Hackerët shqiptarë që veten e quajnë “Albania Hacker Group” (AHG), vazhdojnë t’u sjellin telashe të mëdha shumë faqeve të internetit të kompanive, institucioneve në Maqedoni.
Numri i faqeve të sulmuara është vërtetë i madh. Ata në këtë mënyrë janë duke shprehur revoltën e tyre lidhur me ngjarjet që kanë të bëjnë në kalanë e Shkupit kur Brenda natës janë vënë trarët për të ndërtuar një kishë.
Në këto faqe të sulmuara e të bllokuara ata kanë shkruar parullën si “Kalaja është e jona”, duke vendosur edhe muzikë.
Meqë sot është e diele dhe ditë pushimi duket se edhe reagimi i këtyre kompanive, institucioneve është shumë I zbehtë dhe I ngadaltë, ndërkohë që nuk ka asnjë reagim prej tyre.
Deri më tash janë sulmuar 31 faqe të internetit të kompanive, institucioneve të ndryshme të vendit, ku në disa shkruan edhe në gjuhën angleze se “Ne nuk kemi harruar”, kurse në disa të tjera është vendosur flamuri kombëtar shqiptar.
Hakerët shqiptarë kundërpërgjigjen “kalaja është e jona”
Ueb faqe të shumë kompanive dhe institucioneve maqedonase janë sulmuar dje pasdite nga hakerë shqiptarë. Sulmet janë kundërpërgjigje për ngjarjet në Kalanë e Shkupit, sepse në vetë faqet e këtyre institucioneve qëndron parulla “Kalaja është e jona”.
Në ballinë të ueb faqeve për momentin ndodhet logo me mbishkrimin “Albania Hacker’s Group”
Hacked By CyberH4cK A.K.A Kiriku
We Are : Att4ck3r ~ Legenda-Ks ~ Loading-Ks ~ CyberH4cK
NUK KENI FAJ JU, JU KA FAIJN DOMAINI JUAJ .MK,
si dhe klip muzikë me parulla “kalaja është e jona”.
Linçet, faqet e sulmuara nga “Albanian Hacker’s” në vijim:
http://sdsm.te.mk/
http://www.natyra.org.mk/
http://www.zlatenprsten.mk/
http://www.gastrotravel.mk/
http://www.takidaskalo.edu.mk/
http://zone-h.org/mirror/id/13138160
Sidoqofte,tani keto faqe kane reaguar dhe funksionojne ne rregull.(zhurnal)