Forumi Kuq E Zi
Si mund ta kontrolloni vetë hipertensionin arterial Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Si mund ta kontrolloni vetë hipertensionin arterial Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Si mund ta kontrolloni vetë hipertensionin arterial Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Si mund ta kontrolloni vetë hipertensionin arterial Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

INERCIALpeace

INERCIALpeace
Moderator
Moderator
Ndiqni shtatë rekomandimet e specialistëve për të rregulluar tensionin e gjakut pa ilaçe. Tensioni i lartë i gjakut mund të përballohet duke bërë ndryshime në jetën e përditshme si dhe në regjimin ushqimor

Nëse interesoheni të dini se a mund të rregulloni tensionin e gjakut pa marrë ilaçe, përgjigjja është tepër optimiste. Më poshtë po ju paraqesim disa udhëzime të shkurtra si të jeni në gjendje që të kontrolloni hipertensionin tuaj arterial. Sipas specialistëve, në disa raste tensioni i lartë i gjakut, ose hipertensioni jo shumë i lartë, mund të përballohet me sukses duke realizuar disa ndryshime në jetën e përditshme si dhe në regjimin ushqimor. Të njëjtat udhëzime vlejnë edhe për rastet e hipertensionit të mesëm dhe atij shumë të lartë, por gjithmonë në kombinim me terapitë mjekësore për të pasur rezultat më të mirë.
Sëmundja
Sëmundja e hipertensionit është pasojë e çrregullimeve të funksioneve të aparateve nervore qendrore, që marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut. Por ajo mund të shfaqet edhe me rritjen e moshës si dhe prej sëmundjeve të veshkave. Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet me shifra të ngritura. Me zhvillimin e mëtejshëm të sëmundjes shfaqen dhimbjet e kokës, marrja e mendve, çrregullimi i gjumit, shpejtimi i ritmit të pulsit si dhe dobësi e përgjithshme. Thellimi i gjendjes së hipertensionit mund të sjellë edhe ndryshime në zemër, e cila fillon të zgjerohet. Kjo sëmundje nganjëherë shoqërohet me arteriosklerozën e enëve të gjakut, që nuk lë pa prekur enët koronare që ushqejnë zemrën, ngushtimi i të cilave shkakton dhembje në zonën e zemrës, vështirësi në frymëmarrje gjatë sforcimit fizik. Në të gjitha këto sëmundje të shkaktuara nga hipertensioni, lëngu i limonit jep rezultate shumë të mira, ndaj dhe mjekët popullorë këshillojnë që kjo agrume të konsumohet sa më shpesh për parandalimin e tyre.

Rekomandime dhe këshilla
1. Humbisni peshën e tepërt
Mungesa e peshës është një hap tepër i rëndësishëm në normalizimin e hipertensionit. Madje nuk është e rastit që shpesh personat që vuajnë nga hipertensioni përfshihen në kategorinë e njerëzve me mbipeshë. Rreziku nga kilogramët e tepërt është më i madh kur mbipesha është grumbulluar në disa pjesë të trupit, konkretisht në bark dhe kraharor. Të mirat e mungesës së mbipeshës janë të shumta. Përveç se ajo ndikon në uljen e tensionit të lartë arterial, vepron edhe në rënien e nivelit të kolesterolit etj. Gjithashtu ndihmon në rregullim e niveleve të sheqerit në gjak në rast diabeti. Mos harroni se kombinimi i tensionit të lartë, i kolesterolit në rritje dhe diabetit përbën një faktor tepër rëndues për funksionimin normal të sistemit kardiologjik.

