Komiteti ekzekutiv i FSHF-së në mbledhjen e radhës ka vendosur që në fund të sezonit të ardhshëm futbollistik të bien direkt 2 skuadrat e fundit, ndërkohë që 3 ekipet e tjera të renditura përkatësisht në vendin e 10, 11 dhe 12 të luajnë ndeshjet Play Out.
Një tjetër vendim i Komiteti Ekzekutiv ka qenë edhe për kupën e Shqipërisë. Në turin e tretë të këtij kompeticioni, 16 skuadrat do të ndahen në 4 grupe me nga 4 skuadra, për të vijuar në turin e katërt me 2 grupe me nga 4 skuadra.
Gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë do të jetë sipas formatit tradicional, me ndeshje vajtje-ardhje. Edicioni i ri futbollistik do të nisë me 18 gusht me Superkupën e Shqipërisë, Skënderbeu- Tirana ndërsa java e parë e Superligës do të startojë me 24 gusht.