Forumi Kuq E Zi
Muret e botës Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Muret e botës Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Muret e botës Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Muret e botës Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Muret e botës Empty Muret e botës 12/9/2011, 21:10

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Muret e botës
Deri
para 20 vitesh, një botë e tërë ndahej nga një mur betoni, i gjatë, i
rrethuar me tela me gjemba, që kishte shkaktuar përveçse shumë ndarje,
edhe shumë dhimbje, drama e tragjedi kombëtare e familjare.
Deri
para 20 vitesh, një botë e tërë ndahej nga një mur betoni, i gjatë, i
rrethuar me tela me gjemba, që kishte shkaktuar përveçse shumë ndarje,
edhe shumë dhimbje, drama e tragjedi kombëtare e familjare. Ishte
famëkeqi Muri i Berlinit, që u rrëzua pikërisht si sot 20 vjet më parë,
më 9 nëntor të vitit 1989. Me gjithë rrëzimin e kësaj barriere
ndjellakeqe, muret ndarës në historinë njerëzore kanë qenë të shumtë
dhe vazhdojnë të ekzistojnë edhe në këtë shekull që duhet të ishte një
shekull i paqes e realizimit të idealeve më të larta njerëzore. Edhe
sot muret i shërbejnë të njëjtit qëllim të cilit i kanë shërbyer
gjithmonë: izolimit të popullsive të caktuara nga një pjesë, apo e
gjithë bota. Historia e mureve është një histori 11000-vjeçare, një
histori ndarjesh, turpi, dhimbjesh, primitivizmi. Ja disa prej mureve
ndarës të së shkuarës dhe së tashmes.

Xheriko

Sikundër thuhet edhe në vargjet e Dhiatës së Vjetër, "Joshua shkoi në
betejën e Xherikos dhe muret u gremisën për poshtë. Në këtë foto
tregohet Joshua, që arriti të shembë muret vetëm përmes tingullit të
fortë të lëshuar nga trumbeta e tij. Bëhet fjalë për një prej mureve të
shumtë që mbronin qytetin e Xherikos në Bregun Perëndimor buzë lumit
Jordan. Muri i parë është ndërtuar në mijëvjeçarin e 9-të para Krishtit
dhe është muri më i vjetër i zbuluar deri më tani në planet. Fitorja e
Joshuas ishte e përkohshme, sepse pas shembjes së një pjese të murit,
të tjerë u ndërtuan shekull pas shekulli në atë zonë të trazuar.

Troja

Muret e Trojës kanë qenë gjithmonë një simbol i lavdisë dhe i suksesit,
siç përshkruhet edhe në "Iliadën" e Homerit dhe "Eneidën" e Virgjilit.
Gjatë luftës së Trojës, qyteti u rrethua nga një mur, kullat e së cilit
ishin shumë të larta, por të gjitha u shkatërruan e u bënë shkrumb e hi
pas hyrjes në qytet të Kalit të Trojës, dërguar nga grekët në shenjë
paqeje. Pas shekujsh kërkimesh e përpjekjesh për të gjetur Trojën e
Homerit, shkencëtarët sot janë në një mendje në lidhje me një pjesë të
një murit që i përket shekullit të 13-të para Krishtit. Ata mendojnë se
ai është pjesë e murit rrethues të Trojës. Zbulimi i kësaj pjese shumë
të rëndësishme historike i përket të madhit Heinrih Shliman. Sot, e
gjithë zona është shpallur pasuri botërore nga UNESCO.

Muri i Madh Kinez

Është muri më i famshëm në botë. Ndërtimi i tij nisi në vitin 220 para
Krishtit dhe ka vazhduar gjatë shekull pas shekulli. Qëllimi i këtij
muri ishte mbrojtja e kufijve të dinastive kineze, duke filluar me
dinastinë Ming. Disa pjesë të murit janë në formë të mirë edhe sot e
kësaj dite, por pjesa më e madhe e kësaj strukture gjigande është në
prishje e sipër. Sipas një besimi popullor, muri është e vetmja
strukturë e bërë nga dora e njeriut që dallohet edhe në hapësirë. Ky
pretendim në fakt është vërtetuar pjesërisht edhe nga NASA (agjencia
amerikane e hapësirës).

Muri i Hadrianit

Ndërtimi i tij nisi në vitin 122 para Krishtit. Ai u ndërtua nga
romakët në vendin ku sot ndodhet kufiri mes Skocisë dhe Anglisë, për të
mbrojtur Britaninë Romake nga hordhitë e veriut. Ai ka një shtrirje
prej 117 kilometrash nga Deti i Veriut në Detin e Irlandës dhe ishte
kufiri verior i kontrollit të romakëve. Ai ruhej nga 9000 ushtarë. Edhe
pse pjesë të murit me kalimin e kohës janë shkatërruar, ai ka qëndruar
shumë më mirë në krahasim me murin e Antoninës, një "kordon" i ndërtuar
më vonë më në veri në vendit, pas shtrirjes së mëtejshme të Perandorisë
Romake.

Muret e qytetit të Avilës

Është shumë i famshëm për shkak se brenda këtyre mureve ishte rezidenca
e murgeshës mistike, Shën Tereza e Avilës, dhe vendlindja e Xhorxh
Santajanës. Qyteti spanjoll i Avilës ka edhe një nga muret mesjetarë më
të mirëmbajtur në të gjithë botën. Ndërtimi i këtyre mureve nisi nga
sundimtarët kristianë në vitin 1090, kur qyteti ishte në afërsi të
kufirit të territorit të marrë nga sundimtarët myslimanë dhe në këtë
mur bënin pjesë edhe 82 kulla dhe 9 dyer. Katedralja e madhe prej guri
e qytetit ishte gjithashtu brenda mureve mbrojtës.

Jerusalemi

Njerëzit kanë jetuar në Jerusalem që nga shekulli 11 para Krishtit, por
muret që aktualisht rrethojnë qytetin e vjetër janë ndërtuar në vitin
1538 nga Sulltani Otoman Sulejman i Mrekullueshmi, pjesërisht për të
mbrojtur qytetin në rast se do të rinisnin kryqëzatat nga ana e
Perëndimit, edhe pse nuk pati kurrë një sulm të tillë. Muret janë shumë
të trashë dhe të lartë, me 43 kulla vëzhguese dhe 11 dyer. Ato
rrethonin gjithë qytetin, deri në momentin kur ai nisi që të zgjerohej
përtej këtyre mureve në vitin 1860.

Muri i Berlinit

Është muri i dytë "më i famshëm" në botë pas Murit Kinez, edhe pse
barriera ngjyrë gri për fat pati një jetë shumë më të shkurtër se ai
kinez. U ndërtua në vitin 1961 dhe u shkatërrua në vitin 1989, dhe pse
sot këtij shkatërrimi i kanë mbijetuar disa segmente. Ai u ndërtua nga
qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore nën komandën e Moskës, për të
parandaluar kalimin e mundshëm të emigrantëve nga blloku lindor në
Perëndim. Ishte i gjatë 156 kilometra dhe përshkonte gjithë Berlinin
Perëndimor. Në të bënin pjesë dhjetëra kulla vrojtimi dhe dyer kalimi,
përfshi edhe të famshmen "Pikëkalimi Çarli". Më 9 nëntor të 20 viteve
më parë, qeveria gjermano-lindore njoftoi se më në fund
gjermano-lindorët lejoheshin që ta kalonin murin dhe turmat entuziaste
të njerëzve nisën shembjen e tij.

Barriera e Bregut Perëndimor

Pas dekadash debatesh e diskutimesh, qeveria izraelite nisi ndërtimin e
një muri ndarës mes territoreve palestineze dhe atyre izraelite në
vitin 2002 gjatë intifadës së dytë. Është një mur, ndërtimi i së cilit
vazhdon edhe sot dhe linja e tij ndjek pak a shumë linjën e
armëpushimit të vitit 1949, që lejon Izraelin të pretendojë se muri
është thjesht mbrojtës nga sulmet e mundshme të palestinezëve me
raketa. Por nga ana tjetër, brenda tij janë futur edhe territore që nuk
i përkasin Izraelit, veçanërisht në Bregun Perëndimor. Kritikët e
shumtë të këtij muri e dënojnë ashpër ngritjen e tij dhe e cilësojnë
atë si një mjet për të grabitur tokë nga palestinezët.

Kryqëzimi i Rafahut

Është më pak i njohur se barriera e Bregut Perëndimor dhe është
ndërtuar nga Egjipti dhe Izraeli në vijim të paqes së vendosur mes të
dyja vendeve në vitin 1979. Kur u çel për herë të parë, nëpër të
lejohej kalimi i mallrave në Rripin e Gazës nga ana e jugut, por shpesh
kjo pikëkalimi mbyllet nga të dyja vendet për të ndaluar kalimin e
mundshëm të armëve nga ana e palestinezëve. Kritikët e Egjiptit e
kundërshtojnë qeverinë që bën shumë pak për të ndihmuar palestinezët.

Kufiri SHBA-Meksikë

Kongresi amerikan autorizoi ndërtimin e një muri përgjatë kufirit mes
të dyja vendeve në vitin 2006. Qëllimi zyrtar i ndërtimit të këtij muri
ishte përmirësimi i sigurisë kombëtare përmes reduktimit të
emigracionit të paligjshëm dhe trafikut të drogës nga Meksika në SHBA.
Kur përfundoi ndërtimin, ai u pajis edhe me kamera kontrolli. Sipas
statistikave thuhet se muri e ka ulur numrin e emigrantëve, por ka të
tjerë që thonë se ai thjesht sa ua ka vështirësuar atyre hyrjen për në
SHBA, sepse një emigrant që e ka ndarë mendjen të ikë, është i gatshëm
që të përballet edhe me vdekjen.

Muri i Marokut (Saharaja Perëndimore)

Njihet me emrin Berm dhe ndan zonat më të populluara të Saharasë
Perëndimore, zona të kontrolluara nga rebelët nacionalistë që janë
kundër aneksimit nga ana e Marokut të territoreve në anën e bregdetit
atlantik.

Linja e Paqes

Pavarësisht një marrëveshjeje të paqes së arritur një dhjetëvjeçar më
parë, në lagje të ndryshme protestante dhe katolike janë ndërtuar disa
mure ndarës. Këto barriera nisën në vitet ‘60-‘70 dhe shpesh janë
barriera shumë të larta. Disa zona të tyre janë të pikturuara. Edhe pse
funksionimi i tyre fillimisht ishte i përkohshëm, janë të pakta gjasat
që muret të shemben së afërmi.

Muri i Bagdadit

Gjatë valës së shpërthimeve të përditshme të autobombave në Bagdad, në
vitin 2006 trupat amerikane vendosën ndërtimin e një muri brenda
kryeqytetit, qëllimi i të cilit ishte pakësimi dhe ulja e rasteve të
dhunës. Ky mur ishte një shenjë e keqe për kryeqytetasit që nuk e
deshën kurrë dhe për ta zbutur sadopak hijen e tij të rëndë vizatuan
disa pjesë të tij. Me largimin e trupave amerikane nga qytetet e
vendit, pjesë të këtij muri kanë nisur që të shemben.

Melila dhe Ceuta

Janë dy enklava që spanjollët pretendojnë se janë pjesë e Spanjës dhe
gjenden në bregun verior të Afrikës. Marokenët janë kundër një
pretendimi të tillë, megjithatë në këto enklava spanjollët kanë
ndërtuar një gardh shumë të gjatë, me tela me gjemba, për të
parandaluar kalimin e fluksit të refugjatëve afrikanë që synojnë
brigjet jugore të Spanjës dhe Italisë.

Kashmiri

Është krahina që pretendohet si nga India, ashtu edhe nga Pakistani. Në
vitet ‘90 India nisi ndërtimin e një gardhi që përfundoi në vitin 2004.
Qëllimi i ndërtimit të tij ishte pengimi i trafikut të mundshëm të
armëve. Në të gjithë shtrirjen e gardhit ka ushtarë.

Zona koreane e demilitarizuar

Shpesh konsiderohet edhe si kufiri më i fortifikuar në botë. Bëhet
fjalë për një zonë me një gjerësi prej 2 kilometrash dhe me një gjatësi
sa e gjithë vija kufitare mes të dy Koreve. Kjo zonë nisi të ndërtohej
në përfundim të luftës së Koreve në vitin 1953. Sot, përgjatë kësaj
hapësire në të dyja anët e kufirit, ndodhen 2 milionë ushtarë. Edhe pse
ka një funksion konkret për ndarjen e të dy zonave të gadishullit, muri
është shndërruar ndërkohë edhe në një atraksion turistik, sepse në fakt
përbën një kuriozitet.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons