Një deklaratë nga policia e kryeqytetit bënë të ditur masat që do të merren për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri – Francë, e cila do të zhvillohet nesër në stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” .
Policia thekson se do të ketë kontrolle të imtësishëm gjatë hyrjes së tifozëve në stadium, kjo do të bëhet për të parandaluar futjen në stadium të sendeve të ndaluara si: fishekëzjarre, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parrulla me mbishkrime jo të përshtatshme etj.
Gjithashtu policia duke u kërkuar qytetarëve mirëkuptimin e tyre thekson se do të bllokohen segmentet rrugore që të çojnë për në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë, duke filluar nga ora 14.00 deri më 24.00, duke bllokuar qarkullimin në rrugët “Dervish Hima”, “Asim Zeneli” dhe “Lekë Dukagjini”.
Më tej policia kërkon nga qytetarët respektimin me rigorozitet të rregullave të vendosura dhe kodit të sjelljes si para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv.