Forumi Kuq E Zi
SIDA, lufta e pashprese mes jetes e vdekjes Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
SIDA, lufta e pashprese mes jetes e vdekjes Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
SIDA, lufta e pashprese mes jetes e vdekjes Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
SIDA, lufta e pashprese mes jetes e vdekjes Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Sida - Lufta me jeten

Edhe pse ne vendin tone, numri i te prekurve nga semundja e SIDA-s, ka rritur ne 89, Shqiperia, numerohet si nje nder vendet e paket ne bote, ku semundja e shekullit te kete kaq pak viktima. Ndersa cdo vit ne te gjithe globin, numerohen miliona te vdekur nga virusi i HIV, shume prej te cileve jane femije, Shqiperia mbete ende ne norma te ulta.Rreth 89 persona rezultojne te jene te prekur nga virusi HIV. Ketij viti, rruget e transmetimit kane qene, maredheniet homoseksuale dhe perdorimi i droges. Ne janar, gati Plani Kombetare Strategjik HIV -AIDS, per luftimin e epidemise.

Sipas drejtoresh se Shendetit Publik, Silva Dino numri i te semureve ka rritur ne 89 nga 72 qe ka qene nje vit me pare. Gjate dy viteve te fundit ky numer eshte rritur ne menyre te vazhdueshme. Por, ndryshe nga vitet e kaluara, ketij viti, ajo qe, a'i vlen per tu theksuar, sipas Binon eshte se numri i te testuarve vullnetarisht eshte rritur nga 20-40 per qind. Nga te rastet e te prekurve me virusin HIV, 60 per qind e rasteve te reja jane gra, krahasur me 15 per qind qe ishte kjo shifer vitin e kaluar. Specialiste e kesaj fushe ne Shqiperi pohojne se kjo semundje po leviz drejt moshave me te reja dhe pikerisht drejt grupmoshave 20-30 vjec. Nderkaq, Shqiperia eshte duke pergatitur Planin e saj Kombetar Strategjik te HIV AIDS, qe do te drejtoje edhe procesin e reagimit te Shqiperise, ndaj epidemise. Kjo strategji pritet te miratohet ne janar te 2002. Per kete vit motoja e dites 1 dhjetor eshte : "Jeto, e lerini te jetojne".
Rruget e transmetimit
Ajo cfare duhet thekssuar per kete vit eshte se numrin me te larte te te infektuarve me HIV, e perbejne grate. Sipas Dinos, per evidentimin e rasteve ka ndikuar edhe nje sistem i dokumentimit te te dhenave me te sakte. Pervecse, nepermjet maredhenieve seksuale, qe eshte rruga qe preken me shume njerezit, ne Shqiperi jane evidentuar raste te shumta, si rezultat i mardhenieve homoseksuale. Nje tjeter rruge ka qene edhe perdoruesit e droges. Sipas Binos, ky ka qene nje rast i vetem, por risku i grupeve te njerezve qe drogohen eshte i madh. Jane evidentuar edhe raste te grave te trafikuara.
Viti 1993, zbulohet mbartesi i pare i virusit
Deri para dhjete vjeteve, kur vendi yne konsiderohej si nje ishull i vecuar ne mes te Evropes, shqiptaret as qe e kishin idene se c'ishte ky virus dhe se cfare pasojash kishte ai. I pari shqiptar qe pati fatin e keq te ishte viktime e kesaj semundjeje, u zbulua ne vitin 1993. Por ky nuk do te ishte rasti i fundit. Pas dhjete vjeteve ky numer do te shkonte ne 89. Rritja e marredhenieve te shqiptareve me vende te tjera, ku kjo semundje ka marre permasa shume here me te medha, kryesisht nepermjet emigracionit, bejne qe vendi yne te jete me i zbuluar kundrejt semundjes se AIDS. Sipas specialisteve infektiolloge, rreth 88 per qind e shqiptareve te infektuar nga virusi HIV, kane qene per vite me rradhe ne emigracion, ku kane marre edhe virusin. Kuptohet nepermjet marredhenieve seksuale te pambrojtura dhe me partnere jo te rregullta. Nderkohe qe vetem nje perqindje fare e vogel, e kane marre ate, ne menyre aksidentale, nepermjet transfuzioneve te gjakut. Shumica e te prekurve nga kjo semundje rezultojne te jene te grupmosha te reja dhe qe i jane bashkuar "armates"se sereopozitiveve, gjate ketyre dy vjeteve te fundit.
