Ndermjet efekteve qe vijne si rezultat i ngrohjes se pergjitheshme, duket se figuron edhe nje parameter i fundit per te cilin deri pak kohe me pare nuk dihej gje.
Eshte fjala per nje fenomen qe lidhet me ekuadorin e Tokes, i cili gradualisht eshte duke u rritur me 7 mm ne vit.
Ky eshte perfundimi i nje studimi te Universitetit te Kolorados mbi bazen e te dhenave te marra nga misioni Grace (Gravity Recovery and Climate Experiment), i cili udhehiqet nga NASA si dhe agjencia ajrore gjermane Dlr.
Qe prej 12 mije vjetesh, Toka ne fakt e zvogelonte perimetrin e saj ne kete rajon me 7 mm ne dhjete vjet, ndersa tani po ndodh e kunderta, dhe sipas specialisteve arsyet jane te lidhura me ngrohje e pergjithshme, si pasoje e se ciles 382 miliard tonalata shkrijne cdo vit nga akujt e Groenlades dhe Arktikut, dhe uji qe krijohet tenton te shtyhet pikerisht ne kete rajon.