Forumi Kuq E Zi
Teknologjia isdn Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Teknologjia isdn Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Teknologjia isdn Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Teknologjia isdn Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Teknologjia isdn Empty Teknologjia isdn 11/5/2011, 16:05

Vizitor

Anonymous
Vizitor



SDN është shkurtesë për Intgrated Services Digital Network ose e thënë shqip Rjeti digital i shërbimeve të integruara. ISDN mundëson që duke përdorur të njëjtin kabëll telefonik të lidheni në Internet me shpejtësi dergi 128 kbit/ sekondë, duke shfrytëzuar në të njejtën kohë lidhjen telefonike për përdorim digjital, pa shndërrim telefonik. Ky komunikim përmes lidhjes ISDN është komunikim digjital, pa shndërrim të sinjalit të transmetuar nga digjitali në analog dhe anasjelltas, siq është rasti te modemi standard. Komunikimi digital është më i besushëm dhe zvogëlon numrin e gabimeve e me këtë edhe nevojën për të ritransmetim të informacioneve.

Një ISDN lidhje ka kapacitetin prej 144 kbit/s. Këto 144 kbit janë të ndarë në dy B kanale nga 64 kbit/s dhe një D kanal prej 16 kbit .
Secili B kanal 64 kbitësh mund të bartë bisedat telefonike dhe ka numrin e vet të telefonit. Këto kanale mund të përdoren edhe për transmetimin e të dhënave me shpejtësi 64 kbit/s Nëse i kombinojmë dy B kanale fitojmë lidhjen 128 kbitëshe për transmetim të të dhënave.

Për t'u lidhur në internet duhet të sigurohet pajisja që quhet terminator i rrjetit (NT1, Network Terminator) i cili sipas nevojës e ndanë kanalin komunikues në dy dy B kanale dhe një D kanal. Ky terminator i rrjetit lidhet në kompjuter, telefaks, telefon ose rrjet lokal kompjuterik përmes adapterit të terminatorit.

Adapteri iterminatorit mund të jetë më i thjeshtë ose më i ndërlikuar, varësisht nga pajisjet që lidh. Ai mund të jetë i integruar në pllakën amë të kompjuterit ose mund të jetë i integruar me terminatorin e rrjetit në një pajisje të veqantë që zëvendëson modemin ose ruterin.

burimi teknologjiasot

2Teknologjia isdn Empty Re: Teknologjia isdn 11/5/2011, 16:06

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Telefoni në rrjetin kompjuterik.

Rrjet kompjuterik është pjesë e inxhinierisë që ka të bëjë me komunikimin midis sistemeve kompjuterike apo pajisjeve. Një rrjet komjuterik është një grup kompjuterash apo pajisjesh kompjuterike të lidhur me njëri tjetrin dhe të aftë për të shkëmbyer të dhëna (Data). Kemi tre tipe rrjetash, Internet, Intranet dhe Ekstranet (Extranet).
Mënyrat se si lidhen kompjuterat apo pajisjet e tyre, janë të ndryshme. Këtu do te trajtojmë rolin e rrjetave telefonik në rrjetin kompjuterik. Komunikimi i rrjetave kompjuterik nëpërmjet përcjellësave të telefonave kërkon disa pajisje shtesë. Sinjali telefonik është i tipit analog dhe jo dixhital. Ndryshimi qëndron në faktin që, sinjali analog është proçesi marrjes së sinjalit zanor ose pamor (në të shumtën e rasteve nga njeriu) dhe perkthehet në pulse elektronike. Sinjalet dixhitale e marrin sinjalin zanor ose pamor dhe e thyejnë në kode binare pra formojnë seri “1”-sh dhe “0”-sh. Shumica e pajisjeve analoge jane telefonat, fakset, modemet etj.
Teknologjia isdn Rrjeti_telefonik
Në figurën e mësipërme jepen hallkat në të cilat kalon sinjali si analog ashtu dhe dixhital.
Sinjali telefonik ISDN (Integrated Services Digital Network) ose dixhital sigurohet nga shërbimi shtetëror telefonik dhe përcillet në formë dixhitale në distanca të mëdha që arrijnë deri tek terminatori i shkëmbimit (ISDN Exchange). Ky terminator shërben për të konvertuar sinjalet nga dixhitale në analoge dhe anasjellas. Çdo linjë telefonike ISDN që vjen nga shërbimi publik telefonik (që quhet Network Loop ose U-Loop) deri tek konsumatori, mund të përdori vetëm 2 përcjellesit e tij të bakrit siç perdor për sinjalin analog. Shërbimi Publik Telefonik e mbaron shërbimin e tij me 2 fijet ISDN deri tek Terminatori i Rrjetit (NT1 – Network Terminator). Konsumatorët sipas kërkesës së tyre mund të përdorin pajisje si Telefona, Faks, Modem te jashtëm dhe të brendshëm për të lidhur kompjuterat ose një sistem të tërë kompjuterik. Kombinimi i modemëve dhe ruterave (Router), na bëjnë të mundur që të lidhim një seri të gjerë pajisjesh kompjuterike, në mënyrë që të shkëmbejnë të dhëna(Data). Në vitet 1990 teknologjia ADSL (Asymmetric Digital Subscriber Line) ishte shumë e kushtueshme për përdorim vetiak dhe mënyra me ekonomike në atë kohë u bënë vetëm me modem. Ky lloj komunikimi i kompjuterave ISDN – Modem, arrin në shpejtësinë maksimale 128 kilo bit per sekondë (kbps). Sot për sot në tregun Shqipëtar ndodhen modem të jashtëm dhe të brendshëm, ku çdo konsumator është i lirë të zgjedhi teknologjinë që dëshiron për tu lidhur në Internet. Duke instaluar ADSL (ISDN  Modem  Ruter  Kompjuter), arrihen shpejtësi shumë të mëdha në transmetimin e të dhënave (Data). Mund të përmendim 512 kbps, 1 Mbps (Mega bit për sekondë) dhe vende si Amerika, Anglia dhe Japonia po e rrisin teknologjine e transmetimit për konsumatorin deri në 20 Mbps.
Teknologjia isdn >  Teknologjia isdn Rrjeti_telefonik_me_kompjuterik

Në skemën e mësipërme jepet skema rrjetit kompjuterik që formohet nga Ruter, Hab, Modem, kompjutera, dhe Filter Adsl - Telefon (Splitter). Pra sic na vjen sinjali ISDN me dy përcjellësa bakri, nga Shërbimi Publik Telefonik, do te futet tek Filteri Adsl-Telefonik (Splitter), i cili ka rol shumë të rëndësishëm në këto tipe rrjetash. Funksioni i spliterit është që të bëjë ndarjen e sinjalit që vjen ISDN (Telefon dhe Data), në 2 sinjale të ndryshme. Spliteri ka 3 porta. Porta hyrëse Linjë ku hyn sinjali ISDN dhe është i tipit RJ-11(Spinë Telefonke 4 pin). Porta dalëse ADSL nga del sinjali Data për tu lidhur Modemi, kjo portë është e tipit RJ-45(Spinë Rrjeti Kompjuterik – 8 pin). Porta dalëse Telefonike (Phone), për të marrë sinjalin telefonik (Sinjalin Analog – zakonisht zanor). Nëse nuk do të ishte Spliteri, në këtë rrjet sinjali Adsl që do të merreshe dhe sinjali analog do të binin në konflikt me njeri tjetrin. Pra nuk do ishte një lëvizje e drejtuar e sinjaleve. Nga Spliteri, në porten e Adsl marrim sinjalin dhe e kalojmë në Modem. Nga modemi e kalojmë në portën hyrëse të Ruterit. Ruterat jane të ndryshëm, nga ruteri mund të lidhen një seri e madhe e kompjuterave dhe rrjetave të tjerë kompjuterik. Nga ruteri e kalojmë sinjalin në shpërndarësin e sinjalit ADSL që quhet Hab (Hub). Edhe habet jane disa llojesh në varësi nga numri i portave RJ-45 dhe shpejtësisë që transmetojnë në rrjet. Mund të përmendim me 8 porta, 12 porta, 16 porta etj.
Më këtë kuptojmë që nëse kemi një sinjal ADSL dhe e kalojmë në një ruter është e mundur ta shpërndajmë në shumë rrjeta kompjuterike apo pajisje kompjuterike. Kjo teknologji është më e përdorshmja se nga të gjithë kompanitë shpërndarëse të internetit.

Albbrain.com

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons