Forumi Kuq E Zi
Antarktida dhe Vrima e Ozonit !!! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Antarktida dhe Vrima e Ozonit !!! Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Antarktida dhe Vrima e Ozonit !!! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Antarktida dhe Vrima e Ozonit !!! Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Nocionet si shtresa dhe vrima e ozonit ose hidrokarburet, të cilat deri para pesëmbëdhjetë vjetësh ishin të njohura vetëm nga shkencëtarët, përmenden ndërkohë nga çdokush.

Pothuajse në çdo diskutim mbi problemet moderne të natyrës, bie fjala për ozonin.

Në këtë rast duhet të dallohen fenomenet e ndyshme, të cilat ndodhin në lidhje me ozonin: smogu në verë dhe vrima e ozonit në stratosferë.Lajmi se shtresa e ozonit, e cila na ruan nga rrezatimet dëmtuese UVB (ultraviolet) të diellit, po përmirësohet, është në fillim shumë qetësues.

Por ky proçes ndodh shumë më ngadalë se duhet. Duke u bazuar në njohuritë e reja të qendrës së fluturimeve kozmike, NASA, vrima e ozonit mbi Antarktidë do të qëndrojë deri në 2068-ën, rreth 20 vjet më gjatë se sa ishte llogaritur përpara.

Shtresat e ozonit

Megjithatë, falë Protokollit të Montrealit, shtresat e ozonit po e marrin veten ngadalë. Sipas këtij protokolli, janë të detyruar të gjitha shtetet që kanë nënshkruar më 1987-ën të ndalojnë prodhimin e lëndëve, si të hidrokarburit të kloruar ose me flor, i cili dëmton shtresat e ozonit. Këto lëndë janë përdorur përpara nëpër frigorifera, kondicionerë, etj.

Mbi Antarktidë

Pasojat vazhdojnë të jenë shumë dramatike. Për çdo vit në pranverë hapet mbi Antarktidë një vrimë ozoni rreth 25 deri 29 milionë kilometra katrorë.

Një vrimë me këto përmasa nuk është parë asnjëherë. Deri tani formoheshin vetëm disa vrima të vogla në gjysmësferën e veriut. Dallimin mes gjysmësferës së veriut dhe të jugut e sqaron eksperti i ozonit i Organizatës për mbrojtjen e ambientit, Greenpeace.

Lëndët industriale

Lëndët dëmtuese dhe të ftohtit janë dy shkaktarët kryesorë për krijimin e vrimës së ozonit. Gjatë dimrit të gjatë antarktik krijohet një ajër i ftohtë mbi Polin e Jugut për shkak të sipërfaqes së madhe të Antarktidës, i cili arrin temperaturën -80 gradë.

Lëndët industriale, të cilat zëvendësojnë hidrokarburin e kloruar ose me flor janë arsyeja pse shtresa e ozonit të tokës ka nevojë për më shumë kohë për t’u përmirësuar, se sa mendonin shkencëtarët.

Sipas protokollit të Montrealit, janë të gjitha shtetet, që kanë nënshkruar, përveç vendeve që janë në zhvillim, të detyruar të përdorin lëndë të tjera, të cilat zëvendësojnë lëndët dëmtuese. Por edhe këto lëndë e vonojne përmirësimin e shtresave te ozonit.
Zëvendësimet

Greenpeace ka konstatuar që para 13 vjetësh se prodhimi industrial është i mundshëm edhe pa ndihmën e lëndëve, të cilat dëmtojnë ozonin. Lëndë zëvendësuese jodëmtuese janë, për shembull hidrokarburi natyral, i cili nuk është i kloruar apo me shtesë fluori, siç janë metani, propani dhe butani. Por industritë nuk duan të heqin dorë edhe nga lëndët zëvendësuese, për të mos patur humbje fitimi.Prandaj, shtresat e ozonit nuk do të përmirësohen edhe pas 60 viteve.Pasojat e rrezeve dëmtuese të diellit janë të ndryshme.

Ato mund të shkaktojnë tek njerëzit kancerin e lëkurës ose edhe verbim, ndërsa tek bimët ato mund të dëmtojnë rritjen e tyre. Përveç kësaj në Australi rritet numri i një tipi të ri algash, të cilat shtyjnë mënjanë dhe zëvendësojnë tipet më të ndjeshme.

Edhe gaforret nuk ushqehen më me to, sepse ato nuk janë të tretshme.Rritja e kësaj alge ka edhe për pasojë zhdukjen e një tipi tjetër alge, e cila është e nevojshme për përftimin e dioksidit të karbonit. Kjo pasojë shkakton nga ana tjetër mbingrohjen e klimës.

Dëmtimi i ozonit

Të gjitha lëndët zëvendësuese dëmtojnë ozonin në mënyrë indirekte, sepse ato e ngrohin atmosferën e tokës në mënyrë masive. Si rrjedhojë, stratosfera fillon të ftohet në një mënyrë kimike të komplikuar, e cila plotëson kushtet atmosferike për krijimin e vrimës së Ozonit.Kjo vrimë dalëngadalë do të shkaktojë fundin tonë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons