Forumi Kuq E Zi
Shqipëri-Francë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Shqipëri-Francë Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Shqipëri-Francë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Shqipëri-Francë Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Shqipëri-Francë Empty Shqipëri-Francë 28/9/2011, 13:03

INERCIALpeace

INERCIALpeace
Moderator
Moderator
Një deklaratë nga policia e kryeqytetit bënë të ditur masat që do të merren për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri – Francë, e cila do të zhvillohet nesër në stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” .

Policia thekson se do të ketë kontrolle të imtësishëm gjatë hyrjes së tifozëve në stadium, kjo do të bëhet për të parandaluar futjen në stadium të sendeve të ndaluara si: fishekëzjarre, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parrulla me mbishkrime jo të përshtatshme etj.

Gjithashtu policia duke u kërkuar qytetarëve mirëkuptimin e tyre thekson se do të bllokohen segmentet rrugore që të çojnë për në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë, duke filluar nga ora 14.00 deri më 24.00, duke bllokuar qarkullimin në rrugët “Dervish Hima”, “Asim Zeneli” dhe “Lekë Dukagjini”.

Më tej policia kërkon nga qytetarët respektimin me rigorozitet të rregullave të vendosura dhe kodit të sjelljes si para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv.

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

2Shqipëri-Francë Empty Re: Shqipëri-Francë 28/9/2011, 13:03

INERCIALpeace

INERCIALpeace
Moderator
Moderator
FSHF: Do të ndeshemi si të barabartë me Francën

Federata Shqiptare e Futbollit pak orë para ndeshjes së madhe Shqipëri-Francë deklaron se skuadra është e përgatitur për takimin, ndërsa shpreson për lojë të bukur dhe për rezultat pozitiv.

"Do të ndeshemi si të barabartë me Francën. Të gjithë shqiptarët të jenë me zemër të bashkuar për kombëtaren dhe kombin", thuhet në deklaratën e FSHF-së.

Ndërkohë një ditë më parë trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, theksoi se ekipi i tij do të ndeshet me një nga skuadrat më të mira në Europë, por deklaron se kjo nuk e ndalon atë dhe të gjithë skuadrën kuqezi të mendojnë për një rezultat pozitiv.


Ndërsa trajneri i Francës Loren Blank, në konferencën që ka dhënë për mediat shqiptare u shpreh se ekipi shqiptar i ka të gjitha shanset për t'u kualifikuar.

Megjithë këtë respekt, sigurisht që objektivi i tyre për këtë ndeshje janë tre pikët që do t’i japin mundësinë për të vazhduar qëndrimin në krye të grupit.

“Përgatitjet tona janë gjithmonë për fitore, jo vetëm me Shqipërinë por me këdo. Kjo është gjëja më e thjeshtë për të thënë paraprakisht. Edhe barazimi është pjesë e ndeshjes. Ka takime që barazimi konsiderohet fitore, por ka ndeshje që barazimi konsiderohet si humbje”, shprehet trajneri i përfaqësueses franceze.

Shqipëri-Francë, policia merr masa

Policia e Tiranës merr masa për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Francë, që zhvillohet të premten në mbrëmje.

Gjatë ditës së sotme nga ora 14.00 deri në mesnatë do të bllokohen rrugët që të cojnë drejt stadiumit dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në sheshin "Italia" dhe pranë stadiumit.

Policia e kryeqytetit bëri të ditur se do të ushtrohet kontroll i imtësishëm i tifozëve që do të hyjnë në stadium.

“Qemal Stafa” gati për Francën

Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” do të jetë gati për sfidën e të premtes. Drejtori i këtij impianti, Viron Bezhani ka pohuar se falë bashkëpunimit me FSHF-në, me Drejtorinë e Ujësjellsave dhe me Drejtorinë e Policisë, fushat dhe ambientet e tjera kanë ndryshuar pamje.

“Mendoj se i kemi marrë të gjitha masat. E kemi lyer të gjithë stadiumin”, tha Bezhani.

“Nuk besoj se kjo do të jetë ndeshja e fundit. Do të përgatitemi edhe për ndeshjen me Rumaninë”, theksoi ai.

Femijët kërkojnë fitore

Fëmijë nga grupmosha të ndryshme kanë kërkuar nga futbollistët e kombëtares fitore ndaj Francës.

Lojtarët kuqezi të cilët kanë vizituar një nga kopshtet e kryeqytetit u kanë premtuar jo vetëm tifozëve, por edhe fëmijëve për një ndeshje të bukur dhe me një rezultat pozitiv.

“Shpresojmë që fëmijët të sjellin kualitet në fushë në të ardhmen”, u shpreh Lala.

“Shpresojmë të luajmë sa më mirë dhe të bëjmë një ekip sa më të mirë kundër Francës”, tha Bogdani.

Të premten në 'Qemal Stafa' do t’i japë lamtumirën kombëtares shqiptare dhe futbollisti Alban Bushi. Ish-shokët e tij në përfaqësuese i kanë dhuruar Bushit dhe një trofe si golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares.

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons