Vetëm pesë vite më parë, në gusht të vitit 2005, arkeologët indianë gjetën në fund të oqeanit mbetjet e një qyteti antik. Shpjegimet e mbetura në gojëdhënat e hinduve i bënë shkencëtarët...
Është një nga legjendat e zakonshme indiane, por që pas vitesh idhujtarie po kthehet në realitet. Bëhet fjala për qytetin Duaraka, i cili, sipas gojëdhënës hindu, është një mbretëri e lashtë që daton në vitet e para pas lindjes së Krishtit dhe që u zhduk në mënyrë të pashpjegueshme. Si një legjendë e pastër fetare, hinduistët mendojnë se shkaku i zhdukjes së këtij qyteti – mbretëri, ishte shthurja e popullsisë së kohës.
Përmbytja
Shthurja që pasqyrohet në të gjitha shpjegimet hinduiste kishte të bënte me konsumimin e sasive të mëdha të alkoolit, poligaminë, orgjitë që ndodhnin në këtë qytet. Për më tepër, sipas udhëheqësve spiritualistë hindu, qyteti i Duarakës kishte numrin më të madh të hajshve, që në fenë në fjalë përdoret për të simbolizuar prostitutat. Këto mëkate të pafalshme të këtij qyteti e bënë atë që të fundosej, sipas fesë hindu.
Mirëpo, kjo shthurje, gjithnjë sipas udhëheqësve fetarë, do të ndryshonte kur në krye të shtetit do të vinte një besimtar i madh, Ugrasena. Ai u bë mbret i Duarakës në vitin 1 para lindjes së Krishtit dhe filloi të merrte masa drastike për të ndaluar këtë shthurje. Ai ishte mësuar me ritet hinduiste dhe i zbatonte ato deri në fund. Për këtë arsye, Ugrasena nisi të vendosë ligje të reja, që nuk u mirëpritën nga bashkëqytetarët e tij.
Për të ndaluar shthurjen, ai vendosi që në qytet nuk do të kishte më alkool, e për më tepër që femrat nuk do të dilnin nga shtëpia, përveçse kur merrnin leje nga vetë mbreti. Kjo pritej të shuante mëkatet e mëdha të këtij qyteti, por pritshmëria nuk u vërtetua. Mbreti u vra nga një prej kundërshtarëve të tij dhe, sipas kronikës së vetme të kohës, që ka mbetur deri më sot, në atë çast nisi edhe përmbytja e qytetit.
“Brenda një dite qyteti u zhduk dhe në vend të tij mbeti uji”, – kjo është e vetmja shprehje që ka mbetur prej viteve të para pas lindjes së Krishtit, nga një kronikë e lashtë indiane. Deri më sot ekzistonte vetëm hipoteza hinduiste, sipas së cilës, qyteti u përmbyt nga zemërimi i perëndive për vrasjen e mbretit, që luftoi shthurjen. Por pas vitesh përpjekjeje shkencore, arriti të vërtetohej që përmbytja nuk ishte një mit, por një realitet.
Vetëm pesë vite më parë, në gusht të vitit 2005, arkeologët indianë gjetën në fund të oqeanit mbetjet e një qyteti antik. Shpjegimet e mbetura në gojëdhënat e hinduve i bënë shkencëtarët që të mendonin se ky ishte Duaraka dhe pas përpjekjesh ata arritën që të vërtetonin se qyteti ishte përmbytur pas një cunami, që kishte rënë në Oqeanin Indian.
Si të thuash Kitezh
Legjenda e Duarakës të kujton një legjendë ruse, atë të qytetit Kitezh. Qyteti në fjalë u përmbyt brenda një dite, veçse me anë të një përmbytjeje teknike, falë teknologjisë së përparuar të kohës, të viteve 1232. Sot në Rusi nuk janë të paktë historianët që mendojnë se Kitezhi ka qenë një qytet real, që ka ekzistuar në brigjet e liqenit Svetlojar dhe është përmbytur, për të mos rënë në duart e mongolëve, krejt e kundërta madje.
Por, në ndryshim nga mendimi kishtar, ata mendojnë se teknologjia e përparuar e kohës ka mundësuar një përmbytje teknike të qytetit, megjithëse bëhet fjalë për periudhën e Mesjetës, që nuk shquhej për teknologjinë e saj të madhe. Këtë fakt, historianët e arsyetojnë me dokumentet e mbledhura në vite kërkimi mbi këtë çështje. “Ekziston një numër i madh dorëshkrimesh që vërtetojnë ekzistencën e Kitezhit”, - thotë Mekov. “Madje, në njërin prej tyre thuhet edhe mënyra se si u përmbyt qyteti”.
Sipas tij, qyteti ishte ndërtuar në një zonë ranore të bregut të liqenit, në një mënyrë krejt origjinale. “Ndërtesat ishin të gjitha mbi këtë rërë lëvizëse, - thotë ai, - dhe shtrirja e qytetit përfundonte aty ku mbaronte zona e rërës”. Qyteti u ndërtua për të qenë kryeqyteti i princit Vladimir, e në këtë mënyrë, sipas Mekovit, e rëndësishme ishte që të mos binte në duart e asnjë armiku në periudhën e luftërave të vazhdueshme.
Si pasojë e kësaj, rëra e lëvizshme “u bonifikua” me mjetet e kohës dhe nuk u lejua uji që të hynte më në shtresat e saj. “Në atë periudhë nuk kishte qytete pa mure rrethuese, - sqaron Mekov, - Kitezhi i kishte muret rrethuese nga armiku i vetëm, uji”. Sipas tij, banorët kishin ndërtuar mure rrethuese nën ujë, për të mos lejuar ujin të depërtonte në rërën e tyre.
Mirëpo, sistemi mbrojtës ishte ndërtuar në mënyrë të atillë, që princi kishte mundësi të hapte dyert e këtij muri, çka sillte menjëherë vërshimin e ujit. “Kjo është e vërtetuar në dorëshkrimet që kemi gjetur”, - thotë Mekov. “Sistemi ishte absolutisht më i miri i kohës, e pse jo, më origjinali në të gjitha kohërat”. Ndërtesat e shumta e të rënda të qytetit u fundosën menjëherë me vërshimin e ujit, duke sjellë atë çka në gojëdhënë u dedikohet fuqive mbinatyrore.
Kjo tezë e historianëve ka gjetur mbështetje mjaft të gjerë në botën akademike ruse, pasi dokumentet e paraqitura prej tyre vërtetonin diçka të tillë. Në këtë mënyrë, Kremlini ka dhënë një fond të konsiderueshëm për kërkime të mëtejshme në këtë fushë dhe ka lejuar arkeologët të shkojnë në bregun e liqenit për gërmime.