Në vitet e ardhshme Rusia do të realizojë disa projekte shumë të rëndësishme, të cilat do ti lejojnë asaj të zerë pozita kryesuese në tregun e ofrimit të shërbimeve të lëshimit të aparateve kozmike.
Modernizimi i anijes “Sojuz” është në rend të ditës. Në këtë anije po ndërrohen edhe motorët dhe ajo përsoset vazhdimisht. Po ndryshon edhe sistemi i drejtimit të saj nga analog në dixhital.
Në vitin 2018 Rusia mund të fillojë testimin e anijes së re të pilotuar transportuese kozmike që po konstruktohet nga korporata “Energjia”.
Siç dihet tashmë, më 24 gusht raketëmbajtësja “Sojuz” me anijen kozmike të mallrave “Progress”, e cila duhej të çonte në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar produkte ushqimore, ujë dhe pajisje të tjera nevojshme, ra pas startit nga kozmodromi Bajkonur. Por kjo nuk do të thotë aspak se anijeve “Sojuz” tashmë u ka kaluar koha e përdorimit dhe se nuk mund të modernizohen.Për këtë shkencëtarë rusë po marrin masat e para.
Në këtë mënyrë aty nga viti 2015 mund të realizohet starti i raketëmbajtëses, kurse në vitin 2018 testimi i anijes së pilotuar transportuese kozmike. Një prioritet i veçantë është sistemi i sigurisë së mjetit të pilotuar transportues kozmik, sidomos i një pjese të tillë përbërëse të tij si anija premtuese. Në të sistemi i sigurisë do të jetë shumë më i besueshëm se i analogëve të mëparshëm.
Anija kozmike e gjeneratës së re do të realizojë ulje dhjetë herë më të sakta në Tokë se anija “Sojuz” për llogari të përdorimit të sistemit reaktiv të uljes me parashutë. Me fjalë të tjera, parashuta do të hapet në pjesën e poshtme të anijes dhe do të punojë së bashku me motorët reaktivë.
Anija që po projektohet nga korporata “Energjia” planifikohet të paraqitet në dy modifikime. Këto janë kapsula e destinuar për realizimin e uljes në Tokë dhe anija me masë rreth 20 ton që përfshin në vetvete edhe segmenitn e banimit të kozmonautëve. Ne mund ta fillojmë punën e testimit të këtij aparati fluturues me kapsulën e uljes meqënëse ajo është me masë më të vogël.