Zbuluar nga: Johann Gotfried Galle
Data e zbulimit: 23 Shtator 1846
Masa (Toka = 1): 17.135
Rrezja në ekuator: 24,746 km
Densiteti mesatar: 1.64 gm/cm3
Distanca mesatare nga Dielli: 30.0611 Toka = 1
Perioda e rrotullimit rreth Diellit: 164.79 vjet
Shpejtësia mesatare në lëvizjen rrotull Diellit: 5.45 km/s
Eksentriciteti i orbitës: 0.0097
Animi i boshtit të rrotullimit në lidhje me planin e orbitës: 28.31 gradë
Animi i orbitës: 1.774 gradë
Graviteti në ekuator: 11.0 m/s2
Shpejtësia e parë kozmike: 23.50 km/s
Ndriçimi i dukshëm gjeometrik (albedo): 0.41
Temperatura mesatare e reve: nga -193 deri në -153°C
Presioni atmosferik: 1-3 bar
Përbërja atmosferike: Hidrogjen: 85%, Helium: 13%, Metan: 2%
Planeti më i largët në sistemin diellor. Ai sillet rreth Diellit në një orbitë me distancë mesatare rreth katër miliardë e gjysëm kilometra, udhëtim të cilin e kryen në rreth 165 vite. Për arsye të distancës së madhe nga Toka megjithse me një diametër rreth 4 herë më të madh se Toka, ai nuk mund të shihet me sy të lirë, pa ndihmën e një instrumenti optik.Masa e tij është rreth 17 herë më e madhe se ajo e Tokës. Për arsye të vërtitjes rreth Diellit me shpejtësi dhe kohë të ndryshme, Toka dhe Neptuni i ndryshojnë periodikisht pozicionet e tyre relative.Më 13 Shkurt 2009 do të arrihet distanca më e largët e këtij cikli.
Neptuni është zbuluar nga një astronom gjerman, Galle, në vitin 1846, duke ndjekur treguesit e dhënë nga llogaritjet e një astronomi francez, Le Verrier, rreth vendit në qiell ku duhej të ndodhej ky trup qiellor.
Emri i Neptunit vjen nga perëndia romane e detrave, me teleskop ai duket si një njollë e kaltërt e thellë e një deti të qetë.
Neptuni ka rreth 13 satelitë të zbuluar deri më sot. Më i madhi prej tyre quhet Triton.
Mbas zbulimit të Uranit astronomët vunë re se orbita e planetit nuk i bindej llogaritjeve.Astronomët menduan se një planet tjetër ndikonte gravitacionalisht në orbitën e Uranit. Astronomët John Couch Adams (1819-1892) në Angli dhe Urbain Jean Joseph Leverrier (1811-1877) në Francë llogaritën pozicionin e këtij planeti hipotetik.Planeti u zbulua 1° larg vendit që u përcaktua nga llogaritjet Ky planet ishte Neptuni. Më vonë u përcaktua se Neptuni ishte vëzhguar dhe më parë por ai ishte konsideruar si yll. Neptuni është shumë i ngjashëm me Uranin, ai është pak më i vogël në diametër por me dëndësi më të madhe.
Bërthama e Neptunit është prej metali dhe guri. Ajo rrethohet nga një sferë hidrogjeni dhe heliumi të lëngët. Presioni në brendësi të Uranit është shumë më i madh se presioni në brendësi të Tokës. Masa e planetit nuk është aq masive sa të kthejë hidrogjenin në gjendjen metalike.
Fusha magnetike ka një fortësi sa gjysma e asaj të Uranit, ose rreth 500 herë më e fuqishme se ajo e Tokës. Ajo është e anuar 47° në lidhje me aksin e rrotullimit rreth vetes të planetit dhe nuk është në të njëjtën qendër me qendrën e planetit Akulli që rrethon planetin është elektrikisht i ngarkuar, gjë kjo që krijon fushën e tij magnetike. Neptuni rrezaton më shumë energji nga ajo që merr nga Dielli
Eshtë gazi i metanit që i jep planetit ngjyrën blu. Edhe atmosfera e Neptunit si ajo e Uranit është e qartë dhe e pastër nga retë, kështu që mund të shihet shumë më thellë në brendësi të atmosferës së tij se në atë të Jupiterit dhe Saturnit.