“Anonymous”, është filimi i cili pretendon se Ulliam Shekspir ka vjedhur të gjitha veprat e botuara në emër të tij. Filmi “Anonymous” pritet të dalë në kinematë amerikane në fund të muajit tetor. “Anonymous”, një dramë e cila del në përfundimin se autori i vërtetë i veprave të Shekspir është konti i Oksfordit, Eduard de Vere.
Filmi “Anonymous”, përshkruan se Shekspiri nuk është ai që të gjithë njohin dhe se ai nuk ka shkruar asnjë rresht gjatë gjithë jetës së tij. Ky film ka shkaktuar debate të forta me studiuesit e Shekspirit të cilët druhen se kjo teori e padëmshme komploti po fiton terren tek lexuesit.
Në fakt regjisori i filmit “Anonymous”, Roland Emeric shprehet se arti duhet të provokojë. Regjisori rrëfen se ai e kishte parashikuar se do kishte debate dhe se ai këtë po kërkonte, pikërisht polemikën. Dr. Uilliam Lehi, drejtues i Shkollës së Arteve në Universitetin Brunel të Londrës, e përshkruan Shekspirin si oportunist i cili vidhte punën e të tjerëve dhe e kalonte si të tijën. Gjashtë firmat që ky njeri la, thotë Lehi, janë bërë me një shkrim dore që nuk mund t’i përkiste kurrë një njeriu i cili e fitonte bukën e gojës nëpërmjet shkrimit.
Për adhuruesit e Shekspirit këto janë teori boshe apo gjepura dhe nuk kanë për t`i rezistuar kohës. Kundërshtarët e tyre, këmbëngulin të argumentojnë se Shekspiri, që vinte nga një e shkuar provinciale tepër modeste, nuk kishte formimin dhe eksperiencën e duhur për të shkruar kryeveprat.