perëndive të rinj të ndërtojnë sërish biznese fitimprurëse,tashmë me një famë post-mortum. Të
tillë mite në Hollivud ka shumë.

I tillë është ai i Rodolf Valentinos, i quajtur ndryshe "Latin Lover", i cili hapi serinë e yjeve që shuhen shpejt, pra që vdesin të rinj për të mbetur përfundimisht me vdekjen e tyre misterioze në memorien e brezave dhe sigurisht për t'u idealizuar.Fama që ai mori pas vdekjes ishte shumë më e madhe nga ajo e para vdekjes.

Kur ai ndërroi jetë nga peritonia në vitin 1926,karriera e tij nuk ishte aq në ditë të mira si dikur. Pavarësisht kësaj, ai nuk mund ta merrte kurrë me mend histerinë kolektive që shkaktoi vdekja e tij. Funerali i tij ishte ndër më të jashtëzakonshmit në botën e artit, jo vetëm deri në atë kohë,por ai mbahet mend shumë edhe sot e kësaj dite.

Në të morën pjesë mijëra njerëz dhe lotët që u derdhën ishin të denjë për një hero kombëtar. Rruga u shtrua me lule dhe me njerëz që qanin pa pushim… Por Valentino thjesht hapi
një periudhë vajtimesh e krijime idhujsh.

Kështu, funerali që iu rezervua James Dean pas vdekjes së tij nga një përplasje me makinë më 30 shtator të vitit 1955, eklipson edhe atë të vetë Valentinos.

Audienca rinore jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk mund të identifikohej plotësisht me personazhet e interpretuar nga Dean dhe shokët e tij,për shkak të mënyrave të ndryshme të jetesës, por kjo nuk e ndaloi rininë e gjithë vendeve perëndimore, që me të mësuar për vdekjen e James të përjetonin një ndjenjë dhimbjeje kolektive, që do t'i shoqëronte adoleshentët e asaj kohe në gjithë vitet e rinisë.

Ata kishin kuptuar një nga filmat e aktorit, tensionin që ekzistonte mes adoleshentëve dhe të rriturve jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por kudo. Në njëfarë mënyre, Dean u kthye në një shembull, në një person që kishte disa standarde të caktuara, që përbënte një model të caktuar. Ai ishte personi tipik që simbolizonte të rinjtë e tërhequr e të vetmuar.

Në të kombinoheshin mosbesimi,brishtësia dhe lëkundshmëria. Me vdekjen e tij ai i shtoi vetes edhe misterin. I jepte makinës si i çmendur dhe ishte shumë i papërqendruar në timon.Shkonte nëpër kthesa verbërisht dhe nuk kishte frikë nga vdekja.

Një miku i James shkruan: "Kur dëgjova për vdekjen e James mbeta i shokuar. 50 vjet më vonë e kuptova se momenti i vdekjes ishte edhe momenti i pavdekësisë për James, i cili nuk u ndal as para vdekjes,por vdiq siç kishte jetuar me shpejtësi maksimale dhe pa pasur frikë nga ajo që e priste pas kthesës".

Pavdekësia e James edhe sot vazhdon që të ketë famë dhe të bëjë bujë në të njëjtën mënyrë si 50 vjet më parë. River Phoenix, që vdiq nga overdoza në Los Anxhelos në vitin 1993, la gjithashtu gjurmë me vdekjen.

Në momentin e fundit ai ishte vetëm 23 vjeç dhe po përfundonte filmin "Gjaku i errët".Për shkak të vdekjes së aktorit, filmi nuk përfundoi kurrë, pasi duheshin xhiruar disa skena shumë të rëndësishme dhe rolin e personazhit kryesor nuk mund ta merrte askush.

Megjithatë, vdekja e tij ishte shumë më e suksesshme se sa mund të kishte qenë filmi vetë. Turmat e njerëzve në varrim vajtuan si edhe në rastet e sipërpërmendura dhe së bashku me James Dean ai u shndërrua brenda një nate në superyll e superidhull.

Rasti i fundit është ai i Heath Ledger, i cili po të mos kishte vdekur nga mbidoza, ndoshta për rolin në filmin e fundit "Kalorësi i errësirës", mund të kishte marrë edhe çmimin "Oskar".

Por, ndërsa nuk e merr dot më "Oskarin", ai tashmë ka hyrë në legjendën e aktorëve që do të mbeten përgjithmonë të rinj në memorien e njerëzve. Roli i tij në filmin e fundit me Batmanin ishte ai i Joket, i cili, sipas mendimit të kritikës, është një nga më të mirët e luajtur prej tij.

Për sa u përket të humburve të tjerë, të gjithë së bashku kanë një të përbashkët: pavdekësinë, por para se të shkonin në këtë dimension, të gjithë ata që u vetëvranë ishin në krizë të plotë: ose po humbitnin shëndetin, ose mendjen.Ishin të gjithë persona të vetmuar, të trishtuar, të humbur dhe fatkëqij. Mbi të gjitha përjetonin marrëdhënie të palumtura.

Shkurt ata u vetëvranë për të njëjtat arsye që vetëvriten të gjithë njerëzit. Në industrinë e filmit, pjesa më e madhe e vetëvrasjeve është kryer nga aktorët, ose aktoret.

Shumë të rralla janë rastet kur ato janë kryer nga regjisorë, apo skenaristë.Kjo sigurisht që e ka një shpjegim.Yjet, aktorët kanë një jetë shumë më të ekspozuar se sa pjesëtarët e tjerë të një skuadre filmike, pra njerëzit që qëndrojnë në prapaskena.

Nëse karriera e një aktori fundoset, bashkë me të fundoset edhe vetëbesimi i tij dhe gjithë stili i jetesës i deriatëhershëm. Por, për çdo Dean, Monroe, Ledger apo Valentino ka shumë aktorë të tjerë më pak të famshëm, të cilët janë bërë të famshëm pikërisht nga momenti i tyre i fundmë, por fatkeqësisht ky moment është përjetuar gjithmonë nga të tjerët…

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
nuk i vlersojn kur jan tgjall por kur vdesinn qa tduhet fama kur je i vdekt?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons