Forumi Kuq E Zi
Pitagora... Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Pitagora... Regjis10

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Pitagora... Empty Pitagora... 15/5/2011, 14:15

Milanisti

Milanisti
VIP
VIP
Pitagora:
Pitagora (greqisht: Πυθαγόρας) lindi afërsisht në vitin 592 p.e.s. dhe vdiq 486 p.e.s., ishte matematikan dhe filozof grek. Pitagora është shumë i njohur me teoremëm e tij në matematikë, e cila njihet si "Teorema e Pitagorës" (a^2+b^2=c^2) e cila është mjaft e thjeshtë por për nga rëndësia është e jashtzakonshme dhe mësohet që në shkollën fillore.

Kuriozitete rreth Pitagores

Pitagorianet mendoni se "të gjitha gjerat qe kemi njohur posedojne një numer" Numri 1 perfaqesonte inteligjencen, numri 2 perfaqesonte opinionin (gjithmone i dyfishuar) numri 4 drejtesine,numri 5 martesen,numri 7 kohen kritike, e keshtu me rradhe.Midis numrave egzistonte aristokracia: pervec 10,tetraktys,qe për pitagorianet perfaqesonte një entitet hyjnor, 1-shi,2-shi.3-shi dhe 4-tra ishin me të njohur nga të gjithë numrat e tjere duke qene se shuma e tyre ishte e njejte me 10 dhe të gjithë bashke krijonin "trekendeshin hyjnor".Sipas pitagorianeve numrat kishin një aftesi terapie (sheruese): katroret magjik pershembull të cilet të perdorur edhe ne mesjete dhe ne rilindje,beheshin ne një laster të argjende dhe keshtu të mbronin nga mizerja,kolera dhe nga semundjet venere.

Pitagora,femija i bizhuteristit Mnesacro, lindi ne 507 p.K ne ishullin e Samo,pak km nga qyteti i Mileto.Mesimet e para i mori nga i madhi Ferecide,qe si gje të pare i mesoi të bente mrekullite.Frekuentoi prifterinjte Eliopoliti të cilet u deklaruan të padenje për një nxenes të tille.Me vone e moren pleqte dhe prifterinjte e venruar Menfi,dhe midis Diapolitit të tmerrshem të Tebes qe e priten si vellane e tyre dhe e bënë të ditur të gjitha misteret e tyre.Ishte nxenesi i Kaldei për astronomine,nxenes i Feniksit për llogjiken dhe gjeometrine, i Mageve(magjistareve) për ritet mistike.Mesoi teorine e të kunderteve nga Zarathustra.

Pitagora vrau nje nxenesin e tije i cili kuptoje qe Rrenja katrore e dyshit nuk eshte numer racional duke hedhur poshte gjithe teorine e pitagorianeve. Mendonte se keshtu do te fshehte te verteten. Ky turp i ka ngelur dhe do ti ngelet pergjithmone.

Pitagora themeloi një shkolle nga e cila veshtroheshin një seri rregullash qe mund të dukeshin të cuditshme.Ja disa:

të mos thyesh buken
të mos trazosh zjarrin me hekur
të mos prekesh gjelin e bardhe
të mos hash zemren
të mos shihesh ne pasqyre prane drites
kur ngrihesh nga krevati të mos lesh gjurmet e trupit tend

Pitagora i ndante njerzit ne dy kategori: matematicientet,ose ndryshe ,ata qe kane të drejte ti hyjne "dijes" dhe acusmatiket qe jane ata qe mund të qendrojne vetem për të degjuar.

http://www. http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum

2Pitagora... Empty Pitagora dhe pitagorianet 17/9/2011, 20:11

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Pitagorianet mendoni se "të gjitha gjerat qe kemi njohur posedojne një numer" Numri 1 perfaqesonte inteligjencen, numri 2 perfaqesonte opinionin (gjithmone i dyfishuar) numri 4 drejtesine,numri 5 martesen,numri 7 kohen kritike, e keshtu me rradhe.Midis numrave egzistonte aristokracia: pervec 10,tetraktys,qe për pitagorianet perfaqesonte një entitet hyjnor, 1-shi,2-shi.3-shi dhe 4-tra ishin me të njohur nga të gjithë numrat e tjere duke qene se shuma e tyre ishte e njejte me 10 dhe të gjithë bashke krijonin "trekendeshin hyjnor".Sipas pitagorianeve numrat kishin një aftesi terapie (sheruese): katroret magjik pershembull të cilet të perdorur edhe ne mesjete dhe ne rilindje,beheshin ne një laster të argjende dhe keshtu të mbronin nga mizerja,kolera dhe nga semundjet venere.

Pitagora,femija i bizhuteristit Mnesacro, lindi ne 507 p.K ne ishullin e Samo,pak km nga qyteti i Mileto.Mesimet e para i mori nga i madhi Ferecide,qe si gje të pare i mesoi të bente mrekullite.Frekuentoi prifterinjte Eliopoliti të cilet u deklaruan të padenje për një nxenes të tille.Me vone e moren pleqte dhe prifterinjte e venruar Menfi,dhe midis Diapolitit të tmerrshem të Tebes qe e priten si vellane e tyre dhe e bënë të ditur të gjitha misteret e tyre.Ishte nxenesi i Kaldei për astronomine,nxenes i Feniksit për llogjiken dhe gjeometrine, i Mageve(magjistareve) për ritet mistike.Mesoi teorine e të kunderteve nga Zarathustra.

Pitagora themeloi një shkolle nga e cila veshtroheshin një seri rregullash qe mund të dukeshin të cuditshme.Ja disa:

të mos thyesh buken
të mos trazosh zjarrin me hekur
të mos prekesh gjelin e bardhe
të mos hash zemren
të mos shihesh ne pasqyre prane drites
kur ngrihesh nga krevati të mos lesh gjurmet e trupit tend

Pitagora i ndante njerzit ne dy kategori: matematicientet,ose ndryshe ,ata qe kane të drejte ti hyjne "dijes" dhe acusmatiket qe jane ata qe mund të qendrojne vetem për të degjuar.

https://kuqezi.albanianforum.net/

3Pitagora... Empty Re: Pitagora... 24/2/2013, 12:56

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Guri është muzika e ngurtësuar"
("Pitagora")

Rreth viteve 600
para lindjes së Krishtit, në Greqinë Antike ka jetuar një njeri vërtet i
jashtëzakonshëm i quajtur PITAGORA, i cili ka tentuar që të vërtetojë
ekzistimin e të gjitha gjërave në Univers përmes harmonisë së përsosur
të veprimit hyjnor të numrave.

▪ Jo vetëm që konsiderohej si
themelues dhe baba i njohurisë mbi analizën e veprimit të numrave në
natyrë-NUMEROLOGJIA, por ishte dhe mbetej mistiku, okulisti,
matematikani dhe filozofi më i madh i të gjitha kohërave.

Që në
fillim duhet konstatuar se, shumë mësime të Pitagorës, edhe sot e kësaj
dite konsiderohen si fshehtësi e madhe dhe se të gjitha shkathtësitë dhe
praktikat okuliste të Perëndimit, burojnë nga mistika pitagoriane.
Pesëdhjetë e katër vitet më të frytshme të jetës i ka kaluar në Egjipt.
Persi, Indi dhe në vendet tjera të Lindjes, vende këto që atëbotë,
konsideroheshin si qendrat më të mëdha të dijes, urtësisë mistike dhe
mendimit filozofik të mbarë botës.Qëndrimi i tij i gjatë nëpër vendet e Lindjes, sigurisht ka pasur ndikim
vendimtar në formimin e besimit mbi veprimin e Ligjit të KARMËS - të
shkakut dhe pasojës, Ligjit të DARMËS - se asgjë në këtë botë nuk është
krijuar dhe nuk ndodh rastësisht, si dhe REINKARNIMIN-transformimin e
shpirtit nga një jetë në jetën tjetër, ligjshmëri këto që shpesh ceken
dhe trajtohen në mendimet e tij filozofike.

Si hulumtues i
pandalshëm nga kërkimi i rrugës që do ta shpinte kah bërthame e krijimit
të jetës, në një moment të përndëritjes shpirtërore, përjetoi
vetëdijesimin e plotë se, njerëzimi jeton në tri botë: botën natyrale,
njerëzore të qenësisë dhe atë hyjnore. Me këtë e pa të qartë se, nga të
gjitha besimet e deritanishme në shumë zota, realisht ekziston vetëm një
ZOT, i cili është esenca dhe burimi i çdo gjëje.

Tek
bashkëkohësit e vet, Pitagora ka ofruar një mënyrë të re të të menduarit
e cila, një njërën anë pretendonte t'i mbante njerëzit fort të lidhur
me këtë botë, dhe njëkohësisht, nga ana tjetër, kërkonte që ata të jenë
të kthyer dhe të pashkëputshëm nga krijuesi i tyre - ZOTI.

Përmes
filozofisë së vet në përgjithësi, Pitagora ka pasur ndikim të
pakontestueshëm tek shumë mendimtarë të famshëm të Greqisë Antike, e
veçanërisht te Platoni dhe Aristoteli. Po ashtu, mësimet e tij kanë
luajtur një rol të madh edhe në ndërtimin e mendimit të ri filozofik
bashkëkohor evropian. Në këtë kontest, veçanërisht duhet përmendur
teorinë e famshme të Pitagorës në matematikë.Por, nga të gjitha që theksuam në sipër, baza e njohurive pitagoriane
mbështetet në faktin e pamohueshëm se, fshehtësia e të kuptuarit në
thelb të Universit, qëndron kryekëput në harmoninë e përsosur të magjisë
së numrave, që janë në raport të përhershëm me formën. Sipas Pitagorës,
katër elementet kyçe: ajri, zjarri, uji dhe toka, formojnë katërfishin
magji, që ndryshe ai e quajti TETRAKTIS. Kështu, pitagorianët,
TETRATIKSIT i kanë thurur edhe një ditiramb që e këndonin si lutje:

Na beko o numër i lartësuar,
Ti që i ke krijuar zotat dhe njerëzit,
O i ëmbli dhe i shenjti Tetratiks,
Ti qe zgjedh sistemimin e çdo gjëje,
Ti që je burim dhe strehë,
Shkëndi e jetës nëpër ndryshime të mëdha
Na bëj që t'i njohim fshehtësitë e gjithësisë.Pitagora dhe nxënësit e tij kanë themeluar shumë postulate filozofike si
parime dhe mendime të pranuara logjike. Në mes të postulateve
pitagoriane, është e njohur ajo e dhjetë kundërshtive themelore, veprimi
i përhershëm i të cilëve e ndërton realitetin tonë objektiv: 1. E lehta
dhe e rënda; 2. Tek dhe çift: 3 Kufizuar dhe pakufizuar; 4. Pak dhe
shumë: 5. E djathta dhe e majta; 6. Mashkullorja dhe femërorja: 7.
Lëvizshmëria dhe palëvizshmëria; 8. Drejtë dhe shtrembër; 9. Dritë dhe
errësirë; 10. Sistematike dhe josistematike.
Kështu, ata kanë
konstatuar se, pikërisht nga ekzistimi i këtyre dhjetë kundërshtive,
buron e gjithë harmonia e përsosur e cila vepron në Univers.
Sa i
përket klasifikimit domethënës, të gjithë numrat çift, konsideroheshin
si: të pjesëtueshëm (ndashëm), jo të përhershëm, femëror dhe që i
takojnë kësaj bote materiale; ndërsa numrat tek: të pandashëm
(papjesëtueshëm), mashkullor dhe hyjnor. Çdo numër e kanë ndërlidhur me
një atribut të njeriut. Kështu numri 1, nënkupton arsyen, ekzistencën,
vetëdijesimin; 2. të menduarit, mendimin dhe hamendjen; 3. marrëveshjen ,
harmoninë dhe baraspeshën; 4. drejtësinë (pasiqë ajo formon
katërkëndëshin me formë të përsosur); 5 nënkuptonte martesën (si tërësi e
shumës së numrit të vërtetë femëror 2 dhe atij mashkullor 3)... etj.
Sipas pitagorianëve, të gjitha sendet e njohura për ne në këtë botë e
kanë numrin e vet. Pa logjikën e numrave nuk do të kishte as dije dhe as
njohuri. Andaj, bazën themelore numerike të formimit të të gjitha
vlerave tjera e ndërtojnë dhjetë numra; 0,1,2,3,4,5,6,7,8 dhe 9.

Kuptimi magjik i numrave bazë.Apeksi magjik (0) - Në fillim dhe fundin e çdo gjëje qëndron 0-ja, dhe
kjo ndryshe quhet si Apeksi magjik, sepse ajo në vete përmban të gjitha
ligjet, të gjitha vibracionet dhe tërë ekistimin tonë gjithëpërfshirës.
Zeroja është e pafundme, e pakapshme dhe e përhershme. Me të, krijohet
dhe mbaron jeta.

Numri 1. - Sipas mësimit të okultistëve, si nga
Lindja ashtu edhe nga Perëndimi, ky numër konsiderohet si simboli i
Kozmosit, por, njëkohësisht është dhe një nga atributet e Zotit,
drejtësisë dhe të energjisë hyjnore. Ky numër gjithnjë e jep veten, edhe
kur pjesëtohet edhe kur shumëzohet me vetveten.

Numri 2. - Sipas
pitagorianëve ky është princip material, emocion fizik dhe i takon
botës tokësore. Dita e dytë e muajit të dytë të vitit i është dedikuar
Plutonit, zotit të nëntokës, botës së ëndrrave. Hermetistët dhe mistikët
perëndimor këtë numër e konsiderojnë si shenjë të djallit, gjegjësisht
parim Satanist.

Numri 3. - Okulistët besojnë se numri 3 është
numri më i përsosur, sepse ndërton në vete fillimin, mesin dhe mbarimin.
Më tej, mistikët krishterë numrin 3 e identifikojnë me trininë e
shenjtë (Ati, Biri dhe Shpirti i shenjtë). Sipas mitologjisë indiane,
është në shenjën e tri zotave: Brama, Siva dhe Visnu, gjegjësisht, Zotit
rindërtues, Zotit mirëmbajtës dhe baraspeshës dhe Zotit shkatërrues. Të
njëjtën trini e kemi edhe në mitologjinë greke dhe romake: Jupiteri, që
sundon me Qiellin, Neptuni, që sundon me Dete dhe Plutoni që sundon me
Ferrin. Zeusi ose Plutoni, në dorë mbajnë tre flakadanë, Neptuni në dorë
ka tredhëmbëshin, kurse Plutoni qenin me tri koka.Numri 4. - Është numri i germave të emërtimit të ZOTIT te shumë gjuhë të
botës: ZOTI (shqip), LORD (anglisht), DEUS (latinisht), DIEU
(frëngjisht), ADAT (asiriane), SORU (persiane), GODH (danisht).... etj.
Më tej, janë katër anët e botës, katër stinët kryesore... etj.

Numri
5. - Numri 5 është simbol i unitetit të njeriut me Kozmosin. Në nivelin
astral, shprehet si pentagram. Konsiderohet si numër i madh mistik
sepse formohet nga dy numrat kyç themelor: 2 si numrit të parë çift dhe 3
si numrit të parë tek. Të gjitha fuqitë natyrore ndërtohen në numrat
nga 1 deri në 5. 1 është mëvetësi, 2 kundërshti dhe 3 është bashkimi i
tyre (ndërtimi, baraspesha), 4 drejtësia hyjnore, ndërsa 5 është tërësia
e të gjithave së bashku.

Numri 6. - Shumë mistikë mendojnë se 6
është numër vetvetiu i përsosur, jo vetëm nga fakti se Zoti e krijoi
gjithësinë për 6 ditë, por ky numër paraqet baraspeshën në mes të
makrokozmosit dhe mikrokozmosit (njeriut). Gjashtëshi përfitohet nga
shuma e gjysmës së vet si dhe nga shuma e një të tretave të veta.

Numri
7. - Numri 7 konsiderohet si numër i shenjtë, sepse paraqitet në formë
të shtatë ditëve të krijimit të botës, shtatë ditëve në javë. Më tej, 7
është simboli i magjisë. Shpesh edhe në popull dhe përralla të ndryshme,
dëgjojmë thënien: përtej shtatë tokash e shtatë qiejsh, shtatë male e
shtatë dete, etj.Numri 8. - Në Bibël sipas Mateut, është numër i lumturisë, fatbardhësisë
dhe bollëkut. Po ashtu mund të merrej edhe si numër kontradiktor. Nëse
pjesëtohet me gjysmën e vet fitohet 2, simbol i materializmit dhe botës
tokësore.

Numri 9. - Numër vërtet mistik, që nënkupton numrin 3
të shumëzuar me vetveten. Përsosshmëri dhe tërësi, unifikimi i
materiales dhe shpirtërores, hyjnores dhe tokësores, mashkullores dhe
femërores, dritës dhe errësirës. Sipas teozofive dhe disa mistikëve, 9
është pavdekshmëria dhe shpirti hyjnor.

Sponsored content

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons