Forumi Kuq E Zi
HIPNOZA... Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
HIPNOZA... Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
HIPNOZA... Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
HIPNOZA... Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1HIPNOZA... Empty HIPNOZA... 9/5/2011, 14:03

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Hipnoza

Hipnoza eshte nje gjendje e ndryshuar e ndergjegjes qe karakterizohet nga nje sugjestionueshmeri te larte. Hipnoza ka te beje me krijimin e nje gjendje enderrore te njerezit nepermjet perdorimit te sugjestionit gojor. Hipnoza dikur mendohej se qe nje forme e fjetjes. Hipnoza ka nje histori shume te gjate, per here te pare si fjale ajo eshte perdorur qe ne periudhen antike, ne Greqine dhe ne Egjyptin e lashte madje eshte perdorur edhe me pare ne Bibel por ne periudhen moderne per here te pare ajo eshte perdorur ne 1700 nga nje doktorr Vienez Frans Anton Mesmer, i cili demostroi nje teknike te quajtur magnetizmi trupor.

Mesmer perdori kete teknike i pari, ai ne nje vaske uji me shufra te magnetizuara prodhonin nje rryme elektrike qe jepte goditje krize te pacientet. Mesmerizmi me vone u be i njohur si hipnotizem meqe theksi u kalua te krijimi i nje gjendje te ndryshuar te ndergjegjes nepermjet sugjestionimit gojor. Me vone ne mjeku francez Charchot i cili mendonte se hipnoza ishte nje menyre per te ndihmuar njerezit te shtendoseshin. Zigmund Frojdi ishte pasardhsi tjeter i hipnozes si nje menyre per te analizuar mendjen e pandergjegjeshme.

A shkaktohet hipnoza gjithmone?
JO. Se pari mjedisi duhet te jete i tille qe te qe te c'tendose njeriun dhe te elimnoje cdo lloj frike. Zakonisht ka dicka ne te cilen njeriu perqendron vemendjen. Ajo mund te jete nje objekt nje tingull i cili perseritet ne menyre konstante. Hipnotisti siguron qe personi te ndjehet rehat i shtendosur dhe mbi te gjitha te hyje i qete ne gjendjen e hipnozes. Ekzistojne ndryshime te medha ne ndjeshmerine e individeve ndaj hipnotizimit dhe psikologet nuk kane identifikuar ende nje personalitet te qarte te hipnotizueshem. Por mendohet se personat me te pershtatshem per hipnoze jane ata qe kane imagjinate te mire dhe aftesine per te fantazuar.

Ekzistojne disa teori per hipnozen ku perfshihen: teoria e gjendjes enderrore, teoria e rolit sociologjik dhe teoria e motivimit. Sipas teorise se gjendjes enderrore, hipnoza lidhet me nje gjendje te ndryshuar te ndergjegjes ne te cilen personi eshte ne gjendje te lartesuar sugjestionshmerie. Hilgard pohonte ne teorine e tij se ndergjegja mund te ndahet ne disa rrjedha te mendimit qe jane pjeserisht te pavaruara nga njera–tjetra.
Personi i hipnotizuar nuk eshte i vetedijshem per te gjitha ngjarjet qe ndodhin ne secilin nga nivelet e ndergjegjes. Ndersa Coe pohon se personat e hipnotizuar jane ne gjendje normale te ndergjegjes dhe perpiqen te arrijne objektivin qe u eshte vendosur nga hipnotizuesi.

Autosugjestionimi ose hipnoza e vetes eshte hipnoza qe nje person arrin ti beje vetes pa ndihmen dhe sherbimin e nje hipnotizuesi. Autosugjestionimi perdoret si hipnoterapi ne progamet vetndihmuese. Zakonisht perdoret per te mbajtur nje djet te qendrueshme si ne harrimin e disa zakoneve si psh pirja e cigares, droges, etje ose ne rritjen e vetestimes.

Hipnoza eshte perdorur per nje shumellojshmeri qellimesh si: kontrolli i dhimbjeve , ndryshimi i sjelljes , permirsimi i kujteses dhe modfikimi i perceptimit.
Mendohet se hipnoza e lejon individin ta ndaje ndergjegjen ne 2 nivele dhe se ne hipnoze dhimbja nuk perjetohet ne nje nivel te ndergjegjshem te vetedijes. Hipnoza eshte perdorur gjithashtu per et ndihmuar individet qe te kujtojne ngjarjet e shkuara.

Pra hipnoza ka ne histori shume te gjate ka pasur nje ndikim te madh dhe ka qene nje faktor determinues per shume kohe , por ne ditet tona roli i saj eshte minimizuar dhe reduktuar shume pasi nuk vazhdon te kete te njejtin efektivitet. Pra sic duket kane dale metoda me efikase dhe hipnoza ka qene hyjnizuar mr teper se duhej. Ne sherbimet psikologjike gjithashu nuk perdoret me pasi nuk lejon krijmin e mardhenies psikolog –klient. Ndonese ky perdorim i hopnozes nuk jep gjithmone efekte pozitive, kjo gjendje e ndryshuar e ndergjegjes vazhdon te zgjoje interesin e psikologeve.

https://kuqezi.albanianforum.net/

2HIPNOZA... Empty Re: HIPNOZA... 19/5/2011, 23:58

Vizitor

Anonymous
Vizitor
1. Njohuri të përgjithshme rreth hipnozës

a) Përkufizimi i hipnozës
Fjala hipnozë (hypnos) rrjedh nga greqishtja e vjetër dhe do të thotë gjumë. Shoqata e Mjekëve Britanikë e përkufizon hipnozën si “gjendje kaluese e kujdesit të zvogëluar të pacientit, gjendje në të cilën mund të shfaqen paraqitje të ndryshme personale ose të provokuara nga rrethi i jashtëm”. Kurse prof. Çarls Mater, i Universitetit të Majamit, thotë: “Hipnoza është gjendje e ndryshueshme e vetëdijes, të cilën e karakterizon rritja e përqendrimit, rritja e relaksimit dhe rritja e sugjestionit”. Me fjalë të tjera, hipnoza është gjendje e veçantë e vetëdijes, e nënshtresave të psikes të vëna në lëvizje dhe e përqendrimit të vëmendjes, shpesh në mënyrë të paarsyeshme, të barazuar me ëndrrën.
Personi i hipnotizuar bie nën ndikimin e sugjestioneve të hipnotizuesit, vetëdija e tij ndryshon sepse bëhet plotësisht e kufizuar në atë çfarë hipnotizuesi flet dhe sugjeron; të gjitha përmbajtjet e tjera shqisore dhe të gjitha mendimet janë të eliminuara.

b) Hipnoza dhe gjumi

Në kohët e mëhershme, hipnoza është konsideruar si një lloj gjumi3, pasi personi i hipnotizuar duket sikur gjendet në ndonjë ëndërr, por shumë studiues bashkëkohorë e mohojnë një gjë të tillë. Ata theksojnë se gjurmimet më të reja kanë treguar se ky krahasim me ëndrrën nuk është i drejtë. Matja e valëve trunore ka treguar se personi në hipnozë i ngjan më shumë njeriut në gjendje të zgjuar, jo të tensionuar, sesa njeriut në ëndërr të vërtetë. Pos kësaj, vëmendja gjatë kohës së ëndërrimit humbet, kurse në hipnozë është veçanërisht e shprehur. Paskëtaj, në gjumin normal pacienti nuk merr përshtypjet e jashtme, ndërsa në gjumin hipnotik dëgjohen edhe pëshpërimat më të vogla. Për këtë, ata mohojnë që hipnoza të jetë gjumë dhe të quhet ashtu; ata thonë se hipnoza është një lloj transi (ekstaze, shkëputje nga bota konkrete) dhe shfaqet në disa shkallë ose nivele.

c) Hipnoza dhe magjia (sihri)

Disa që flasin rreth hipnozës pohojnë se ajo është një lloj magjie (bashkëpunimit me xhin), madje e njohur qysh në kohët e hershme. Ata thonë se ajo është e përafërt me ritet vudu (lloj magjie), kurse Budizmi e praktikon hipnozën për të arritur gjendjen e Nirvanës. Sido që të jetë, mund të thuhet se mënyra se si sillet personi i hipnotizuar dhe forma se si i pranon urdhrat nga hipnotizuesi (nuk gabojmë nëse themi edhe se si i nënshtrohet), jep të kuptohet se hipnoza dhe magjia kanë të përbashkët disa gjëra, apo së paku ngjasojnë me njëra-tjetrën. Prandaj, disa nga dijetarët islamë që kanë folur rreth hipnozës kanë qenë shumë të prerë në ndalimin e saj dhe e kanë konsideruar lloj magjie.

d) Vetëdija dhe ndërdija

Ata që flasin rreth hipnozës thonë se njeriu në jetën e përditshme e normale nuk shfrytëzon maksimumin e aftësive psikike dhe të fuqive fizike që zotëron. Prandaj theksojnë se personaliteti i secilit njeri mbart në vetvete një grumbull të fshehtash që mbartësi (njeriu) nuk i kupton dhe nuk i njeh. Me anë të hipnozës arrihet të depërtohet në ndërdijen e njeriut. Hipnotizuesi arrin të vendosë në lëvizje këto mundësi të fshehta, duke e bërë pacientin (personin e hipnotizuar) të përballojë gjërat që nuk do t’i përballonte dot në rast se do të ndodhej në gjendje normale, siç janë: dhembjet e mëdha, sëmundjet, traumat e ndryshme, pesha e lartë (është e mundur që mbi të të vendoset një peshë jashtëzakonisht e madhe dhe ai mos ta ndiejë atë) dhe gjëra të tjera.

e) Hipnoza dhe mjekësia

Në fushat e ndryshme të mjekësisë, hipnoza është e njohur si metodë që mund të shfrytëzohet në mjekimin e disa vështirësive psikike (hipnoterapia), por edhe të sëmundjeve organike. Me anë të hipnozës mund t’i sugjerohet pacientit se vështirësitë e tij do të pushojnë dhe ato të paktën për një kohë mund të ndërpriten. Hipnoza shfrytëzohet edhe në mjekimin e sëmundjeve të pastra organike, si mjekimi i tensionit të gjakut, disa sëmundje të tjera të zemrës dhe të enëve të gjakut, astma bronkiale si dhe anestezitë me rastin e ndërhyrjeve kirurgjikale. Po ashtu, është i njohur përdorimi i hipnozës në mjekimin e dhembjeve të kokës, në stomatologji, në mjekimin e alkoolistëve dhe të narkomanëve, në mjekimin e belbëzimit etj..

f) Hipnoza dhe rreziku

Në shumë vende perëndimore, hipnoza u lejohet vetëm mjekëve psikologë, sepse nëse ndodh diçka ndryshe nga ajo që hipnotizuesi kishte menduar (aq më tepër te personat që ndikohen shpejt), mund të ketë pasoja të rënda psikopatologjike. Hipnotizuesi duhet patjetër ta nxjerrë nga ajo gjendje personin e hipnotizuar dhe në qoftë se nuk ndodh kjo, atëherë ka mundësi të ndodhin përfundime fatale. Një rast të tillë ka pasur hipnotizuesi shumë i njohur anglez Paulo Mecena pas një emisioni televiziv, ku një nga të hipnotizuarit vrau veten pas tre a katër orësh që mbaroi emisioni.
Në Angli, të gjithë personat që dinë të hipnotizojnë kanë certifikatë të veçantë dhe në qoftë se nuk e zotërojnë një të tillë dhe merren me hipnotizim, dënohen me ligj.

2. Hipnoza nga këndvështrimi islam

Ato që u cekën më lart ishin informacione që plotësojnë njohuritë tona rreth hipnozës dhe metodave të saj. Në vazhdim do të sjellim qëndrimet e dijetarëve rreth kësaj problematike.

Nëse shohim thëniet e dijetarëve islamë rreth hipnozës, por edhe të studiuesve e hulumtuesve të cilët e kanë trajtuar këtë nga këndvështrimi islam, shohim se mendimet e tyre dallojnë varësisht se si i janë qasur çështjes, apo se në çfarë konteksti u janë drejtuar atyre pyetjet.
Kështu, shohim se kur disave u është drejtuar pyetja rreth hipnozës, duke e përngjarë atë me magjinë (bashkëpunimin me xhin) ose duke treguar format e keqpërdorimit që ndodhin, përgjigja ishte se ajo është e ndaluar, madje është llogaritur edhe shirk.

Në anën tjetër, disa të tjerë që kanë pasur pikënisje trajtimin e hipnozës si metodë e njohur në mjekësi janë më liberalë, pasi shihet se ata i kanë bërë qasje tjetër kësaj problematike.

Në vazhdim do të përcjellim disa fetva, të cilat kanë pasur pikënisjet e lartpërmendura kur janë dhënë:

Fetvaja e Komisionit të Përhershëm për Fetva
Komisioni i Përhershëm për Fetva i Arabisë Saudite[4] në fetvanë numër 1779 i përgjigjet një letre që është dërguar nga një person. Pyetësi i bën tri pyetje të përbashkëta; pyetja e parë ka të bëjë me magjinë dhe bashkëpunimin me xhin. Pyetja e dytë me hipnozën dhe e treta me një thënie, a është lloj shirku apo jo. Pyetësi i shtron këto pyetje:
a) Cili është qëndrimi i Islamit rreth kërkimit të ndihmës nga xhinët për të arritur në njohjen e fshehtësive si magjia dhe falli?
b) Cila është dispozita e Islamit rreth hipnozës, me anë të së cilës personi i cili e bën këtë arrin mundësinë t’i flasë atij në gjumë? Në këtë formë arrin të mbizotërojë mbi të dhe ta urdhërojë për lënien e gjërave të shëmtuara (të ndaluara), ose të shërohet nga ndonjë sëmundje psikike ose edhe të kryejë ndonjë punë të cilën e kërkon personi i cili e hipnotizon atë.
c) A lejohet të themi në Islam “për hir të filanit”? A është ky një lloj betimi, apo jo?

Nga frika e zgjerimit, ne do të sjellim vetëm përgjigjen e dytë, që ka të bëjë me temën tonë:
Përgjigje:
b) Hipnoza është lloj magjie me të cilin përdoret xhini, i cili arrin ta detyrojë personin e hipnotizuar t’i nënshtrohet hipnotizuesit. Kështu, personi i hipnotizuar flet me gjuhën e xhinit dhe i jep atij fuqi në kryerjen e disa veprave që kërkon hipnotizuesi. Kjo ndodh pasi hipnotizuesi është një person që është i sinqertë me xhinin dhe ai për këto shërbime (që xhini t’ia realizojë) kryen disa vepra me të cilat i afrohet xhinit. Me këtë, xhini e bën personin që hipnotizohet t’i nënshtrohet dhe të bëjë vepra që i kërkohen atij. Në këtë mënyrë shfrytëzohet hipnoza dhe shndërrohet në taktikë ose mjet me të cilin arrihet të gjendet vendi i sendit të vjedhur ose të humbur, ose shërimi i të sëmurit, ose kryerja e çfarëdo pune. Kjo është e ndaluar dhe llogaritet prej shirkut, ashtu siç u sqarua më lart, sepse nënkupton se kërkon mbështetjen e dikujt tjetër përveç Allahut dhe kjo është jashtë përcjelljes së shkaqeve dhe arsyeve (sebepeve) të zakonshme, të cilat Allahu ua mundësoi dhe ua lejoi njerëzve t’i ndjekin.
Nga kjo përgjigje shohim se hipnoza jepet e ndërlidhur në të gjitha aspektet si bashkëpunim me xhin.

Fetvaja e dijetarit të mirënjohur Abdullah Xhibrin, Allahu e ruajttë, rreth hipnozës
Në një rast është pyetur njëri nga dijetarët më të vjetër të kohës sonë, shejh Abdullah b. Xhibrin, Allahu e ruajttë, rreth hipnozës dhe ai u përgjigj:
“Vërehet se hipnoza është formë e mpirjes që i bëhet njeriut, sikurse anestezia (në mjekësi), që mpin ndjenjat e njeriut. Nuk mbaj në mend ndonjë thënie të fukahave rreth saj. Por, pasi në disa raste mund të jetë e dobishme, qoftë në kryerjen e ndonjë operacioni ose diçka të ngjashme, është e lejuar. Nga ana tjetër, nëse qëllimi i hipnozës është mpirja ose humbja e vetëdijes që të synohet me këtë dëmtimi i personit të hipnotizuar, si marrja e pasurisë ose diçka e ngjashme, atëherë kjo është e ndaluar (haram).5”

Mendimi i dr. Abdurrahman el-Xherit në lidhje me hipnozën
Dr. Abdurrahman el-Xheri është ligjërues në Universitetin e Mbretit Halid në qytetin e Riadit, ndërsa në faqen elektronike الإسلام اليوم | الصفحة الرئيسة në rubrikën “Mjekësia dhe shëndeti” u përgjigjet pyetjeve të lexuesve të kësaj faqeje. Ai në këtë faqe u pyet rreth hipnozës kështu:
Pyetja: Çfarë dispozite islame ka hipnoza, e cila përdoret në mjekësi për shërim, duke qenë se mësimi rreth hipnozës është pjesë e planprogramit mësimor në fakultetet e mjekësisë? Kohë më parë, më ka rastisur të lexoj një fetva se është haram për shkak se ka lidhje me xhinët. Gjithashtu, kam lexuar për këtë formë të shërimit shumë dhe nga ajo që kam parë ishte se kjo ka lidhje me aspektin psikik të njeriut dhe nuk ka të bëjë me magjinë dhe xhinët?
Përgjigje:
Rreth kësaj mund të përgjigjemi në disa pika:
(Pika e parë ka të bëjë me emërtimin e hipnozës në gjuhën arabe dhe se cili term është më adekuat për t’u përdorur.)
2. Disa fetva që janë dhënë rreth hipnozës kanë pasur pikënisje aplikimin jo të drejtë të hipnozës dhe këto praktika nuk hyjnë në domethënien e hipnozës. Të informohemi rreth gjërave të fshehta (gajb), përdorimi i xhinëve (nëpërmjet hipnozës) dhe magjia; këto gjëra i mohojnë ata mjekë dhe specialistë që e praktikojnë hipnozën si metodë shërimi.
3. Hipnoza është një fushë shkencore e njohur, që luan rol në shërimin e sëmundjeve të përcaktuara. Ajo ka rregulla, baza dhe arrin suksese të njohura mjekësore.
4. Me hipnozë arrihet të bindet i sëmuri për përdorimin e shërimit, në rast se ky e refuzon në rrethana të rëndomta. Gjithashtu, me këtë arrihet që te i sëmuri të ngulisim një bindje të re pozitive për ta tejkaluar botëkuptimin negativ që kishte më parë.
5. Ekzistojnë disa praktika që janë përzier me hipnozën që aplikojnë disa. Këto praktika në vetvete përmbajnë gjëra të ndaluara (harame). Prandaj, disa nga njerëzit kanë fituar bindjen se hipnoza është e ndaluar, por ndalimi i tyre ka qenë si rezultat i këtyre praktikave të hipnozës, sikurse aplikohet kjo nëpër cirqe, ku ata përdorin magjinë dhe truke të ndryshme.
6. Hipnoza, e cila trajtohet si metodë shërimi, mund të aplikohet në të mirë dhe mund të përdoret në të keq. Bindja e tjetrit (të sëmurit) për një mendim ose çështje të caktuar (me anë të hipnozës) bazohet në gjykimin nëse ai mendim ose ajo çështje është e lejuar apo jo. Nëse mendimi ose çështja është e mirë, atëherë lejohet të përdoret në shërim, nëse është e kundërt, atëherë kjo nuk lejohet.6
Sqarim: Më lart theksuam se mendimet e dijetarëve dallojnë në këtë çështje varësisht nga forma se si e kanë trajtuar ata hipnozën dhe kjo u vërtetua edhe me sjelljen e disa fetvave. Pastaj, edhe vetë hipnoza, sikundërse u kuptua edhe më lart, shfaq në vetvete shumë paqartësi dhe mjegullina, prandaj këto dallime, në konsiderimin e hipnozës si të lejuar, respektivisht të ndaluar, duhet të kuptohen drejtë, pasi ata që e kanë ndaluar, u kanë dhënë prioritet dëmeve dhe praktikave që aplikojnë magjistarët dhe fallxhinjtë, të cilët arrijnë qëllimet e tyre me anë të hipnozës. Kurse ata që e kanë lejuar me disa kushtëzime, e kanë shikuar hipnozën si metodë mjekimi.