2. Shëtisni
Specialistët u këshillojnë të sëmurëve me tension të lartë që të ecin të paktën 2-3 herë në javë për 45 minuta (është kjo koha që nevojitet mesatarisht për të përshkuar një distancë prej 4 kilometrash). Përkundrazi, ata ndalojnë ushtrimet me peshë pasi në këtë mënyrë rritet shumë presioni arterial dhe vonon që të vijë në nivele fiziologjike. Ndërkaq, nuk përjashtohet që një i sëmurë me hipertension të kryejë ushtrime me pesha, por kjo do të realizohet vetëm pasi ai të ketë nisur tashmë një program aerobik, sipas këshillave të mjekut të tij dhe në bazë të rezultateve të analizave të domosdoshme si për shembull, test i lodhjes etj.
3. Lini duhanin
Duhani shkakton çarjen e kapilareve dhe ndikon në humbjen e elasticitetit të tyre. Është provuar se edhe një cigare është e aftë të shkaktojë çarje dhe kjo sepse presioni i gjakut që qarkullon në brendësi të kapilarëve rritet. Përveç tensionit të gjakut, shpeshtohen edhe rrahjet e zemrës pasi kjo e fundit është e detyruar të punojë më tepër me qëllim që të mbulojë nevojat e organizmit me oksigjen. Me ndërprerjen e duhanit muret e kapilareve bëhen më elastike, ndërsa zemra punon me ritëm normal dhe nuk lodhet.
4. Kontrolloni stresin
Megjithëse kjo këshillë është e vështirë që të zbatohet, pasi stresi është i pranishëm në jetën tonë të përditshme, e vërteta është se nëse dëshironi ta përballoni me sukses hipertensionin duhet të kontrolloni stresin. Me fjalë të tjera, stresi funksionon sikurse duhani, duke çuar në rritjen e tensionit të gjakut. Personat e brezit të tretë janë më të prekur nga hipertensioni pasi kapilarët e tyre janë më të fortë, më shumë pak elasticitet, për shkak të moshës.
5. Regjimi ushqimor
Preferoni peshkun
Peshqit (si sardelet, salmoni etj.) përmbajnë tre përbërje yndyrore, të cilat është provuar se ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut. Studimet rreth kësaj çështjeje janë realizuar në popuj të cilët konsumojnë shumë peshk, si për shembull, eskimezët. Natyrisht që efekti i këtyre përbërjeve tek ju varet nga shpeshtësia e konsumimit të peshkut. Mirë është që të preferoni të hani peshk dy herë në javë dhe të kufizoni konsumin e mishit të viçit, derrit, pulës etj., deri në një herë në javë.
6. Frutat dhe zarzavatet
Frutat dhe zarzavatet kanë në përbërjen e tyre lëndë të cilat ndihmojnë në ruajtjen e kapilarëve në gjendje sa më të mirë. Pjesa e brendshme e tyre “sulmohet” nga tensioni i lartë i gjakut, kolesteroli dhe diabeti. Në sajë të lëndëve të vlefshme që përmbajnë frutat dhe zarzavatet, kapilarët qëndrojnë hapur duke lehtësuar qarkullimin sa më normal të gjakut. Specialistët propozojnë që vaktet tuaja të kenë në përbërjen e tyre fruta, zarzavate dhe pak yndyrë mishi.
7. Rregulloni temperaturën e shtëpisë
I ftohti është një faktor rëndues për hipertensionin, megjithëse shumë e injorojnë. Nuk është e rastit që në verë kardiologët zvogëlojnë sasinë e ilaçeve kundër hipertensionit, për shkak se nxehtësia ul tensionin. Përkundrazi, ndenja në të ftohtë rrit presionin arterial. Ndaj është e rëndësishme që ju të tregoheni të kujdesshëm që shtëpia juaj të jetë e ngrohtë.
Box
Simptomat
Hipertensioni zakonisht zhvillohet pa shumë ndërlikime, por në raste të tensionit të lartë paraqet simptoma të tilla:
Dhimbje koke
Marramendje
Dhimbje dhe ndjenje rëndese në gjoks
Pagjumësi
Urinim i shpeshtë
Etje e madhe
Dobësi muskulore dhe humbje ekuilibri.

Hipertensioni në shifra

40 për qind e të sëmurëve me tension rrezikojnë të pësojnë hemorragji cerebrale

16 për qind e tyre rrezikojnë të pësojnë infarkte në zemër

Sëmundja kërcënon organe të trupit sikurse veshkat

25-30 për qind e europianëve të rritur vuajnë nga hipertensioni

14 për qind e amerikanëve të rritur vuajnë nga hipertensioni

80 për qind e të sëmurëve me hipertension nuk i nënshtrohen udhëzimeve për përmirësimin e tensionin te tyre, fakt që kushtëzohet nga mungesa e përditshme e ilaçeve, kostoja e lartë e tyre, frika nga reaksione të mundshme të terapisë me ilaçe (rënie e shpejtë e tensionit, kollë etj.) si dhe nga mungesa e komunikimit dhe besimit tek i sëmuri dhe mjeku

95 për qind e rasteve me hipertension nuk i dedikohen ndonjë sëmundje tjetër (si çrregullime nervore, probleme hormonale)

Moshat e dyta dhe të treta, mbi 45 vjeç, janë kontingjenti më i prekur nga sëmundja e hipertensionit

Përgatiti: JONIDA TASHI

Mateni siç duhet tensionin
Përpara se të vendosni të matni tensionin e gjakut, lexoni të rejat e fundit:
Siguroni shëndetin e zemrës tuaj
Në çdo vizitë kërkoni nga mjeku juaj t’ju matë tensionin ose mateni vetë në shtëpi. Kini parasysh se, konsumimi i ushqimeve të caktuara, disa zakone ose qëndrimi i gabuar i trupit mund të japin rezultate jo të vërteta. Që të bëhet më e saktë matja e tensionit, ndiqni rregullat e mëposhtme.
Përpara matjes
Shmangni kafeinën dhe duhanin, të paktën 30 minuta përpara matjes, sepse mund të rritin tensionin. Të njëjtat rezultate mund të ketë edhe një fshikëz urinare e “fryrë”, për këtë arsye kujdesuni të vizitoni banjën.
Gjatë matjes
Kujdesuni që kurrizi juaj të prekë mirë në karrige (mungesa e mbështetjes mund të rritë tensionin), këmbët të prekin tokën dhe dora juaj të jetë e mbështetur në tavolinë. Bërryli juaj të jetë në vijë të drejtë me lartësinë e gjoksit. Mos u përkulni përpara dhe shmangni bisedat.
Pas matjes
Kontrolloni përsëri nëse tensioni juaj ishte pa arsye i lartë ose i ulët. Mateni tensionin edhe në dorën tjetër (rezultatet mund të mos jenë të njëjta). Matja më e lartë është më e sakta. Nëse rezultatet nuk janë fiziologjike, lajmëroni mjekun tuaj. Preferoni që matja të bëhet me matësin klasik, atë me matës dore.

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons