Pas lindjes së vajzës Viktoria, këngëtarja Arta Bajrami iu kthye muzikës duke realizuar albumin e ri, ndërsa këngët e reja menjëherë u pranuan nga fansat e saj.
Gazeta Standard citon këngëtaren të ketë thënë se është në përfundim të realizimit të klipit të njërës nga këngët e albumit, megjithatë ajo thotë se tashmë në rend të parë vjen vajza dhe jo karriera.
Edhe pse dëshiron të vazhdojë me karrierën muzikore dhe kur kihet parasysh përkushtimi që duhet bërë ndaj fëmijëve, Arta thotë se në të ardhmen planifikon të ketë edhe fëmijë të tjerë.
“Unë e dua familjen e madhe dhe kam dëshirë që të kem fëmijë të tjerë, por të shohim. Por dy apo tre fëmijë do të ishte më mirë, ndonëse kjo është në dorë të Zotit dhe ne nuk mund të përzihemi aty”, ka thënë Arta.