Përfundim
Në fund të kësaj teme, themi se nga mendimet e dijetarëve dhe të studiuesve që kanë folur në këtë fushë, disa nga të cilat u përmendën edhe më lartë, mund të konstatojmë se hipnoza mund të ndahet në dy lloje:
1. Hipnoza si metodë psikike mjekësore, me anë të së cilës depërtohet në ndërdijen e njeriut dhe arrihet të bindet i sëmuri për përdorimin e shërimit, të cilën e refuzonte në rrethana të rëndomta të tij, ose me këtë arrihet që tek i sëmuri të ngulisim një bindje të re pozitive për ta tejkaluar botëkuptimin negativ që kishte më parë. Gjithashtu, hipnoza me këtë përkufizim mund të përdoret edhe për shërimin e disa sëmundjeve organike, apo përdorimin e saj si anestezi, ashtu si u sqarua edhe më lart.
2. Metoda që aplikojnë magjistarët dhe fallxhinjtë, të cilët bashkëpunojnë me xhinët dhe shejtanët, përmes të cilave i joshin njerëzit për të arritur përfitime materiale dhe dobi personale. Kjo nuk ka të bëjë me hipnozën e njohur në mjekësi, pasi nuk është dituri e bazuar në arsyen dhe logjikën e shëndoshë dhe me këto praktika të ndaluara ka të bëjë fetvaja e Komitetit të Përhershëm për Fetva.

3HIPNOZA... Empty Re: HIPNOZA... 6/2/2013, 06:42

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Hipnoza (nga greq. "ipno-s" - gjumë, dhe perëndia greke e gjumit Hipnos) është një gjëndje e hamendësuar e ndërgjegjes
së ndryshuar dhe karakterizohet nga një sugjestionimshmëri të lartë.
Hipnoza ka të bëjë me krijimin e një gjendjeje ëndërrore tek njerëzit
nëpërmjet përdorimit të sugjestionit gojor. Me ndikime kuptohet një
mendim (ide) apo komunikim bartës i një mendimi që nxjerr një përgjigje
të fshehur ose të njohur nga personi pa ndërmjetësinë e aftësive të
larta kritike.

Hipnoza nuk është e zbatueshme tek të gjithë njerzit, megjithëse disa
njerëz përjetojnë nën hipnozë një rritje të të ndikuarit dhe ndjenjës
nënshtruese të një gjendjeje të tjetërsuar të ndërgjegjes.

Nën gjëndjen e hipnozës njeriu është "pre" e ndikimeve të jashtme dhe ndryshon mënyrën e të sjellurit, vepruarit, shijuarit, ndijuarit dhe menduarit.HIPNOZA... 200px-Hypnotisk_seans_av_Richard_Bergh_1887
Historia


I pari i cili në shekullin e XIX shfrytëzoi hipnozën për qëllime terapeutike ishte mjeku francez Jean Charcot, nxënës i të cilit ishte edhe Froidi.

Teknikat dhe pasojat


Ka shume lloje teknikash te mesuara qe kane vetem nje qellim.Te
hipnotizojne njerezit.Nje njeri mund te hipnotizoje pa dashje por disa e
bejne me qellim.kur njerezit hipnotizojne ,disa prej tyre nuk i dine
pasojat.Pas nje hipnotizimi mund te kete cregullime tek personi i
hipnotizuar si mos vetedije per nje kohe,humjen e disa te dhenave dhe
mos ditjen e disa gjerave personale etj.
Zbatimet


Hipnoterapia


Fjala hipnoze vjen nga greqishtja "hypnos", qe do te thote "gjume" -
nje emertim orientues, pasi hipnoza eshte nje gjendje e te qenet i
mprehte, teper i perqendruar e zgjuar. 90% e njerezve jane te
hipnotizueshem, 20% e tyre vlejne si "teper te hipnotizueshem".
Vendimtare eshte se sa shume njeriu i lejon perbrenda vetes sugjerimet e
hipnotizuesit: cdo hipnotizim eshte ne fund te fundit nje "vete
hipnotizim". Gjendja e hipnotizuar quhet edhe "trance" (shqip. trens).

Hipnoza mund te vihet ne perdorim te shumanshem; Pervec se ne
"shfaqjet hipnotizuese" qe kane marre pak si nam te keq hipnoza mund te
perdoret per luftimin e dhimbjeve, si per shembull per te shkulur nje
dhemballe te pjekurise, ose ne rastin e dhimbjeve kronike te kurrizit.
Edhe psikoterapistet punojne me "hipnoterapi", ne menyre qe per shembull
te bejne dike te vetedijshem mbi ndonje traumate qe vjen qe nga koha
kur ka qene shume i vogel dhe per ta sheruar prej saj. Sepse gjate
hipnozes aftesia per te kujtuar eshte kaq e madhe saqe njeriu mund te
kujtoje edhe perjetime nga vitet me te para te jetes.

Nderkohe mjeket perdorin gjendjen "trance" ne shume fusha: Para se
gjithash dentistet e perdorin hipnozen per nderhyrje operuese.
Hulumtuesit e trurit kane zbuluar se si hipnoza menjanon dhimbjen.

Me ndihme shembellimesh rezonance magnetike ata kane gjetur dy rajone
te trurit te cilat vendosin se sa te pakendshme e ndjejme dhimbjen: Se
pari nje rajon me emrin "korja e perparme rripore" (ACC). Ajo perpunon ndjenjat dhe sjell si pasoje ate qe ne e ndjejme
dhimbjen si "vuajtje" ose "sfilitje". Rajoni i dyte, i ashtuquajturi
"berthame bajameje" (shkc. amygdala), prodhon friken


Nen hipnoze ndjenjat e keqija dhe frika menjanohen se tepermi, ne ndjejme perseri dicka, por nuk e cajme shume koken per te.

Nje seance hipnoze kalon permes tre hapash:

1. Hapja Hipnotizuesit e shfaqjeve parapelqejne te flasin pikesepari
ne menyre urdheruese ("Une do te numeroj tani deri me tre: Syte e tu po
rendohen, ti ndjehesh i lodhur"). Terapistet parapelqejne te punojne
pikesepari embelsisht ne menyre shtendosese ("Ti ndjen frymen tende, hap
pas hapi shtendosen muskujt e tu, ti ecen permes nje peizazhi te bukur
sa s'ka"). Te dyja metodat sherbejne per te menjanuar kritiken, per t'i
folur nenvetedijes dhe per ta bere dike te ndikohet lehte nga sugjerimet
e metejshme.

2. Gjendja trance Perkunder pikepamjes se perhapur ne nuk fleme gjate
hipnozes, por jemi te zgjuar dhe te perqendruar. Nese maten rrymat e
trurit (EEG) gjate gjendjes trance atehere do te verehen vale alfa te
perforcuara - nje shenje per perqendrim te madh. I hipnotizuari ndjek
tash sugjerimet e hipnotizuesit, sikur keto te ishin realiteti. Per te
verifikuar qe kemi te bejme me nje gjendje trance futet ne pune testi i ngritjes ne ajer: dora ngrihet ne menyre te
pavullnetshme. Pervec kesaj pulsi, shtypja e gjakut dhe frymemarrja
bien, po ashtu edhe hormonet e stresit. Ne trance vihet tek dukuria e
"shkeputjes": Ndarja e vetedijes nga trupi. Njeriu si te thuash leshon
trupin dhe kundron vetveten nga siper. Meqenese njeriu nuk e njejteson
me veten me trupin dhe ndjenjat atehere ai nuk ndjen me as dhimbje.
3. Kthimi ne gjendjen fillestare Tani i hipnotizuari do te merret
serish mbrapa ne realitet - tek hipnozat e shfaqjeve shpesh me cokitje
gishtash, tek hipnoza terapiste me ngadale dhe me fjale te matura. Kjo
pasi qarkullimi i gjakut bien kaq shume gjate gjendjes trance saqe
shpesh ka nevoje per minuta te tera per t'u normalizuar serish.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons