Nga brigjet italiane me not drejt Shqipërisë… Një sipërmarrje e tillë kaq e vështirë është objektivi i një notari italian, i parashikuar për t’u arritur në datat 4-5 shtator. Massimo Voltolina, notari që ka vendosur rekord për kalimin me not të ngushticës së La Manshit në 2006, kësaj here ka një iniciativë më të guximshme. Ai do të përshkojë Ardiatikun nga Pulia në Vlorë, një gjatësi rreth 85 km. Sipërmarrja e notarit italian u bë e njohur sot nga konsullata italiane në Vlorë.
Në “udhëtimin” e tij në det për rreth 24 orë, Voltolina do të shoqërohet nga një anije e Guardia di Finanzza-s, por nuk do të ketë mjete të tjera përveç kostumit të banjës dhe syzeve të notit.
Projekti “Adriatik” është kalimi i parë me not i Adriatikut pa ndihma të jashtme. Për Voltolinën, kjo do të jetë një sfidë e re, pasi në rekordin e 2006-s në kanalin e La Manshit, ai u ndihmua nga një kafaz. Pas 13 orësh not, Voltolina vendosi rekordin e tij. Sipërmarrja e Voltolinës është e destinuar të futet në historinë e sportit, kjo edhe për faktin se i pari që e provoi një gjë të tillë në vitin 1985 ishte Paolo Pinto, i cili u mbyt për shkak të kushteve të këqija të motit në det.
Në prezantimin që iu bë sot nga Konsullata Italiane në Vlorë, nisma e Voltolinës u pa edhe si një eveniment që i jep akoma më shumë vlerë bashkëpunimit dypalësh në fushën e turizmit. Në evenimentin e datave 4-5 shtator do të jetë e pranishme edhe Irene Piveti, politikane dhe gazetare italiane. Organizata jofitimprurëse e drejtuar prej saj është njëra nga mbështetëset e iniciativës së Voltolinës./Shqiperia