Motoja: "Jeto, e lerini te jetojne"
Shtimi ketij numri, ka bere qe gjate ketyre viteve t'i kushtohet me shume rendesi fushates sensibilizuese kunder AIDS edhe ne vendin tone, jo vetem nga Organizata Jo Qeveritare, qofshin keto te huaja, apo shqiptare, por edhe nga ana e qeverise dhe Parlamentit shqiptar, te cilet kane kompletuar me tej kuadrin ligjor, per te drejtat e te semureve me AIDS, gjithashtu edhe nje fond te posacem per blerjen e medikamenteve te posacme per trajtimin e tyre. Per kete qellim Ministra e Shendetise, Bashkia e Tiranes si dhe Nesmar do te hapin ne qender te Tiranes, dy pika ku do te shiten lule. Pikat do te jene ne sheshin Skenderbej dhe prane Qendres nderkombetare te Kultures. Nje lule do te shitet 250 leke dhe te ardhurat qe do te mblidhen do te shkojne per llogari te Spitait Infektiv. Kjo semundje ka nxjere koke qe ne muajin 1988, kohe kur eshte hasur personi i pare me kete virus. Qe nga viti 1988 e deri me sot, numerohen 42 milion njerez te prekur, prej te cileve 3.2 milion jane femije. Me shume se gjysma e te infektuarve, rishtaz jane te moshes nga 15-24 vjec. Kete vit pese milion njerez ne mbare boten jane infektuar nga virusi, perfshi dy milion gra dhe 800 mije femije. Ne vitin 2002, 3.1 milion njerez kane vdekur nga AIDS. Rajonet e Evropes Lindore dhe et Azise Qendrore vazhdojne te ndeshen me ritme me te shpejta, te perhapjes se epidemise HIV-AIDS ne bote. Ne vitin 2002 jane numeruar 250 mij ete infektuar te rinj, duke e cuar numrin e te infektuarve ne rajon ne 1.2 milion njerez, ben te ditur Unaids. Fushata Boterore , kunder AIDS-it 2002-2003 i kushtohet diskriminimit dhe perbuzjes qe shoqeron problemin e AIDS-it, qe te dyja perbejne nje pengesat kryesore per nje parandalim dhe kujdes efektiv ndaj HIV-AIDS. Ne Shqiperi nuk egziton trajtimi per te prekurit me HIV-AIDS. Shqiptaret e prekur nga virusi ndeshen me diskriminim dhe perbuzje. Nderkaq, nje nder synimet per keta persona eshte krijimi i kushteve te nevojshme per inkurajimin e familjeve, miqve dhe kolegeve te te infekturve qe t'u krijojne mbeshtetje dhe jo braktisje. Reagimi ne nivel kombetar dhe global ka nevoje te forcohet. Kjo mund te arrihet nepermjet ndergjegjesimit, nje anagazhimi te fuqishem drejt rritjes se kapaciteteve dhe nje kordinimi me te mire.
S'ka pavion per te semuret me AIDS.
Por, ajo qe eshte me shqetesuese eshte mungesa e nje pavioni ku mund te kurohen te semuret me virusin HIV. Rasti me i fundit i te semureve me kete virus kane qene nje jave me pare. Pasi ka mesuar se mbarte virusin HIV, ai eshte larguar nga spitali. Por dei me sot te semuret me SIDA, trajtohen dhe kurohen ne Spitalin Infestiv, se bashku me pacientet e tjere. Mjeku specialist, Arben Pilaca, thote se: "Kur ka raste te semuresh, ne i vendosim ne nje dhome me vete, por ne te njejtin pavion ku kurohen te semuret e tjere". Kjo pasi mugon nje pavion i posacem per kurimin e te semureve. Sipas tij ne keto vitet e fundit 65 persona kane gjetur vdekjen si pasoje e ketij virusi. Rastet me te shumta kane ardhur nga Qendra Spitalore Universitare te Semundjeve te Mushkrive. Nje pjese e pacienteve qe mbart virusin HIV drejtohen ne kete spital pasi kane nje ulje te rezistences organizmite cila per rrjedhoje sjell semundjen e Turbekulozit e shume te tjera. Bluzat e bardha shprehen se SIDA po rrit dukshem rastet me turbekuloz
Mos na deskriminoni, por, projektoni per te gjithe
Personat me aftesi te Kufizuara i bejne nje apel qeverise ne te cilen kerkojne te trajtohen me te drejta te barabara sikunder qytetaret e tjere, pjesmarje te plote ne jeten kulturore dhe sociale, ne diten nderkombetare te tyre 3 dhjetor
Te jesh sot person me aftesi te kufizuar, ne Shqiperi, do te thote te ndjehesh i diskriminuar dhe jo i barabarte ne shoqeri, packa se ti mund te japesh maksimumin tend ne shoqeri. Edhe pse, trokasin pa fund dyerve te shtetit, qe zeri i tyre te degjohet, askush nuk do t'ia dije. Ndersa, persa i perket sherbimeve dhe programeve qe ofron shteti, per rritjen e mireqenies se qytetareve te tij, PAK i perkasin shtresave me te varfra te shoqerise shqiptare. Te pakten ne kete perfundim kane dale organizatat e Personave me Aftesi te Kufizuara, te cilat jane anetare te Grupit te Avokatise prane Fondacionit Shqiptare per te Drejtat e Paaftesise. Mangsite e punes se tyre si dhe problemet qe hasin, si rezultat i mos vemendjes se shtetit, ata do t'i bejne te ditura, te marten, me daten 3 dhjetor, ne diten nderkombetare per PAK. Apeli, qe ka per destinacion, organet shteterore ka per qellim te tregoje se, ata kane te drejta themelore te barabarta, si te gjithe qytetaret e tjere dhe se duhet, ashtu si, qytetaret e tjere, te kene te drejta te barabarta, per pjesmarje ne shoqeri. E percaktuar ne rezoluten e Kombeve te Bashkuara ne tetor 1992, 3 Dhjetori festohet cdo vit, si dita nderkombetare e personave me aftesi te kufizuar. Apeli, "Mos deskriminoni, por projektoni per te gjithe", sipas drejtoreshes ekzekutive te FSHDP-se Blerta Cani do te thote: " Te projektosh, te realizosh, te reklamosh dhe te shperndash produkte, sherbime, sisteme e ambjente qe jane te pershtatura dhe te perdoreshme nga nje numer sa me i madh personash". Dita nderkombetare terheq vemendjen ne faktin se praktikat e vjetra e te reja te projektimit vazhdojne ne shume drejtime te diskriminojne personat me aftesi te kufizuar. Nje projektim i papershtatur, sipas Canit pengon arritjen e sherbimeve dhe perfitimeve ne fushat kryesore te aktiviteteve sociale si edukimi, punesimi, transporti dhe pjesemarrjen e plote ne jeten kulturore, sociale, civile per pjesen me te madhe te personave me aftesi te kufizuar.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons