Pioneer Computers Australia ka lançuar kompiuterin më të hollë desktop, modelin e quajtur DreamVision C21.
Ky kompiuter ka një sistem operimi Windows 7, ekran 21.5-inch me prekje me rezolucion 1366 x 768, Intel Core i7-2920 XM quad core 2.5 GHz, kartë grafike Intel HD 3000, 8 GB DDR3 RAM, memorje të integruar 1 TB dhe një kamer të integruar në pjesën ballore të desktopit 1.3 megapiksel.
Vlera monetare për këtë kompiuter desktop super të hollë nis nga 1199 $. /Albnews.Org/